Adriatike Xh. Deda: Ti flet, unë zbukurohem…
Ti flet, unë zbukurohem…
Ndodh që gruaja s’ka shumë modernitet,
Teksa bindet prej dashurisë së pakuptuar shpejt,
Që vjen nga një botë virtuale-interneti,
Bota e lagur me vesë vonese si krillë mëngjesi.
Telat, telat e një kitare a të një are të mbjellë me pambuk,
Gjembat gërricin gishtat, që mbështjellin gishtat e tij,
Për të mos prekur oazet e rralla.
Ka përskuqje ajo grua!
Një përrua gjaku, uji e shkume po të bardhë
Që vjen nga puthja, gropë thithëse e një stine të thatë
Sërish nga dashuria që po vrullmon nga vërshimi i gjakut të tyre,
Tashmë prej syve të çara nga dashuria…
Nga prekja speciale dhe kurorat e dridhjes së zemrave.
Unë nuk e njoh këtë muzikë,
që bie në anën tjetër me anën tonë.
Dua të iki, por ti nuk më lëshon.
Nuk duhet sonte, pa provuar unë gruaja,
Se ç’ndodh, kur flet ti…
Atëherë bëje dhe njëherë
Të siguroj që e dua;
Në atë vend si anije të bardhë;
E tillë bëhej streha jote lëvizëse,
Ndërsa unë fillova të ndjej aromën tënde,
Pa naninë ere.
Ti ende flet,
Prej distance dhe shkon si re,
E vjen si be mali!
E unë zbukurohem mbrëmjeve,
Edhe tek vetëm kujtoj;
Ndodhinë e artë të asaj nate.
Please follow and like us: