Haris Vongli: Rrugët u rënduan tej mase
Rrugët u rënduan tej mase,
Ti se di se sa.
Shpirti litarë shirash u rëndua sa një mal,
Një mal e një djalë – një botë e rrallë.
U rënduan rrugët – as nga shiu prej yjesh
dhe as pemët prej shekujsh në mall.
Përtej peshës së mungesës,
Gjymtyrëve përlotur përtej.
U mbushën rrugët – faji mbi shpinë peshë.
Se jam këtu pa shtëpinë.
Se të lashë vetëm,
Se pas të lashë
E qielli u shkërmoq sakaq.
Sa të mendoj unë, a më mendon?
Sa të kujtoj unë, më kujton?
Sa të kam lënduar unë ty, ti kurrë s’më lëndon.
Se të lashë ty – çati e shtëpi.
Ama sa të kërkoj unë, ti dot s‘më kërkon.
Se veç dashurisë e mallit unë mbaj edhe fajin,
Se të lashë vetëm,
Se të lashë pas
E qielli u shkërmoq sakaq.
Please follow and like us: