Albspirit

Media/News/Publishing

Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së

Asambleja e Përgjithshme ka zgjedhur sot Armand Dukën për një mandate të gjashtë si president i FSHF-së. Një proces që ka krijuar shumë polemika, aq sa kandidati Dritan Shakohoxha nuk ka marrë pjesë farë në këtë Asamble, ashtu si herën e parë. Në këtë “akt të dytë”, Duka mori 37 vota, ndërsa Sulejman Starova 4 vota, 2 rezultuan të pavlefshme.

Pas përfundimit të votimit, Duka u shpreh: “Jam i emocionuar për këtë votbesim. Mund të ketë vërejtje, por do përpiqem t’i korigjoj gjatë këtij mandati. Do të mundohem të lë pas atë se cfarë kemi kaluar gjatë këtyre muajve dhe të përqëndrohemi te futbolli. Ju falenderoj, do jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.

Mbyllen zgjedhjet për anëtar të Komitetit Ekzekutiv

Komisioni ka zyrtarizuar 10 fituesit për anëtar të Komitetit Ekzekutiv, ndërsa konkuronin 12 kandidatë.

Ja fituesit:

Arben Dervishaj 39 vota
Lutfi Nuriu 39 vota
Abdyl Kuriu 38 vota
Ervin Canollari 37 vota
Pano Xhixho 36 vota
Fatbardh Jera 35 vota
Anila Basha 35 vota
Ylli Ҫekiҫi 34 vota
Gjergji Petro 34 vota
Envi Hicka 30 vota

Please follow and like us: