Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: LEGJENDA E LIQENIT TË OHRIT

 

 

 

 

 

E morëm një varkë me qira dhe rrëshqitëm në valët e Liqenit sykaltër të Ohrit.

E shikoja Dean të lumtur dhe nga brendësia të buzëqeshur. Herë i ndiqte peizazhet me shkëlqim të  bruztë në të bardha , të ndërlidhura mes vetes qiellit të  pafund e herë tjetër i përplaste duart ujit që e trazonte varka në lëvizje. Gjithnjë duke u larguar nga brigjet mitike, të skalitura me shtëpi me ngjyra të ylberta të Strugës. Shtëpitë tashmë ngjanin në zogj të bukur, krahë hapur në fluturim të lirë nga i shpinte ëndrra. Varka çante ujin me furi dhe ikte nga mesi i liqenit, të arrinte te gjarpërimi i Drinit të Zi .

-Ky liqen është shumë i vjetër, – e theu heshtjen e gjatë Dea.

-Po, i vjetër është…

-Vjetërsia e  Liqenit nuk përshkruhet, nuk mbahet mend me saktësi prej sa  miliona vjet ekziston. I krijuar nga shembjet e tokës, ky liqen është i shtrirë në dy shtete. Këtë më së miri e vërtetojnë edhe aktivitetet dhe lëvizjet tektonike, si dhe mali prej njëqind metrash lartësi, nën nivelin e  liqenit.

I mbushur plotë me bukuri dhe legjenda, Liqeni i Ohrit mbetet ndër atraksionet më të mira në vend…

Një legjendë mbi këtë Liqen thotë : ndërsa natyra  krijoi Liqenin e Ohrit dhe mrekullitë që ka, një zë tha: Kam krijuar Liqenin më të bukur në planet, veç, njerëzit këtu janë shumë mëkatar. Si pasojë e mëkatit, – tha zëri i gjithëfuqishëm, -do ta krijojë edhe një përbindësh. Dhe natyra, ashtu bëri. Askush nga njerëzit nuk e dinte se çfarë përbindëshi do të krijonte zëri që u dëgjua me jehonë të thekshme. Për këtë arsye  të gjithë kishin frikë që të jetonin pranë valëve të Liqenit.

Një ditë prej ditësh një djalë i kësaj ane i emëruar Strugë, vendosi që të shkonte tek liqeni. U zhyt në ujë që të ballafaqohej me përbindëshin. Aty filloi një luftë vërtetë e ashpër – deri në vdekje. Kështu përbindëshi, e fitoi betejën, dhe e përpiu të riun. Kjo situatë bëri dhe banorët e kësaj zone, vendosën që ta sfidojnë përbindëshin. Banorët e gjetën guximin që në brigjet e këtij Liqeni të ndërtojnë një fshat – ku në nder të vdekjes së të riut, ia vendosën emrin Strugë.

Po ashtu, një legjendë tjetër për Liqenin e Ohrit tregohet për varrosjen e një qyteti afër liqenit, ku banonin fisi ilir Enkelejdët. Legjenda tregon që një tërmet i fuqishëm që ishte shkaktuar në atë kohë, rrënoi tërë qytetin, dhe e zhyti nën ujë.  Rrënojat e tij gjinden nën Liqenin e Ohrit. Andaj, përveç vlerave historike, kulturore dhe fetare, ky Liqen në vete përmban edhe një histori mitologjike dhe legjendare në vete. Me bukuritë natyrore që ka, dhe pozitën shumë të volitshme gjeo-politike, është kthyer në një vend të një rëndësie të veçantë të turizmit dhe kulturës .

Tashmë u afruan te rrymat e ujit që e cilësojnë rrjedhjen e Drinit të Zi mes përmes liqenit.

A nuk më flet pak, – tha Dea, – si rrjedh lumi përmes liqenit?

-Ky është fenomen, e dashura Dea… Lexo më shumë që ta kuptosh këtë gjë!?

 

 

Please follow and like us: