Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Lutfi ALIA: 31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT (3)

TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON SЁMUNDJEN E TABAGISMIT

 

 

Duhanxhinjtë shqiptarë thonë “po pi një cigare”, por tymi i duhanit nuk është lëng që pihet, ndërsa cigaria tymoset, ose si thonë malësorët “po djeg një cigare”, andaj duhet të korigjohet kjo pasaktësi gjuhësore.

Tymosja e cigareve, e puros, e duhanit në llullën, tymosja e nargjiles, përtypja e duhanit snus, ka joshur dhe ka magjepsur shumë subjekte, që janë bashkuar në masën e madhe të duhanxhinjëve, të cilët nën efektin drogë të nikotinës, i nënshtrohenedhe efekteve dëmtuese të 4700 substancave,që çlirohen gjatë djegies pa flakë të duhanit. Tymosja e duhanit shkakton sëmundjen e tabagismit, e cila është shndërruar në një pandemi sociale, me probleme të shumta mjekësore dhe shoqërore, është bërë një e keqe e globalizuar.

Duhanxhinjtë, tymosjen e duhanit e identifikojnë vetëm si ndjenjëkënaqësie dhe relaksi, por në fakt është sëmundja e tabagismit, sëmundje komplekse e me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e duhanxhinjëve. Nga tabagismi vuan një masë e madhe e popullatës boterore dhe pasojave dhe kostos individuale, ështe sëmundje me kosto të lartë ekonomiko-financiare për shërbimin shëndetësor, për shoqërinë dhe shtetin.

Tabgaismi është sëmundje toksike e shkaktuar nga tymosja e gjatë (kronike) dhe e përsëritur e duhanit, e provokuar fillimisht nga dipendenca e fortë farmakologjike, psiqike dhe fizike.

Në pjesën e duhanit që digjet në cigare, në puro, në llullë dhe me nargjile, çlirohet tymi me përmbajtje mijëra substancash gazozedhe korpuskulare, me efekte toksike, irituese, alergene, inflamatore dhe me efekte droge, ndërsa 75 prej tyre janë kancerogene. Kjo mori substancash edëmtojnë shëndetine duhanxhinjëve duke zhvilluar neoplazi (tumore), sëmundje të zemrës dhe të vazave të gjakut, të aparateve të frymëmarrjes dhe të tretjes, lëndojnë trurin, gjëndërrat endokrine, lëndojnë nënën shtatëzënë dhe foshnjen. Pasoja e tymit të duhanit nëduhanxhinjtë janë të shumta e një pjesë tepër të rënda, që shkaktojnë vdekje të parakohëshme, të shprehura me jetëgjatësi të pritëshme 10 deri 15 vjet më të shkurtër se pjesa e popullatës që nuk tymos duhanin.

Ndërmjet mijëra substancave dëmtuesenë tymin e duhanit është grupi ilëndëve kancerogene që shkaktojnë mutacione të DNA qelizore (katrami, hidrokarburet aromatike policiklike, benzopireni, nitrosaminat, polonium 210, kadmium etj);monooksidi i karbonit (pakëson oksigjenin në organizëm), gazet irituese si formaldehidi, fenoli; lëndë të stresit oksidativ që nxisin inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes si radikalet e liradhe oksidi i azotit;lëndëttoksike (arseniku, cianuret, butanoli, metanoli, amoniaku, plumbi, acid sulfurik, DDT, acetoni); pluhurat e imët (PM2,5 dhe 10), që depozitohen në hojet e mushkërive etj.

Në prodhimin e cigareve përdoren dhe kimikate shtesë, me të cilat kompaktësohet dhe aromatizohet duhani i grirë, por gjatë djegies ato prodhojnë shumë lëndë toksike, që lëndojnë qelizat e traktit të frymëmarrjes si acidi silicilik, acidi karbonik, acidi acetik, acidi formik, acidi benzoik,dioksidi i titanit. Këto lëndë depozitohen dhe i japin ngjyrën e bardhimtë hirit të duhanit të djegur.

Substancattoksike janë në përbërje të tymit të cigareve që thithin duhanxhinjtë, si dhe në tymin që nxjerrin dhe që thithet nga personat e tjerë të pranishëm në mjedisin ku tymoset duhani, pra janë në përberje të tymit pasiv, që thithin personat jo duhanxhinjë, në mënyrë të veçantë thithen dhe dëmtojnë shëndetin e fëmijëve.

TYMI I DUHANIT SHKAKTON KANCER

Tymi i duhanit është përgjegjës i shumë sëmundjeve degjenerative, inflamatore dhe i kancerit, në mënyrë të veçantë shkakton kancerenë organet e frymëmarrjes. Prania e 75 lëndëve kancerogene në tymin e duhanit shkakton mbi 30 % të gjithë tumoreve, ndër të cilët 90 % në bronke dhe në mushkëri. Në pjesën e cigares dhe në duhanin në llullë, gjatë djegies çlirohen 75 substanca kancerogene, ndër të cilat më kryesoret janë katrami, hidrokarburet aromatike policiklike, benzopireni, nitrosaminat, polonium 210, kadmium etj. Këto substanca shkaktojnë mutacione të geneve qelizore, të shprehur me rritje dhe shumfishim anarkik të qelizave, që përfundojnëmezhvillimin e kancereve të aparatit të frymëmarrjes. Nga fillimi i ndryshimeve molekulare në qeliza, deri në rritjen e tumorit në një formacion me 1 cm diametër, kalojnë rreth 10 vite dhe në vazhdim masa e tumorit rritet me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar rëndimin e gjendjes shëndetësore dhe vdekjen e shpejtë.

Në fillimet e shekullit XX, kur prodhimi dhe tymosja e duhanit nuk ishte masive, kanceret e bronkeve dhe të mushkërive ishin sëmundje të rralla. Gjatë luftës I Botërore dhe pas e sidomos pas luftës II Botërore, u shtua prodhimi dhe tymosja e duhanit, çka u shpreh me shtimin progresiv të kancereve të mushkërive, madje janë në vendin e parë për nga shpeshtësia dhe si shkak vdekje ndërmjet të gjithë tumoreve.

Në monografinë e botuar në vitin 2002 nga IARC (Agjensia ndërkombëtare për kërkimet mbi kancerin), e kalsifikoi tymin e duhanit në grupin e mishelave me efekte kancerogene kryesisht në rrugët e frymëmarrjes, pro dhe në shumë organe të tjera, përfshi dhe kancerin e qafës së mitrës në femrat. (IARC: Monographs on the Evoluation of carcinogenic Risks to Humans. 2002).

Kanceret e bronkeve dhe të mushkërive janë më të shpeshtë në botë, me incidencë 2, 1 miljon raste të reja në vit me 1, 8 miljon raste vdekje nga këto sëmundje. Kanceret e bronkeve dhe mushkërive shkaktojnë 63 % të vdekjeve të pëgjithëshme, madje në vendet ku tymoset më shumë shkakton 90 % të vdekjeve në të dy sekset.

Në Itali, në vitin 2020 u regjistruan 42 000 raste të reja me kancer të mushkërive, nga të cilët 70 % në meshkujt dhe 30 % në femrat duhanxhije. Nga studimet epidemiologjike të kryera në Europë, USA, Kanadë, Japoni, rezulton se tymi i duhanit shkakton 70 – 98, 9 % të kancereve bronkopulmonare në meshkujt dhe 57 – 86 % në femrat duhanxhije.

Në vitin 1986, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se tymosja e duhanit në të gjitha format, është e papajtueshme me arritjen e objektivave “shëndet për të gjithë deri në vitin 2000”, duke rekomanduar pakësimin e tabagismit në masën 20 % të duhanxhinjëve. Ky objektiv u arrijt në pak vende, vetëm në ato që miratuan ligjin për ndalimin e tymosjes në vendet publike, objektiv që u arrijt nga Italia vetëm në vitin 2010. Shumë studime epidemiologjike dhe klinike kanë vertetuar se tymi i duhanit shkakton dhe kancer të mukozës së gojës, të grykës, të laringut, të ezofagut, të stomakut, të veshkave, të mëlçisë, si dhe leuçemi mielloide.

Nga tymi i duhanit sëmuret një masë e madhe duhanxhinjësh, por vdesin dhe shumë prej tyre, andaj duhet të ndërpritet tymosja dhe më mirë është të mos fillohet, sidomos nga adoleshentët.

Edhe nikotina, ndonëse vepron si drogë që krijon dipendencën, në fakt është vertetuar se kur shoqërohet me infeksione me Virusin e Papillomës Humane, favorizon zhvillimin e karcinomës të qafës së mitrës në femradhe jo vetëm kaq, por pakëson shumë efektin e kemioterapisë, që përdoret për trajtimin e këtyre grave.

TYMI I DUHANIT DHE SËMUNDJET E APARATIT TË FRYMËMARRJES

Aparati i frymëmarrjes, për funksionet specifike që kryen, është i ekspozuar ndaj veprimit dëmtues tëlëndëve ndotëse atmosferike, të mjedist të punës, të mjedisit urban dhe mjedisit shtëpijak, veçanarisht ndaj tymit të duhanit si nga duhanxhinjtë, ashtu dhe nga ndikimi i tymit pasiv. Mushkëritë hapen dhe mbyllen 15 deri 20 herë në minut, ose 28 000 herë gjatë ditës, ose 8 – 10 miljon herë në vit, duke thithur dhe duke nxjerrë 15 000 litra ajër në ditë, ose 5, 5 miljon litra në vit. Ajri që thithet arrinë në sipërfaqen e alveolave, që formojnë një sipërfaqe prej 70 – 100 m2, ku pneumocitet thithin në ditë 4000 litra oksigjen dhe çlirojnë 6000 litra anhidritë karboni (CO2). Së bashku me këtë sasi të madhe ajri të oksigjenuar, duhanxhinjtë thithin dhe tymin e duhanit, i cili në aspekte sasiore, ndikon në pakësimin e sasisë të oksigjenit, për të cilin ka nevojë organizmi  i njeriut, sidomos më shumë truri dhe zemra.

Në çdo thithje të tymit të cigares, të llullës, të puros, apo të nargjiles, thithet tymi në gjendje gazi, në formë aerosoli, pluhura të imët dhe moria e substancave të çliruara nga djegia e duhanit, të cilat përshkojnë rrugët e frymëmarrjes, madje arrijnë në bronket e vogla, në bronkiolat dhe në hojet e mushkërive. Në përbërje të tymit të thithur janë të pranishme substanca irituese si acidi cianhidrik, akroleina, formaldehidi, amoniaku, fenoli etj, të cilat i lëndojnë ciliet e qelizave që veshin mukozen e rrugëve të frymëmarrjes, kësisoj prishin barrierën mbrojtëse, që normalisht pengon hyrjen e lëndëve toksike dhe pluhurave në mukozë. Këto dëmtime thellohennga veprimi ilëndëve toksike (arseniku, cianuret, butanoli, metanoli, amoniaku, plumbi, acid sulfurik, DDT, acetoni) dhe nga pluhurat e imët (PM2,5 dhe 10), që depozitohen dhe në muret e hojevetë mushkërive etj. Ne këtë terren të lënduar ndërhyjnë lëndët oksiduese si radikalet e lira(në sasi të mëdha 1015) dhe oksidi i azotit, të cilët nxisin proçeset inflamatore, të shprehura me grumbullimin e leukociteve, që shkaktojnë fillimisht  bronkitin akut e në vazhdim të tymosjes me zhvillin e bronkitit kronik obstruktiv dhe emfizemë e mushkërive, të shprehura me kollë të fortë dhe nxjerrje masash gëlbaze dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Ky kompleks dëmtimesh zhvillohet në të gjithë traktin e rrugëve ku kalon ajri i thithur, duke filluar nga mukoza e hundës, e gojës, në vazhdim në faring, në laring, në trake dhe në tërë pemën bronkiale, madje arrijnë të lëndojnë dhe qelizat epiteliale të hojeve alveolare. Patologjitë kryesore të shkaktuara nga tymi i duhanit janë:

Bronkiti kronik obstruktiv

Është sëmundje inflamatore kronike e pemës bronkiale, e sjkaktuar nga substancat irituese dhe me veprim inflalamtor, ku mbi shtohet dhe infeksioni bakterial. Dëmtimet përfshijnë dhe bronkete vogla, e shprehur me ulje të funksioneve respiratore e shoqëruar me shtim të qëndrushëm të gëlbëzës, që duhanxhiu e nxjerrë me kollë. Çdo duhanxhi që nxjerrë mbi 2 cm3 gëlbazënë çdo kollitje, për tre muaj në vitdhe në dy vite në vazhdimësi, vuan nga bronkti kronik, që kurohet me vështirësi, por mund elemi-nohet në se ndërpritet tymosja e duhanit.

Bronkopatia kronike obstructive

Është sëmundje kronike progresive e mushkërive, e zhvilluar në terren të bronkitit kronik obstruktiv, e shprehur me ngushtim dhe bllokim të pakthyeshëm të bronkeve dhe të bron-kiolave ajrore, të shoqruara me inflamacion kronik të mushkërive dhe me emfizemë. Të dhënat statistikore dëshmojnë se po rritet progresivisht numëri i duhanxhinjëve që vuajnë nga bronkopatia obstruktive, madje pas vitit 2025 kjo sëmundje do të ngjitet në vendin e tretë të sëmundshmërisë së përgjithëshme dhe të vdekshmërisë (pas kancerit dhe infarktit të zemrës).

Emfizema e mushkërive

Zhvillimi i bronkitit kronik, sidomos dëmtimi i bronkiolave respiratore, si dhe veprimi i substancave toksike dhe oksidative, ndërlikohen me zhvillimin e emfizëms, e shprehur me zgjerim të hojeve, tendosje, hollim dhe çarje të mureve të hojeve, të shprehura me zgjerim anormal dhe permanent të haspirave të bronkiolës terminale dhe të hojeve, që marrin pamjen e flluckave. Kur emfizema përfshinë mbi 30 % të indit të mushkërisë (çka ndodh shpesh në duhanxhinjë), shprehet me vështirësi në frymëmarje, sidomos nuk arrijnë ta nxjerrin tërë sasinë e ajrit me përmbajtje anhidrite karbonike. Këto subjekte kanë vështirësi në ecje, sidomos ngulçojnë në ngjitjen e shkallëve. Duhanxhinjtë me emfizemë të mushkërive, në kohë të shkurtër kanë mavijosje të buzëve, çka shpreh se vuajnë nga shtimi i anhidritit karbonik (CO2) në gjak.

Antrakoza e mushkërive

Gjatë djegiestë duhanit në cigare, në puro dhe në llullë, çlirohen sasi të mëdha katrami dhe bloze, dy substanca korpuskulare, që duke u transportuar nga rryma e ajrit të tymosur, arrijnë deri në hojet e mushkërive, ku kapen nga makrofaget dhe depozitohen në muret e tymin e duhanit. Shtimi i këtyre dy substancave në muret e hojeve shprehet me nxirjen e mushkërive, madje populli ka nje shprehje që përkufizon saktësisht këtë dëmtim duke thënë: “Duhanxhiu i ka mushkëritë të zeza blozë”. Antrakoza shkakton trashjen e mureve të hojeve, me pasojë uljen e shkëmbimit gazor nga mushkëritë, pra pakësohet thithja e oksigjenit dhe shtohet anhidriti karbonik në gjak.

TYMI I DUHANIT DHE SËMUNDJET E ZEMRËS DHE TË VAZAVE TË GJAKUT

Ndërmjet shumë substancave dëmtuese të pranishme në tymine duhanit, janë dhe monoksidi i karbonit (CO), i çliruar nga djegia pa flakë e duhanit dhe anhidriti i karbonit (CO2). Këto dy gazra, duke u përthithurnga kapilarët e mushkërive, shtohen gradualisht në gjakun qarkullues dhe ushtrojnë efekte dëmtuese nëzemër, në sistemi i vazave të gjakut, si dhe prishin funksionet e rruazave të gjakut, kontribuojnë në zhvillimin e atero-skleozës.

Efektet dëmtues të monoksidittë karbonit dhe të gazit karbonik. Monoksidi i karbonit e pelqen dhe lidhet 250 herë më shumë me hemoglobinën, se sa oksigjeni. Nga lidhja e shpejtë e CO më hemoglobinën krijohet met-hemoglobina, ndërsa nga lidhja e CO2 me hemoglobinën krijohet karboksihemoglobina. Lidhja e monoksidit të karbonit me hemoglobinën e rruazave të kuqe është tepër problematike, pasi është rezistente, pra monoksidi i karbonit çlirohet me vështirësi, çka ndikon në uljen e oksigjenimit të indeve.

Niveli i karboskihemoglobinës në duhanxhiun që tymos 15 cigare në ditë është 5 – 10 %, ndërsa në ato që tymosin 20 e më shumë cigare në ditë kanë përqndrime mbi 20 % në gjakun qarkullues. Subjektet që tymosin puron dhe llullën thithin tre herë më shumë CO dhe CO2se sa ata që tymosin cigaret dhe tymin e nargjiles.

Shtimi i këtyre dy gazrave në gjakun qarkullues në duhanxhinjtë, shprehet me uljen e oksigjenimit të indeve, çka krijon pakësim të funksioneve në sistemet e organeve. Në tru krijohet hypoksi relative e shprehur me uljetë përqëndrimi të vemendjes, ulet kujtesa, shfaqen dhimbje koke të përsëritura, muskulatura ul fuqinë tkurrëse (duhanxhinjtë lodhen më shpejt se ata që nuk tymosin duhanin), pakësohet rezistenca fizike, gjëndërrat mbiveshkore shtojnë prodhimin e adrenalinës e shprehur me rritjen e presionit të gjakut, hpoksianxit shtimine eritrociteve (policitemia), por kjo gjendje nuk e zgjidh situatën, pasi përqëndrimi i oksigjenit është i ulët.

Në veçanti monoksidi i karbonit krahas provokimit të një gjendje euforie dhe përgjumje spontane, kur arrinë përqëndrime nga 30 % deri në 80 % në gjakun qarkullues, shkakton gjendje helmimi, çka verifikohet shpesh në adoleshentët që fillojnë tymosjen e duhanit me mbi 25 cigare në ditë. Këto subjekte të helmuar nga duhani kanë të përziera, të vjella, dhimbje koke, marrjemendësh, vështirësi përqëndrimi, të rrahura të shpejta zemre, jo rrallë kalojnë në gjendje konfuzionale dhe gjendje gjumi. Monoksidi i karbonit krijon lidhje të shpejta dhe të qendrueshme me mioglobinën (proteina e muskujve), ku i shkatërron mitokodret e miociteve dhe shkakton nekroza të fibrave muskulare, të shprehura me dhimbje muskujsh dhe uljen e fuqisë muskulare.

Dëmtimet e zemrës.Shkaktohen nga nikotina, e cila ka veprim të dyfishtë mbi muskulin e zemrës, krijon shtim të rrahjeve të zemrës (takikardia) dhe nxit ngushtimin e sistemit arterial. Duhanxhinjtë kanë arterie më të ngushta dhe më pak elastike, përshtaten me vështirësi nevojave të indeve për shtimin, apo pakësimin e furnizimit me gjak, duke krijuar çrregullime serioze në qarkullimin e gjakut.

Gjithashtu, nikotina ndikon direkt në shtimin e adrenalinës dhe të lëndëve të tjera vazopresore, duke çuar në vazongushtim të përgjithshëm dhe zhvillimin e hipertensionit arterial. Të gjithë duhanxhinjtë kronikë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, me të gjitha pasojat, sidomos në zhvillimin e kardiopatisë iskemike, e nderlikuar me infarkt miokardi, me pamjaftushmëri funksionale të zemrës, me zhvillimin e iktusit iskemik, ose hemoragjik të trurit, me sëmundje të vazave periferike, sidomos të arterieve të këmbëve, si ndodh shpesh në të sëmurët me diabet sheqeri, që tymosin duhanin.

Një ndër ndërlikimet e rënda të monoksidit të karbonit është kardiopatia iskemik (vuajtja e zemrës nga pakësimi i oksigjenit në gjakun qarkullues të duhanxhinjëve). Në një studim të kryer në 950 duhanxhinjë, që tymosin mbi 20 cigare në ditë, me përqëndrim në gjak të CO mbi 10 %, rezultoi se të gjihë kishin dëmtime të arterieve koronare të zemrës, të shprehuar me dhimbje gjoksi periodike dhe të shkurtëra, ndërsa 30 % e tyre kishin zhvilluar infarkt miokardi.

Ateroskleroza

Dy gazrat monoksidi i karbonit (CO) dhe gazi karbonik (CO2), janë faktor me rrezikshmëri të lartë në zhvillimin e aterosklerozës së gjeneralizuar, e shprehur me intensitet me të lartë në arteriet e trurit, në arteriet e zemrës dhe në arteriet e veshkave. Ateroskleroza është sëmundje kronike, që prek të gjithë popullatën botërore pa asnjë përjashtim, e shprehur në gjuhën popullore është ndryshku i mureve të arterieve, që e fortëson paretin dhe e ngushton hapsirën e arterieve, ngadalëson rrjedhjen e gjakut, pakëson furnizimin me gjak të indeve, ul funksionin e organeve, përshpejton plakjen e organizmit. Në se nuk do të zhvillohej ateroskleroza, jetëgjatësia e pritëshme e njeriut do të ishte mbi 150 vjet.

Në zhvillimin e aterosklerozës ndërhyjnë shumë faktorë dhe mekanizma, por në duhanxhinjtë, përqëndrimi i lartë në gjak i monoksidi i karbonit, shprehet me shtimin e LDL kolesterolit në paretin e arterieve dhe bllokon veprimin e HDL kolesterolit të mirë. Studime të shumta kanë konfirmuar se në duhanxhinjtë ateroskleroza është e parakohëshme dhe me intensitet më të lartë zhvillimi se sa në subjektet që nuk tymosin duhanin.

Ateroskleroza e arterieve koronare ndërlikohet me infarkt miokard, ateroskleroza e trurit ndërlikohet me aksidente cerebro-vaskulare (insult iskemik dhe hemoragjik i trurit), me atrofi e trurit, me zhvillimin e parakohshëme dhe të shpejtëtë demencës (matufepsje). Duhanxhinjtë përjetojnë pleqëri të vështirë, zhvillojnë shpesh bronkopneumoni, vuajnë nga insuficienca e zemrës dhe e vazave të gjakut, vdesin parakohe.

Please follow and like us: