Odise Kote: Biçikletën nget si një i verbër…
Vrapo më mirë midis granatave, se sa gërmadhave,
Që bota mos shkojë drejt ferrit, fëmijë lufte në KIEV.
Fatin e parashkruar mos e lidh me këtë dry prej gjaku e mishi,
Në shtëpinë mbushur me mina, ku hidhemi në erë.
Nuk fle dot, nuk fishkëllen dot, ka ulërimë avioni e predhash,
Ti kërkon dritën, aromën e qumështit, aromën e pyllit.
Dhembshuria zbret mbi tokë kur zoti ndjen mall për njeriun,
Fatin e parashkruar mos e lidh me këtë dry prej gjaku e mishi.
Ik, ik o ëngjëll i pafaj? I pajetë, në urën këputur përmbi lumë,
Që biçikletën e atit të humbur, si një i verbër e nget.
Fotografo pellgjet, cifëlat e copëzat e trupave nëpër gropat,
Ndërsa në treg ka vetëm qirinj varrezash për festë…
Ik o ëngjëll i pafaj, që biçikletën e atit nget si një i verbër…