Albspirit

Media/News/Publishing

Paul R. PILLAR: Plani i nëndheshëm i Putinit në Ukrainë

Një nga pikëpyetjet më të mëdha në lidhje me luftën në Ukrainë, ka të bëjë me rrugën që do të zgjedhë presidentit rus Vladimir Putin për të dalë nga kjo situatë. Ai ka investuar në këtë pushtim gjithçka që nga pozita dhe reputacioni i tij, dhe nuk duket shumë realiste shpresa e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, se ai të bëjë një kthesë dramtike, duke u tërhequr me bishtin ndër shalë, edhe nëse rezistenca ukrainase do të vazhdojë të jetë aq kokëfortë dhe efektive siç ka qenë deri tani.

Që të jetë i pranueshëm çdo rezultat, Putini duhet të jetë në gjendje të twrhiqet me ndihmën edhe të aparatit të tij propagandistik, duke e shfaqur veten si fitimtar. Dhe një rol kryesor në këë rast, do të luajnë kushtet e çdo zgjidhjeje të negociuar të këtij konflikti.

Kushtet e çdo zgjidhjeje të negociuar të luftës janë padyshim një pjesë kryesore e kësaj. Siç kanë sugjeruar shumë komentues, një formulë që përfshin neutralitetin ukrainas dhe pranimin se hyrja e Ukrainës në NATO nuk është një nga çështjet thelbësore, nëse do të arrihet një zgjidhje e tillë.

Por vetë rrjedha e luftës ka rëndësi gjithashtu, dhe jo vetëm në kuptimin që nëse lufta kthehet shumë ashpër në favor të Rusisë, Putini ka të ngjarë të mendojë më shumë për atë që do të kishte fuqinë për të imponuar në mënyrë të njëanshme dhe më pak për çfarë kompromisesh mund të duhet të pranojnë. Përndryshe, nëse lufta shkon shumë keq për Rusinë, Putini mund të ketë më pak interes për të negociuar. Putini duhet të jetë në gjendje ta portretizojë veten – përsëri, me një nxitje propagande – si fitues diplomatik dhe ushtarak.

Këto ditë i është kushtuar shumë vëmendje sjelljes të Putinit si vendimmarrës, pra izolimit të tij të dukshëm, mbështetja tek një rreth shumë i vogël këshilltarësh, dhe fiksimi pas humbjes së perandorisë sovjetike. Por mund të nxirren disa sugjerime, se si mund të ndikojë tek diplomacia kursi i ardhshëm ushtarak i luftës.

Në përgjithësi, kushti i nevojshëm që të dyja palët ndërluftuese të jenë të interesuara të negociojnë mbi një marrëveshje paqeje në të njëjtën kohë, përshkruhet zakonisht si një ngërç që i dëmton të dyja palët. Ky koncept kërkon më shumë shpjegime në kontekstin aktual.

Pasi një ngërç, do të ishte edhe një zgjatje në kohë e luftës, aty ku janë aktualisht linjat e frontit, ose ndoshta do të konsiderohej përgjithësisht si një humbje për forcat ruse. Shpeshherë ajo që nevojitet për një interes të ndërsjellë për negociata, nuk është thjesht një ngërç, por edhe një testim dhe shterim i mundësive ushtarake, që të dyja palët shpresonin

se do t’i nxirrte nga ngërçi. Nëse situata kthehet dukshëm në favor të njërës palë, ajo ka të ngjarë që t’i konsiderojë si të panevojshme negociatat për të arritur objektivat e saj.

Anasjelltas, pala humbëse me një pozitë ushtarake të pafavorshëm, mund të jetë gjithashtu e pa interesuar për negociata, pasi do të bisedonte nga pozita më të dobëta. Pala humbëse, do të dëshironte të bënte më shumë përpjekje ushtarake, për të forcuar pozicionin e saj negociues.

Zhvillimet në vitin e parë të Luftës Koreane, janë një shembull tipik. Në atë kohë lufta ose po shkonte shumë mirë ose shumë keq për të dyja palët, dhe kjo e bënte të pamundur negocimin e një armëpushimi. Në fazën fillestare, gjërat po shkonin mirë për forcat e Koresë së Veriut që kishin sulmuar Jugun, pra mirë për komunistët, dhe keq për forcat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pasi zbarkimi i gjeneralit amerikan Douglas MacArthur në Inchon ndryshoi situatën, pati një periudhë të shkurtër kur komunistët ishin më pak të interesuar për bisedimet e paqes. Në atë moment lufta po shkonte shumë mirë për palën e OKB-së, dhe çlirimi i Koresë së Veriut dukej një objektiv i arritshëm.

Ndërhyrja e Kinës në atë luftë e ndryshoi sërish situatën, këtë herë në kahun e kundërt. Vetëm kur forcat e OKB-së e ndalën avancimin e kinezëve, dhe e shtynë vijën e frontit aty ku kishte qenë në fillim të luftës, të dyja palët arritën në përfundimin se i kishin shterur mundësitë për një fitore ushtarake, ndaj u ulën të negocionin.

Dinamika që shfaqi Lufta e Koresë, përfshinte edhe fuqinë e perceptuar të negociatave që do të ketë secila palë kur të negociojë. Një faktor tjetër që është shpesh në lojë, ka të bëjë me krenarinë dhe reputacionin e një force ushtarake dhe të kombit që e zotëron atë.

Presidenti egjiptian Anëar Sadat e nisi Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, kryesisht për të rivendosur prestigjin e Egjiptit dhe të ushtrisë së tij, pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër Izraelit në vitin 1967.

Kur një armëpushim i dha fund luftimeve, Izraeli ishte duke fituar, por forcat egjiptiane kishin bërë një paraqitje shumë më të respektueshme në atë luftë, duke e riparuar disi imazhin, dhe i dhanë mundësi Sadatin ta mbante kokën lart kur udhëtoi pak javë më vonë drejt Izraelit, për të filluar negocimin e një traktati paqeje.

Faktorë të ngjashëm janë të përshtatshëm për Putinin dhe ushtrinë ruse. Për të pranuar çdo fund të negociuar të kësaj lufte, presidentit rus i duhet ndoshta që forcat e tij të tërhiqen nga Ukraina me një reputacion të paprekur.

Kjo nuk do të ndikojë vetëm tek negociatat për statusin e Ukrainës, por edhe për konflikte dhe çështje të tjera, në të cilat mund të përfshihet Rusia në të ardhmen. Edhe nëse Putini i ka rishikuar tashmë llogaritë e tij, pasi ekspedita e tij ushtarake në Ukrainë po has në shumë më tepër vështirësi nga sa mund ta kishte parashikuar, dhe edhe nëse ai po mendon seriozisht për një kompromis me ukrainasit, ai ndoshta e sheh të nevojshme t’i shkaktojë ukrainasve sa më shumë dëme dhe të marrë sa më shumë territor, dhe më pas të ulet të bisedojë.

Lajmi i keq është se kjo do të nënkuptonte më shumë luftë, më shumë shkatërrim dhe më shumë vuajtje për ukrainasit (por edhe për ushtarët rusë). Natyrisht, për të gjithë të interesuarit, do të ishte më mirë nëse nuk do të ishte kështu.

Lajmi i mirë është se veprime të tilla sulmuese shtesë nga ana e rusëve, nuk do të nënkuptonin domosdoshmërisht objektiva gjithnjë e më të zgjeruara ruse. Por qeveritë perëndimore dhe ukrainasit do të duhet ta pranojnë këtë mundësi, dhe të mos supozojnë gabimisht më të keqen tek qëllimet e Putinit./ “National Interest”-shqip

*Paul Pillar, ish-oficer i CIA për 28 vite, i ngarkuar me misione në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Ka qenë edhe anëtar i Këshillin Kombëtar të Inteligjencës

Please follow and like us: