Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në drejtësi/ Eurodeputetët: Rama e Basha të gjejnë zgjidhje

Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, dy eurodeputetë kanë bërë sot një deklaratë ku i kërkojnë politikës shqiptare të gjejnë zgjidhje të besueshme dhe konsensuale për reformën në drejtësi.

Në deklaratë shprehet edhe keqardhje për mospranimin e propozimit të ndërkombëtarëve

“Po ndjekim me vëmendje zhvillimet e reformës në drejtësi në Shqipëri. Kemi mbështetur këtë reformë shumë fort dhe do të vazhdojmë ta bëjmë duke inkurajuar partnerët politikë në Shqipëri të gjejnë një zgjidhje konsensuale.Shprehim  keqardhje për mos pranimin e propozimit të fundit të kompromisit të bërë nga ndërkombëtarët, megjithatë jemi të bindur se ka mundësi zgjidhjeje. Është detyrim i shtetit shqiptar të garantojë sundimin e ligjit dhe është detyrë e liderëve të politikës për të miratuar një reformë në drejtësi të besueshme dhe që garanton një sistem  drejtësie të pavarur dhe eficent. Inkurajojmë liderët politikë në Shqipëri të vijojnë bisedimet me vullnet të mirë me një objektiv kryesor: Një sistem drejtësie të pavarur dhe eficent”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Please follow and like us: