Lufta guerile dhe e kombinuar e Ukrainës dhe Perëndimit kundër agresionit rus dhe rëndësia e raketave Javelin, NLAW dhe Stinger
Skënder Jashari
Ukraina ishte denuklearizuar dhe në këmbim i ishte garantuar në Memorandumin e Budapestit, të nënshkruar më 5 dhjetor 1994, nga liderët e Ukrainës, Rusisë, Britanisë dhe SHBA-së, derisa Franca dhe Kina kanë dhënë garanci për siguri të Ukrainës në dokumente të ndara, e që i garantonin pavarësinë dhe sovranitetin në kufijtë ekzistues të Ukrainës. Mirëpo Rusia, përkundër kësaj kreu agresion në Krime dhe pjesën lindore të Ukrainës më 2014. Derisa kundërpërgjegja e palëve garantuese perëndimore: SHBA-së, Britanisë, Francës por edhe e Kinës, ishte plotësisht e joproporcionale gjë që nuk ndaloi Rusinë, madje mbi bazën e kësaj duket që u nxit edhe për më shumë me rastin e agresionit të ri më 24 shkurt 2022.
Mirëpo me rritjen e tensioneve dhe përgatitjeve për agresionin rus në shkurt 2022, zoti i Perëndimit, ishte më serioz, duke deklaruar fillimisht që NATO, SHBA dhe Britania nuk do dërgonin forca ushtarake për të luftu në Ukrainë. Por kërcënonin për sanksione të tmerrshme kundër Rusisë, pastaj për armatosje të Ukrainës etj.
Për dallim që në Ukrainë, me rastin e agresionit rus më 2014, që kishte rrethana shumë të dallueshme nga ato të 2022, ndër to ishin kryesisht ndarja e popullatës ukrainase në pro dhe kundër Rusisë, e cila reflektohej edhe në forcat ushtarake ukrainase, e që bëri që agresorët rus, të priteshin me lule në disa zona lindore të Ukrainës( ku ishte influenca më e madhe ruse). Në këtë faktorë, duket që edhe me rastin e agresionit rus më 2022, shpresuan forcat ruse dhe politikanët rus. Mirëpo në realitet është vërejtur një mobilizim i tërësishëm i popullatës ukrainase, për të luftu kundër agresionit rus, kjo duket që ishte arma më vendimtare.
Por edhe një faktorë shumë i rëndësishëm ishin edhe:
I. Trajnimi dhe përgatitja e forcave ukrainase për luftë guerile dhe luftë guerile të kombinuar.
Duke qenë se edhe niveli i përgjithshëm i forcave ukrainase, para vitit 2014, ishte shumë më i dobët, qoftë i profesionalizmit, por edhe sa i përket armatimeve. E kjo u bë e mundur, falë trajnimeve të ndryshme nga vendet e caktuara, perëndimore, të cilat që nga viti 2014, në vazhdimësi përgatitën dhe trajnuan forcat ukrainase, për t’a përball agresionin rus në të ardhmen. Në dy-tre javët e para të agresionit rus në Ukrainë, është vërejtur që forcat Ukrainase, ishin kundërpërgjegjur kryesisht me luftë guerile dhe pothuajse shumë pak kishin mbështetjen nga artileria e saj etj. Mirëpo më pas, u vërejt sinkronizimi dhe kordinimi jo vetëm i luftës guerile, por edhe luftës mbështetëse, qoftë nga artileria, pastaj nga aviacioni, përfshirë edhe përdorimin e dronëve, pastaj format e luftës informative, luftës speciale kundër-subverzive etj.
II. Armatosja me armë të përshtatshme për ta përballu agresionin rus.
Armatosja me armë të përshtatshme për ta përballu agresionin rus, pas 2014, mund të thuhet që ishte edhe më i rëndësishëm si faktorë, që ka pasur ndikim shumë më të madh në terren. Ndër armët që luajtën rolin më të rëndësishëm ishin: FGM-148 Javelin, NLAW dhe FIM-92 Stinger.
Raketat antitank Javelin
FGM-148 Javelin, është raketë anti-tank, më e përkryer për dy dekadat e fundit në botë, e që vetëm Sistemi Spike LR-2( izraelit) mund të krahasohet me të, derisa një kopje e përafërt me Javelinin është edhe HJ-12 e prodhuar nga Kina. Javelin u prodhu më 1996, duke zëvendësu raketëtn antitank M47 Dragon, e që janë prodhuar më shumë se 45.000 raketa Javelin dhe 12.000 CLU(Command launch unit), gjegjësisht 37.739. M47 Dragon, ishte me sistem dirigjimi me tel, derisa FGM-148, ka sistemin e dirigjimit automatik me infrared, e dizajnuar që „të shkrepet dhe të harrohet“, dmth që në çastin e shkrepjes së raketës, shkrepsi menjëherë mund të largohet nga vendi( që mos të rrezikohet nga kundërshtari, e që rritë mbijetesën e gjuajtësit), e që raketa fluturon drejtë objektivit, mund të përdoret si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, e që mund të gjuhet raketa, të vendos raketën tjetër ta shënjestroj e ta shkrep, për të ndërru pastaj pozicion për të vazhdu me shkrepje raketash tjera- e që janë shumë lehtë të përdorshme. FGM-148, mund ta godas cakun direkt( e që zakonisht goditen bunkerët, ndërtesat, grumbujt e ushtarëve dhe helikopterët në fluturim të ultë etj) dhe nga „sipër“, ku zakonisht blindat janë shumë më pak të mbrojtura( kanë trashësi më të vogël, vrushkulli kumulativ godet në kënd të drejt etj).
Janë zhvilluar disa versione të FGM-148, e që janë: FGM-148A, FGM-148B, FGM-148C, FGM-148D, FGM-148E, FGM-148F, dhe FGM-148G si versioni më i perfeksionuar. Përdoren nga SHBA dhe 19 aleatë, nga: Australia 92 lëshues, Bahreini 13 lëshues, Republika Çeke me numër të paditur lëshuesish, Estonia me rreth 80 lëshues CLU, Franca me 76 lëshues me qëllim përdorimi në Afganistan, Gjeorgjia me numër më të madh 72 CLU më 2018 pastaj 46 CLU më 2021, Indonezia me 25 lëshues, Irlanda, Jordania me disa herë blerje nga 2004 e më pas, Libia( Armata Kombtare Libiane), Lituania 144 CLU, Zelanda e Re me 24 lëshues, Norvegjia me 100 lëshues, Omani me 30 lëshues, Polonia me 79 lëshues, Katari me 50 lëshues, Arabia Saudite me 20 lëshues, Tajvani me 40 lëshues më 2002 dhe me 20 lëshues më 2008, Ukraina me mbi 5500 lëshues, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Tailanda me 50 lëshues, ShBA-të me më shumë se 12.000 lëshues. Gjithashtu raketat Javelin ishin përdorë edhe nga forcat Kurde, që luftuan kundër ISIS-it. Javelin, është përdorë në disa luftëra, si në :Afganistan, Irak, Luftën civile të Sirisë, Luftën e dytë civile të Libisë dhe Luftën ruso-ukrainase,
Javelini, është arma më e sofistikuar, më e afta dhe më e shtrenjta mesin e armëve anti-tank që NATO dhe vendet e tjera ia kanë dhënë Ukrainës, kundër agresionit rus, e që kjo armë pritet të jenë në përdorim deri në vitin 2050. Kjo armë, u tregu shumë efikase në luftën e Ukrainës kundër invazionit rus, më 2022, duke fituar epitetin „Shën Javelin“, si dhe këngë për këtë armë, e që u bë armë ikonike e kësaj lufte. SHBA disa herë kishte aprovu shitjen e tyre për Ukrainën, si në mars 2018, 37 njësi me 210 raketa, për 47 milion dollarë, pastaj 47 njësi me 360 raketa me kosto afër 86 milion dollarë, për vitin 2018-2019,
Në Ukrainë më 2022, janë treguar ekstremisht efikase, nga 112 shkrepje 100 prej tyre kanë shkatërruar cakun, pra 89% efikase edhe kundër blindave më të fuqishme të Rusisë si tankeve T-80BVM, T-90 dhe T072B3. Versionet e fundit të Javelinit godasin efektivisht deri 4750 metra. Për të mësu përdorimin e raketave Javelin, nevoiten 20 deri 30 minuta, ato aktivizohen me kontakt në objektiv, janë me kalbër 127mm, ka aftësinë e shpimit deri 750 mm. Dallimi mes Javelinit dhe NLAW, është si për nga sofistikimi, ashtu edhe për nga distanca që mund të godas, derisa vendet tjera dhuruan edhe Panzerfaust 3 dhe Karl Gustav M4. NATO dhe SHBA, në Ukrainë, kanë dërguar rreth 17.000 armë antitank, përfshirë edhe raketat Javelin.
Raketat antitank NLAW
Raketa antitank NLAW, është gjeneratë e re e armëve antitank, e që është arma më e sofistikuar e këtij lloji pas Javelinit, që është fut në shërbim nga viti 2009 në ushtritë Britanike, Suedeze, Finlandeze, e njohur edhe me emërtimin MBT LAW ose RB 57, përfshirë edhe emërtimet PVRB 57.
Kjo armë përdoret tash nga Finlanda, Indonezia, Luksemburgu, Malejzia, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe. Në luftën e parë që është duke u përdorë kjo armë është lufta e Ukrainës, kundër invazionit rus më 2022. Britania e Madhe fillimisht dëroi në Ukrainë 2000 NLAW dhe pastaj edhe më 9 mars 2022 edhe 1.600 të tjera, pastaj edhe Luksemburgu së paku 100 të tilla. Derisa Britania kishte premtu dorëzimin edhe të 6000 raketave të tjera NLAW, më 24 mars 2022, për forcat ukrainase.
Shpejtësia fillestare e saj është 40 m/s dhe shpejtësia maksimale 200 m/s, goditje efikase nga 20 metra deri 600 metra, gjuajtje maksimale deri 1000 metra, me fuqi shpuese më shumë se 500mm. Kjo armë ka dy shkrepsa, me shkrepsën që e detonon në afërsi( kur predha gjendet duke fluturu mbi blindën, e destinuar që të godas blindën nga sipër, ku është më e hollë blinda dhe në rastet kur blinda është e fshehur mbrapa mburojave-në istikame blindash) dhe me shkrepsën e dytë që është shkrepsë me kontakt, për gjuajtje direkte në blindë.
Shkrepet nga krahu, është raketë e sistemit „shkrep dhe harro“, që në çastin e shënjestrimit për 3-5 sekonda mikrosoftveri mbledh të dhënat për kalkulimin e rrugës së fluturimit të predhës edhe me paratakim( kur objektivi është në lëvizje), e që pasi të shkrepet predha vetë ndjekë florudhën e duhur -mundësia për ikje është vetëm nëse gjatë kohës së fluturimit të predhës objektivi tërësisht ndryshon kahjen e lëvizjes. Pasiqë koha e fluturimit të predhës në distancë 400 metra është më pask se 2 sekonda.
Edhe raketat NLAW, sipas vlerësimeve të forcave Ukrainase, kanë prodhuar shumë shkatërrime kundër blindave ruse sesa kundër blindave të kohës sovjetike. Derisa oficerë të lartë Britanik vlersojnë që kjo armë ka shkatërruar 30-40% të tankeve ruse. Një numër i këtyre raketave, është kapur nga forcat ruse dhe të vetëquajtura të Republikës popullore të Donetskut gjatë konfliktit më 2022.
Sistemi i Mbrojtjes Aktive, që theksohet se posedohet nga tanku rus T-14 Armata, bënë të mundur të zvogëloj maksimalisht efikasitetin e armëve antitank, mirëpo sistemet e tilla nuk janë përmendur që të jenë përdorur efektivisht në Ukrainë. Prandaj vetëm zhvillimi i Sistemeve të Mbrojtjes Aktive, do e ruanin rëndësinë e përdorimit të tankeve dhe blindave të tjera në luftë. Derisa krahasuar me tanket që kushtjojnë mbi 2 milion dollarë, kurse raketat NLAW kushtojnë 25.000 dollarë, sistemi raketor Javelin kushton rreth 180.000 dollarë, tregohet më së miri se përdorimi i tankeve nëse nuk funksionalizohet Sistemi i Mbrojtjes Aktive për to, nuk do mund të përdoren në të ardhmen.
FIM-92 Stinger
FIM-92 është system antiajror këmbësorik, që operon me raketa me rreze infra të kuqe, e që janë disa versione të kësaj arme: FIM-92A, FIM-92B, FIM-92C, FIM-92D, FIM-92E, FIM-92F, FIM-92G, FIM-92H, Stinger RMP Block II, FIM-92J( kjo që ka distancë efektive më të madhe kundër fluturakeve papilot), FIM-92K dhe FIM-92J( variant për lëshim nga makinat). Kjo armë është zhvilluar nga SHBA më 1981, e që tash përdoret nga 29 vende të botës, përshirë edhe: Muxhahedinët Afgan në luftë kundër Sovjetikëve, pastaj Angola, Bosnja dhe Hercegovina, Çadi, Kili, Kolumbia, Kroacia, Egjipti, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Irani, Iraku, India, Italia, Japonia, Korea e Jugut dhe e Veriut, Lituania, Letonia, Maroku, Holanda, Norvegjia, Pakistani, Portugalia, Tajvani, Sllovenia, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA.
Stinger mund të lëshohet prej: krahut të këmbësorit, prej M6( Bradley), lëshuesëve të ndryshëm antiajror, prej Eurokopterit Tiger, prej AN/TWQ-1, MQ-1 Predator, AH-64 Apache, T129 ATAK etj. Janë zhvilluar nga disa vende versione të ngjajshme të armës Stinger, si nga Bashkimi Sovjetik 9K38 Igla( SA-18”Grouse”), pastaj Rusia zhvilloi 9K333 Verba në vend të Igla-s, Anza e zhvilluar në Pakistan, FN-6 në Kinë, Grom në Poloni, Misagh-2 në Iran, Mistral në Francë, QW-1 Vanguard në Kinë, Starstreak në Britani, Tip 91 në Japoni etj.
Arma Stinger, është përdorur në Luftën e Folklandeve, Luftën Afgano-sovjetike, Luftën Irak-Iran, Luftën e Gjirit, Luftën civile Angolase, Luftën civile në Shri Lankë, Konfliktin Libian me Çadin, Luftën civile në Taxhikistan, Luftën Kargil, Luftërat në ish-jugosllavi, Invazionin e Granadës, Luftën e II Çeçene, Luftën në Afganistan, Luftën në Irak, Konfliktin civil në Siri, Luftën në Irak 2013-2017 dhe tash edhe në Luftën e Ukrainës kundër agresionit rus më 2022. Kurse edhe Ukraina, ka marr një numër të konsiderueshëm të Stingerëve, duke i transferuar armët e tilla, nga shtetet anëtare të NATO-s, si nga Lituania, Letonia dhe Estonia me aprovimin e SHBA-së, Holanda, Gjermania, Danimarka, Italia, SHBA disa dërgesa. Gjithashtu Britania e madhe ka dërguar edhe raketa antiajrore Strarstreak, për forcat e armatosura ukrainase.
Raketa Stinger, ka dy shtyje raketore, atë fillestare që e hedhë disa metra në fillim dhe pastaj fillon shtytja kryesore me cilën arrinë shpejtësinë deri 750m/s, distancën deri 3.800 metra, koka luftarake e predhës është 1.02 kg eksploziv HTA-3, shkrepsa është me kontakt dhe ka mekazinmin vetëshkatërrues pas 17 sekondash pas lëshimit.
Kjo armë, ka qenë vendimtare në Luftën Afgano-Sovjetike, që ka shkatërruar numër shumë të madh të helikopterëve por edhe avionëve rus, duke filluar nga fundi i vitit 1985 filloi përdorimi i këtyre raketave, më saktë rrëzimi i parë ishte bë më 25 shtator 1986 afër Xhalalabadit, e që në këtë periudhë u shtu edhe më shumë më 1984-1987 rrëzimi i helikopterëve dhe avionëve rus, pastaj 1988 dhe disa raste edhe më 1989 kur përfundon kjo luftë me rastin e fundit më 6 mars 1989. CIA në Operacionin Ciklon, kishte furnizuar me 500 Stinger e në disa burime thuhet edhe 1.500-2.000 për Muxhahedinët në Afganistan, dhe me 250 lëshues të raketave të tilla, derisa furnizimin e fundit e kishte bë më 1988, kur ishin rritur dyshimet se Muxhahedinët armët e tilla i shitnin në Iran dhe pajtonin raportet me Moskën, e që SHBA, tentoi t’i blente mbraparreth 300 raketat e tilla. Sipas vlerësimit më 1993, Muxhahedinët kishin shkatërruar 269 avion në total nga 340 sulme, që ishin me efikasitet 79%, e që në total nga 451 avionët sovjetik të humbur në Afganistan, pram bi gjysma janë shkatërruar nga kjo raketë.
Edhe në luftën kundër agresionit rus në Ukrainë, në shumicën e video-incizimeve që janë publiku, janë raketat Stinger, që shihen duke rrëzu helikopterët rus dhe disa raste edhe avionët rus. Prandaj kjo armë ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në luftë kundër helikopterëve, dronëve dhe avionëve rus.