Albspirit

Media/News/Publishing

Aniston “turpëron” mediat

Actress Jennifer Aniston arrives at the 21st Annual Critics' Choice Awards in Santa Monica, California January 17, 2016. REUTERS/Danny Moloshok - RTX22T1W

Pas dhjetë vite spekulimesh mbi statusin e marrëdhënies së saj dhe historive të shumta lidhur me shtatëzëninë e saj, aktorja e mirënjohur Jennifer Aniston ka akuzuar mediat. Sipas saj gratë janë të të ekspozuara ndaj thashethemeve absurde dhe ngacmuese nga tabloidët. Historia më e fundit e rreme e shtatëzënisë së saj ishte në Qershor. Histori kjo që qarkulloi në shumë media. Lidhur me këtë Aniston është detyruar të bëjë një deklaratë duke e hedhur poshtë këtë lajm. Për Huffington Post, aktorja ka shkruar kundër mediave rozë lidhur me mënyrën se si mediat e trajtojnë femrën duke vendosur një standard shoqëror për mënyrën se si ato shihen.

“Unë dua të marr pjesë në një bisedë më të gjerë që ka nisur dhe duhet të vazhdojë. Sa për informacion, unë nuk jam shtatzënë. Jam e lodhur”, ka shkruar ajo.

 “Çdo ditë unë dhe burri im ndihemi të ngacmuar nga fotografë agresivë të vendosur jashtë shtëpisë tonë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm që të sigurojnë ndonjë fotografi”, ka shtuar Aniston.

“Objektiviteti dhe analiza në të cilën përfshihen gratë është absurde dhe neveritëse. Mënyra se si më portretizojnë mediat është një reflektim i mënyrës se si i shohim femrat në përgjithësi, duke u krahasuar me një standard bukurie”.

Në fund 47 vjeçarja , e lodhur nga të qenit pjesë e këtyre thashethemeve,  ka shtuar se vetëm se trupi i saj po ndryshon, nuk do të thotë se duhet të cilësohet si e “plotë” ose “shtatzënë”. Ajo ka shprehur se njerëzit duhet të vetëdijesohen se standardet e bukurisë ekstreme po i shkaktojnë këto lajme të cilat dëmtojnë intelektin.

Please follow and like us: