Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Jo një reformë të kurtheve dhe intrigave për pushtet

Lulzim Basha i ktheu përgjigje të fundit “ofertë –sfidë” që Edi Rama bëri për reformën në drejtësi. Kryeministri iu drejtua opozitës që ta bënte si të donte ajo reformën, majft që të binte dakord me SHBA e BE, duke hequr kështu përgjegjësinë nga vetja. Por për Lulzim Bashën, në cilëndo formë që të shfaqet Rama, ai mbetet i pabesueshëm për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ka patur për këtë çështje.

“Reforma ne drejtesi nuk ka nevoje per deklarata elektorale. Kjo reforme kerkon gjithperfshirje te gjithe shqiptareve, te cdo faktori politik dhe opozites, e jo perjashtime sic ka bere deri tani dhe sic po vazhdon te beje Rama. Eshte e veshtire ti besosh nje njeriu qe nje here thote Reforma e Drejtesise do te kaloje pa opoziten, pastaj kercenon se “do ta votoni me nje kembe”, pastaj tenton planin e blerjes se mandateve, pastaj plane te tjera B, C, D…e tani leshohet ne ekstremin tjeter: “shkruajeni vete si te doni ” duke perjashtuar Partine Socialiste nga pergjegjesia”, shkruan Basha në përgjigjen e tij të postuar në rrjetet sociale.

Basha thotë se Rama faktoi, me deklaratën e fundit, se nuk e pati asnjëherë seriozisht reformën, por e përdori dhe po e përdor për intriga politike, si plaçkë për të mbyllur pazaret dhe për kurthe për pushtet.

“Me kete deklarate ai vetem sa fakton se asnjehere nuk e mori seriozisht reformen ne drejtesi por e trajtoi prej dites se pare si instrument pushteti, per larje llogarish dhe intriga politike.

Nuk kam pranuar qe ne fillim, dhe nuk do te pranoj as sot, as neser qe drejtesia te trajtohet si placke per te mbyllur pazare apo per te bere kalkulime per hir te karrikes. PD dhe opozita eshte angazhuar me seriozitet qe diten e pare, duke kerkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qendruar fort ne parimet dhe rekomandimet e Venecias. Sepse qellimi yne i vetem eshte nje reforme qe ti sherbeje shqiptareve dhe Shqiperise sot dhe ne dekadat qe vijne, dhe jo orekseve te dites, skemave, intrigave dhe kurtheve per pushtet.

Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe permbajtje te Venecias, dhe Rama e ka mbi tryeze. Ta votojme, e shqiptareve dhe aleateve qe po kerkojne konsensusin tash sa kohe, tu japim lajmin e mire!”

Partia Demokratike paraqiti një propozim, bazuar në variantin e propozuar nga ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, në të cilin pranon një rol të pakufizuar monitorues të ndërkombëtarëve, por jo që ata të kenë edhe të drejtën e vendimmarrjes. PD thotë se ekspertët ndërkombëtarë mund të kontrollojnë çdo gjyqtar dhe të venë në dijeni me anë të një raporti zyrtar kuvendin, por nuk mund të jenë ata që të bëjnë përzgjedhjen, pasi në këtë mënyrë do të cënohej sovraniteti i vendit.

Please follow and like us: