Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel dënon tentim puçin në Turqi, thotë se gjakderdhja duhet të ndalet

Merkel dënon tentim puçin në Turqi, thotë se gjakderdhja duhet të ndalet

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka dënuar tentimin puçin ushtarak në Turqi, si dhe ka thënë se Berlini qëndron në anën e atyre që e mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.

“Është tragjike sa shumë njerëz vdiqën gjatë tentim puçit,” tha Merkel para gazetarëve në Berlin. “Gjakderdhja në Turqi duhet të ndalet tani patjetër”, bëri thirrje ajo. Merkeli shtoi se është e drejtë për popullin turk të zgjedh liderin e vet politik përmes zgjedhjeve të lira, dhe se ndryshimi politik duhet të arrihet vetëm brenda kornizës së institucioneve politike dhe garës së rregullave demokratike.“Tanket në rrugë dhe sulmet ajrore kundër popullit janë padrejtësi”, tha ajo.

Please follow and like us: