Gjeneralët këputen si presh në agresionin kundër Ukrainës
Një tjetër gjeneral i lartë rus raportohet të ketë vdekur në Ukrainë, duke i dhënë kështu një tjetër goditje të rëndë Presidentit Putin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm ukrainas, i cili tha se, një gjeneral i katërt rus, është eliminuar gjatë luftimeve të fundit, megjithatë pala ruse nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga pala ruse për vrasjen. I fundit nga 4 oficerët e lartë të vrarë është identifikuar nga qeveria ukrainase si gjeneral Oleg Mityaev. Kujtojmë këtu se, pak ditë më parë ukrainasit vranë edhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, kreu i Ushtrisë së 29-të të Mekanizuar. Në vitin 2021, Kolesnikov u bë komandanti i Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor. Më parë ai ka shërbyer si shef i shtabit të ushtrisë.