Albspirit

Media/News/Publishing

Liderët botërorë që u ka dalë emri për fshehje parash

polikanet-e-panamaseNjë zbulim i aktivitetit financiar të liderëve botërorë të politikës dhe figurave publike ka zbuluar një skandal që ka të bëjë me fshehjen e të ardhurave të tyre në Panama.

Në grupin e liderëve përfshihen Presidentin rus, Vladimir Putin, futbollisti Lionel Messi e të tjerë personazhe të njohur. 11.5 milionë dokumente nga një zyrë juridike nga Panamaja “Mossack Fonseca” tregojnë se si kjo kompani ndihmon klientët e vet që t’i shmangen taksave dhe të pastrojnë para. Më poshtë është lista me disa prej liderëve botërorë që fshehin paratë e tyre në Panama për t’i shpëtuar taksave:

Maurisio Makri – Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili – Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson – Kryeministri i Islandës

Allaui – Zv.president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb – Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani – Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani – Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud

Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani – President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan – President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi

(2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko – Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko – President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev – President i Azerbajxhanit (2003-deri tani) – Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra

Li Xiaolin – Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg – Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së

Vladimir Putin

Sergey Roldugin – Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf – Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ian Cameron – Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron

Alaa Mubarak – Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobara/

Mounir Majidi – Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000

Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif, Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor – Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001-2009

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib – I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz – Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor Kirchner

Juan Armando Hinojosa – Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón – Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma – Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré – E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë

Edhe pse Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk përmendet në asnjë dokument, ICIJ raporton se disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si Sergei Roldugin, në mënyrë sekrete shpërndan një vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh në banka dhe kompani fantazmë.

Dokumentet po ashtu tregojnë se të paktën tetë zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të Kinës, përfshirë edhe kunatin e Presidentit Xi Jinping, të kenë përdorur këtë skemë.

Please follow and like us: