Albspirit

Media/News/Publishing

Kalifi, Putini dhe Europa, sfida e fundit e gjeneralëve

Nga Gianluca Di Feo – “Tani, ose kurrë më”. Eshtë ky vlerësimi që shtyu ushtarakët të ndërhyjnë kundër Erdoganit. Për 13 vite kanë parë transformimin gradual të Shtetit laik të krijuar nga Ataturku, në një komb gjithnjë e më islamik.

Gjeneralët, mbrojtës të kushtetutës që i dha fund Perandorisë otomane, duke e zhvendosur kryeqytetin në Ankara, duke ndaluar predikimet në gjuhën arabe dhe duke kufizuar në maksimum xhamitë, që nga viti 2003 kanë mbetur të palëvizur, duke parë rrugëtimin e Turqisë, nga ëndrra e anëtarësimit në Europë, drejt një modeli gjithnjë e më shumë të drejtuar nga Meka.

Këta gjeneralë dukej se kishin pranuar rregullat e demokracisë, duke hequr dorë nga tradita e grushteve të shtetit, e cila që nga vitet gjashtëdhjetë kishte karakterizuar jetën e vendit. Ndërsa dje, tanket janë rikthyer në sheshe, duke e futur republikën anadollake në një natë lufte civile. Erdogani, sulltani i ri, deri dje ia kish dalë të kontrollonte ushtarakët, duke përdorur sa shkopin, sa karrotën.

Për të, puçi ishte obsesioni kryesor: prishja me Egjiptin e A1 Sisit kishte lindur pikërisht për shkak të kundërshtimit të tij ndaj çfarëdolloj ndërhyrjeje të ushtrisë në jetën publike. Që në fillimet e ngjitjes së tij, kishte ndëshkuar oficerët e dyshuar se i kundërviheshin, duke i akuzuar për komplote të vërtetë, të supozuar aspo të sajuar. Dhe në të njëjtën kohë, ishte bërë promotor i një ndryshimi breznor në krye të Mbrojtjes, duke favorizuar rritjen e një grupi të diplomuarish që janë më larg prej metofave të të kaluarës dhe më pranë hierarkisë së qeverisë. Komanda e lartë u shndërrua kështu gjithnjë e më shumë në shprehje të ekzekutivit, duke prishur kështu zakonin e autonomisë së kastës me uniformë.

Jo vetëm kaq. Falë rritjes ekonomike, i gjithë arsenali u modernizua duke zhvilluar një industri luftarake, me një kryqëzim interesash mes drejtuesve dhe gjeneralëve. Biznesi dhe tanket ecën krahpër krah, nën shenjën e Erdoganit.

Këtë ekuilibër tejet të brishtë e hodhi në erë konflikti në Siri. Që nga pranvera e vitit 2013, kur lufta civile u përhap në vendin fqinjë, gjeneralët dhe mbi të gjitha kolonelët fllluan të shfaqin pakënaqësi ndaj nismave të presidentit. Një linjë kriitke që u fokusua tek marrëdhëniet e nëndheshme mes aparateve shtetërore dhe Kalifatit: marrëdhënie që shkonin nga politika e jashtme filosunite, deri tek interesi personal, me akuza për interesa të grupeve afër Erdoganit në kontrabandën e naftës.

Forcat e armatosura kanë qenë gjithmonë të lidhura me NATO-n: oficerët stërviten me homologët perëndimorë, janë pjesë e komandave të integruara dhe marrin pjesë në misionet në Ballkan dhe Afganistan. Por më shumë se sa vokacioni Atlantik, ka qenë fryma nacionaliste që ka frymëzuar shumë gjeneralë dhe i ka shtyrë të kërkojnë një linjë të ashpër kundër Kalifatit: druheshin se ekstremizmi xhihadist do të përhapej nga Raka, në qytetet e tyre. Jo rastësisht, dje pasdite janë shpërndarë të dhënat mbi militantët e ISIS që janë ndaluar në territorin e Ankarasë që nga fillimi i vitit: plot 1654, nga të cilët 791 janë foreign fighters. Të tjerët ishin të lindur në Turqi, pra, shenjë kjo e një rreziku të brendshëm gati të shpërthente terrorin.

Kur presioni i perëndimorëve detyroi qeverinë që të mbyllte kufijtë, duke blllokuar furnizimet e Kalifatit, reagimi i ashpër i Shtetit Islamik me sulmin në aeroportin e Stambollit u interpretua nga kuadrot ushtarakë si demonstrimi i gabimeve të Erdoganit. Ishte 28 qershori: pati 45 viktima, 230 të palgosur dhe goditja vendimtare ndaj sezonit turistik. Javët e fundit të qershorit ishin vendimtare për zanafillën e grushtit të shtetit.

Komandantëve nuk u pëlqeu ndryshimi i sjelljes me Putinin, me kërkesën e faljes për rrëzimin e avionit rus. Kishin qenë pilotë turq që e kishin shkatërruar, duke iu bindur qeverisë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për krenari. Ai dorëzimm para Mosës u lexua si flllimi i një rrugëtimi strategjik, i destinuar që ta shpjerë Turqinë drejt Rusisë dhe drejt një tregu të ndryshëm nga ai i Bashkimit Europian.

Në fund nisën të shfaqen informacione mbi reformë kushtetuese, të cilët do i jepnin gjithnjë e më shumë pushtet figurës së presidentit: plane të interpretuar si lindja e një Sulltanati të vërtetë, i cili do të varroste një herë e përgjithmonë institucionet republikane të Ataturkut. Dhe që bindën gjeneralët të dilnin nga kazermat dhe të sfidonin vendin. Tani duhet të kuptohet se cilët oficerë dhe sa njerëz do i ndjekin.

Lëvizjet e para të grushtit të shtetit u kryen nga xhandarmëria, korpusi i policisë ushtarake me 170 mijë profesionistë, të gjithë vullnetarë. Ushtarët janë në dy të tretët rekrutë: nuk bëhet më fjalë për bij fshatarësh që formonin radhët në vitet shtatëdhjetë. Janë të rinjtë e sotëm, të rritur në një Turqi të ndryshme dhe është e vështirë t’i binden urdhërit për të shtënë kundër manifestuesve. La Repubblica.

Please follow and like us: