Albspirit

Media/News/Publishing

Baki Bala: 77 vjet, Shkolla Ushtarake “Skënderbej”

 

Gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura (1970-2011), kam kryer ciklin e arsimimit në: Shkollën Ushtarake ‘Skënderbej’, në Shkollën e Bashkuar, në Akademinë e Mbrojtjes, Kolegjin e Mbrojtjes dhe kurse afatmesëm në Akademinë e Luftës në Stamboll, në Shkollën e NATO-s për Sistemet e Komunikimit, në Ital dhe në Kursin Ndërkombëtar të Menaxhimit në SHBA.
Të gjitha këto kanë patur rëndësinë e vet në arsimimin tim dhe në ecurinë në karrjerë.
Megjithatë ajo që bën diferencën është Shkolla Ushtarake ‘Skënderbej’, e cila kishte jo vetëm një nivel të lartë mësimor, por ka kalitur fizikun tonë dhe ka kultivuar cilësi të larta në karakterin si vendosmëria, aftësia për të ndryshuar situatën, atdhetarizmin, etj.
Jam krenar që kam përfunduar Shkollën Politeknlke Ushtarake Skënderbej, degën e Radios, të drejtuar nga Komandant Avni Hakani, Komisar Petro Bicolli dhe Shef i Shtabit Pëllumb Caca.
Midis të tjerash mbaj mend konceptin e lidhjes në seri të spjeguar nëpërmjet lidhjes së mbiemrit të njerit me emrin e tjetrit, si më poshtë: Hajrulla Uruçi – Uruç Beqiri – Beqir Sinani – Sinan Patoku. Të katërt këta persona ishin pedagogë në Politeknikumin 7 Nëntori, ku ne bënim praktikën dhe trupa mësimire e tij ishte edhe trupa jonë mësimore.
Respekt për pedagogët Hajrulla Uruçi, Yron Minarolli, Garentina Bezhani, Agim Sako, Tole Kekezi, Anton Gjymshana, Vangjel Nasi, Fortunata Mullai, etj.

Please follow and like us: