Messit i dalin “rrënjët” afër Shqipërisë. Do të marrë titullin “Qytetar Nderi”
Rrënjët dhe origjina e Lionel Messit janë shumë pranë me Shqipërinë. Më saktë 731 km larg nga Tirana, në qytezën e vogël italiane të San Severino Marche. Një qytezë prej 12 mijë banorësh që ndodhet shumë pranë Anconas dhe ku kanë jetuar paraardhësit e yllit botëror të futbollit. Edhe vet italianët janë çuditur nga ky zbulim duke bërë bujë nëpër media e rrjete sociale teksa siç raportohet, ajo që e lidh 7 herë fituesin e Topit të Artë me këtë qytezë është gjyshja e tij nga nëna, zonja Coccettini, e cila u rrit në San Severino Marche dhe më pas emigroi fillimisht në Brazil dhe më pas në Argjentinë. Zbulimi i kësaj lidhjeje brezash mes Messit dhe Italisë, dhe në veçanti me qytetin Marche, u bë nga gazetari dhe sociologu Fiorenzo Santini dhe nga Gabriele Cipolletta, trajner dhe tifoz futbolli që kontribuoi dhe ndihmoi Santinin në studimet e tij gjatë hulumtimeve të thella mbi emigrimin e banorëve të Marche në Argjentinë gjatë shumë viteve. Ndërkohë që pas këtij zbulimi, për Messin është përgatitur edhe vlerësimi “Qytetar Nderi” dhe ishte Këshilltari për Sportin e San Severino Marche, Paolo Paoloni i cili shprehu dëshirën në mediet italiane “Ne do t’i japim titullin “qytetar nderi” Lionel Messit sepse origjina e tij rrjedh nga territori ynë”. Lajmi është përhapur furishëm dhe tani pritet të shikojmë .dhe reagimin e yllit argjentinas./Ora News/.