7 vjet më parë kur Putini dekoronte veteranët shqiptarë, megjithëse Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë
Ambasada ruse në Tiranë organizoi ditën e hënë, më 4 Maj 2015 një ceremoni dekorimi për 24 veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare. Ceremonia me rastin e “70-vjetorit të Fitores” ndaj nazistëve u zhvillua në mjediset e Ambasadës Ruse në Tiranë. Natyrisht të vlerësohesh për kontribut në luftën kundër nazi-fashizmit është dicka pozitive, por ta marrësh nga një shtet që gjysmën e kombit tënd, Kosovën e konsideronte atëhere dhe tani pjesë të Serbisë, është dicka e pakonceptueshme. Shqiptarët pavarësisht besimeve, përkatësisë politike, pavarësisht nëse janë marksistë, internacionalistë, anarkistë, nacionalistë, etj janë së pari shqiptarë dhe së paku duhet të dilte dikush për të mos e pranuar këtë dekoratë. Kjo nuk ndodhi në 4 Maj 2015, por nuk po ndodh edhe tashmë që agresioni rus kërcënon një vend properëndimor si Ukraina.
Lista e veteranëve që u dekoruan nga Putini:
Rustem PEÇI
Odhise PORODINI
Sul DOMI
Gjike KURTIQI
Ziqiri MERO
Faik ALIAJ
Servet AGALLIU
Orhan FRASHËRI
Gjemal KACANI
Spiro JANI
Lutfie MERO
Gjon BANUSHI
Manushaqa MIKO
Lefkoshe PAPAJANI
Alfred MOISIU
Rita MARKO
Ballëm META
Kadri DINGU
Asllan GROPASI
Pali CARAPULI
Pëllumb EKMEKÇIU
Nevrus OSMANI
Daljan BUGJELI
Nuredin DUSHANI
Mjekja suedeze e kthen prapa çmimin Nobel, për shkak të Handkes, adhuruesit të Millosheviçit