Albspirit

Media/News/Publishing

Xherdan Shaqiri pritet në SHBA me flamurin kuq e zi

Xherdan Shaqiri, që e nisi “andrenalinën” në Amerikanë, me një barazim të “thatë” me rezultat 0:0 me Inter Miami, po me të njëjtin rezultat pa gola 0:0 – ka rezoltuar edhe në takimin e dytë në fushën e “ushtrisë” në Soldier Field të Chicagos, me skuadrën tjetër nga Florida – Orlando City SC.

“Xherdan Shaqiri, i “Zjarrit”, dukej i qetë në barazimin e harruar 0-0 me Orlando Cityn, në takimin e ndjekur prej 25,477 spektatorësh që me “zorë” u tha se po e prisnin në hapjen e sisionit pranveror me ndeshjen në shtëpinë e tyre të shtunën”.

“Chicago Fire mori një barazim të paharrueshëm 0-0 me Orlando City”, do të shkruanin sot gaztetat sportive të Çikagos

30-vjeçari shqiptar që po luan në Ligën e Madhe të Futbollit – MLS, në SHBA, ka qenë më i miri në fushë dhe është shpallur edhe lojtari i dy ndeshjeve të para, kështu të paktën thanë komentatorët amerikan.

Megjithatë, ato pasime dhe raste të krijuar nga Shaqiri, nuk çuan në asgjë,shkruajtën gazetarët amerikan, dhe barazimi pa gola ndoshta nuk ishte ajo që dikush donte të shihte. “Në dy ndeshje me pak mundësi të qarta, më së shumti për të shënuar nuk po arrin ende aty ku edhe synon Xherdan Shaqiri”.

 “Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Liverpool e Inter, për gazetarët dhe komentatorët amerikan dhuroi spektakël në fushë, pasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja e mesfusha e kundërshtarve “.

Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri , thotë se po synon të ndihmojë në “kthimin e lavdisë” në Chicago Fire pas lidhjes së kontratës së re me klubin e Major League Soccer.

30-vjeçari zviceran mbërriti në Çikago në fillim të muajit mars pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare.

 Chicago Fire ka thënë se ai është transferimi më i shtrenjtë në historinë e skuadrës, por nuk e ka specifikuar shumën.

Shaqiri bëri vetëm nëntë starte në ligëna agleze të Futbollit, dhe 11 paraqitje për Lyon këtë sezon, duke shënuar dy gola, kundër Troyes më 22 shtator dhe Marseille më 1 shkurt. Ai gjithashtu u paraqit në pesë ndeshje të Europa League.

Shaqiri luajti për Basel (2009-12), Bayern Munich (2012-15), Inter Milan (2014-15), Stoke (2015-18) dhe Liverpool (2018-21) përpara se të nënshkruante me Lyon gushtin e kaluar me një kontratë që kishte është planifikuar të funksionojë deri në vitin 2024.

Ai ka shënuar 26 gola në 100 paraqitje ndërkombëtare.

Duke shënuar tre gola kundër Hondurasit në Kupën e Botës 2014 dhe një kundër Serbisë në turneun 2018. Shaqiri ishte gjithashtu në listën e Zvicrës për Kupën e Botës për dymbëdhjet vjet přej 2010, dhe pjesëmarrës në dy Kampionatet e fundit Evropiane për helvetët.

Prania e 25,477 spektatorve simbas shtypit amerikan, është e dyta më e madhe për një ndeshje të Chicago Fire në shtëpi në historinë e ekipit . Dhe këtë interesim të madh ata ja kan dedikuar pritjes për Shaqirin në stadiumin Soldier Field të Chicagos.

 Edhe në pjesën tjetër të stadiumit në tribunën qendrore, tifozët shqiptar ishin të pranishëm me flamurin kuq e zi dhe mjaft entuziastë, duke vazhduar me një traditë të valëvitjes së flamurit tonë kombëtar gjatë gjithë ndeshjes.

Kështu që Ylli nga Kosova që iu ka bashkuar Chicago Fire në kampionatin e Futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Major League Soccer, menjëherë ka gjetur edhe përkrahjen e shqiptarve të Amerikës.

Teksa Gjilanasi është pritur shumë mirë nga tifozët shqiptar, edhe në shkallët e statdiumit të “ushtrisë” në Soldier Field të Chicagos, takimin me skuadrën nga Florida – Orlando City SC.

“Tifozët shqiptar mbanin bluzën me numërin 10 të Xherdan Shaqirit, dhe e pritën me shumë entusiasëm lojën e tij, duke valvitur flamurin tonë kombëtar flamurin kuq e zi – dhe inkurajuar vazhdimisht me brohëritje atë,”

Shkruajti në statusin e tij, madje duke postuar edhe një set me fotografi Naim Ibraimi, i cili së bashku me disa shqiptarë të tjer nga Çikago ishin tifozët shqiptarë, në në Soldier Field të Chicagos, të shtunën

Please follow and like us: