Albspirit

Media/News/Publishing

ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Nisë

Organizata terroriste ISIS ka marrë përsipër sulmin në Nisë të Francës, ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Kjo konfirmohet në një raportim të agjensisë së lajme Qama, agjensi i lidhur me xhihadistët.

Ndërkohë autoritetet franceze kanë arrestuar 3 persona të lidhur me ISIS si dhe vazhdojnë hetimet për ngjarjen, për të zbuluar se si kamioni i kishte shpëtuar kontrollit policor.

Sot është dita e parë zisë kombëtare të shpallur nga presidenti Hollande.

Qyteti i Nisës është ende i traumatizuar nga ajo që ndodhi.

Numri i të plagosurve vazhdon ende të rritet.

Please follow and like us: