Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe Rihanna ndodhet në Nice

Edhe Rihanna ndodhet në Nice

Natën e masakrës në Nice të Francës ndodhej edhe këngëtarja Rihanna, e cila ishte duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për koncertin e radhës si pjesë e turit “Anti World”.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit tragjik, këngëtarja ka qetësuar fansat e saj duke njoftuar përmes rrjeteve sociale se ndodhej mirë dhe e sigurtë në qytetin francez, ndërsa organizatorët e koncertit njoftuan anulimin e tij.

84 persona janë konfirmuar të vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur, 18 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën sipas Ministrisë së Brendshme franceze.

Sipas mediave franceze, dyshohet se autori i sulmit makabër është një shtetas me origjinë tuniziane.

 


Please follow and like us: