Albspirit

Media/News/Publishing

Më shumë se 2 100 banorë të Mariupolit janë vrarë nga agresioni rus

Në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit – i cili ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore për gati dy javë, këshilli i qytetit thotë se 2187 banorë deri tani janë konfirmuar se janë vrarë.

Zyrtarët lokalë thanë se kishte pasur të paktën 22 sulme ruse në qytet gjatë ditës së kaluar.

“Njerëzit janë në një situatë të vështirë prej 12 ditësh. Nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje në qytet. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë.

Forcat ruse kanë kapur periferinë lindore të qytetit, rapoton BBC,

Fotot e fundit satelitore tregojnë dëme të mëdha në infrastrukturën rezidenciale dhe civile.

Please follow and like us: