Albspirit

Media/News/Publishing

Pronat e oligarkëve pranë Putinit do përdoren për të strehuar refugjatët ukrainas

Downing Street po shqyrton nëse pronat e oligarkëve të sanksionuar mund të përdoren për të strehuar refugjatët ukrainas, megjithëse mendohet se do të kërkohet legjislacion i ri. Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit tha: “Sigurisht që kjo është diçka që ne po shohim. Unë mendoj se në radhë të parë dy rrugët (viza) që ne kemi janë mënyra se si ne presim që njerëzit të strehohen në MB, qoftë përmes familjes ose përmes kësaj rruge sponsorizimi”. Në përgjigje të pushtuesve që morën rezidencën e Oleg Deripaska-s në Londër, zëdhënësi tha: “Qëndrimi në ndërtesa banimi është i paligjshëm. Por ne po punojmë për të identifikuar përdorimin e duhur për pronat e sekuestruara ndërkohë që pronarët janë subjekt i sanksioneve”.

Please follow and like us: