Obama sërish deklarohet për ndasitë racore në SHBA
Presidenti amerikan, Barack Obama ka kërkuar nga policia dhe komunitetet afrikano amerikane të bëhen bashkë, duke thënë se nuk duhet të mendohet me idenë “ne kundër të tjerëve”, raporton BBC.
Obama këtë deklaratë e ka bërë gjatë një transmetimi në televizionin amerikan, “ABC News” në lidhje me ndasitë racore që ditëve të fundit kanë dominuar lajmet nga SHBA.
Javën e kaluar një veteran afrikano amerikan i ushtrisë amerikane ka vrarë pesë policë në Dallas si shenjë hakmarrjeje për vrasjet paraprake nga policët të dy afrikano amerikanëve.
Obama gjithashtu ka thënë se “të gjithë ne nuk duhet të mbyllemi në vetvete, pasi është më mirë që të bëhemi bashkë dhe të dëgjojmë njëri tjetrin”.
Please follow and like us: