Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët t’i kërkojnë të drejtat e trashëgimisë iliro-shqiptare nga Beogradi në Bujanoc/Këshilli i Evropës ta njohë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve të dëbuar

Shqiptarët duhet të hapin një nga një të gjitha çështjet që i mundojnë apo i kanë plagë historike.

Derisa Serbia e ka vetëm një temë me Kosovën, se si ta përvetësoj atë, se si ta rikthejë në okupim dhe në çfarë mënyre, shqiptarët kanë shumë më shumë tema, dhe më realiste.

Serbia po tenton ta mbajë një temë të vetme në bisedime, ndërsa ne mund t’i kundërvihemi me dhjetëra apo edhe më shumë.

Shtantazhimi nga Serbia

Serbia dëshiron ta shantazhojë fatin e ardhshëm të Kosovës me rreth 50 mijë serbë sa jetojnë në Kosovë. Ne vetëm në Beograd mund të kemi, aq rreth 50 mijë shqiptarë.

Në Kosovën Lindore zakonisht jetonin mbi 100 mijë shqiptarë, ndërsa me politika shfarosje, numri është ulur, dhe politikat agresive vazhdojnë.

Shqiptarë të shtypur dhe të injoruar ka gjithandej në Serbi, në Vrajë, në Kurshumli etj., por shumica vazhdojnë të sllavizohen. Ndikimi politik, fetar dhe shkollimi e kanë bërë të veten, të shoqëruar edhe me represionin kulturor e politik antishqiptar.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në Sanxhak, po ashtu ku një pjesë është asimiluar në serb, një tjetër në boshnjak, dhe të tjerët në serb, por gjithë të tjerët ende vazhdojnë të frymojnë shqip, shenjat gjuhësore, politike, të dokeve vazhdojnë të kenë lidhej me shqiptarët.

Nëse Serbia ende ndodhet para dilemës me Lindje apo Perëndim, shqiptarët këtë e kanë zgjidhur me shekuj, që nga Skënderbeu kur u bën mburojë e Europës, dhe ia ndalën hovin për rreth 30 vjet përparimit turk në Europë. Për 25 vjet, me ndihma krejtësisht të pakta perëndimore, Skënderbe i fitoi të gjitha betejat me shtarë shqiptarë kundër perandorisë osmane. Dhe që nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, por edhe nga Kongresi i Manastirit, me përjashtim të komunizmit shqiptarët ishin në anën e Perëndimit.

Qëndrimin e Serbisë prolindjes e ka konfirmuar ambasadori amerikan Kristofer Hill, me detyrë në Beograd, por që e njeh shumë mirë diplomacinë serbe.

Për dallim nga e kaluara, kur në Serbi mendohej se ekziston një rrugë e tretë, se vendi nuk është as Lindje e as Perëndim, se është disi e veçantë, se shkon në rrugën e vet, tani shumica e serbëve mendojnë se ka një rrugë të drejtë dhe një rrugën e gabuar dhe duan të zgjedhin rrugën e duhur”, është shprehur Hill.

Nëse Serbia kaq gjatë, dhe këtë e ka më se të qartë Perëndimi se ka luajtur në disa mënyra edhe me Perëndimin është pra më se evidente, se shtypja në bisedime dhe zgjidhje të çështjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet dy vendeve Kosovë-Serbi, nuk duhet të bie mbi shqiptarët. Pra, do të jetë një padrejtësi.

Nëse Perëndimi i ka kërkuar nga Serbia që të ndryshojë, t’i jap fund politikave antiperëndimore, dmth, ajo nuk duhet shpërblyer për prapësitë e saj, siç po mendohet nga disa vende apo diplomatë perëndimor.

Pra, po ashtu këto thirrje janë dëshmi, se Perëndimi ishte i informuar mirë, se çfarë mbështetje kishte nga Rusia dhe pse! Po ashtu Perëndimi e ka në ndërgjegje, se Serbinë e ndihmoi për t’i bërë kompromise Rusisë, por rezultatet dolën të gabueshme, sikurse natyrisht edhe pritjet. Nuk u ngop as Rusia dhe as Serbia, dhe lufta arriti në pragun e Europës, çmimin e së cilave po e paguan më së shtrenjti Ukraina. Pra, humbja e Rusisë, e modelit të së shkuarës, jo demokratike, autokratike, është zgjidhja, që siguron mbijetesën e vlerave qytetëruese.

 Por edhe pa ndëshkimin e Serbisë, nuk mund të ecet para në demokracitë ballkanike. Serbia është qerthulli i të gjitha trazimeve dhe pasigurive, ajo është edhe burimi i të gjitha provokimeve.

Pavarësisht, se si do të sillen politikanë idetë nacionale duhet të ruhen dhe të kujdesemi që të fitojmë, sepse të vërtetat me të cilat kemi operuar japin rezultatet e ngjashme.

Edhe duke i rimarrë politika, ia ka dalur të gjejë zgjidhje, si në rastin e Kosovës që konsiderohej herë herë një çështje e harruar, por sot jemi mëkëmbë.

Image

Qyteti arkeologjik Viminacium në Serbi

FOTO GALERI

Andaj shqiptarët duhet për caktojnë qartazi prioritetet e reja, për Shqiptarët në Maqedoni, në Serbi, Greqi dhe Mal të Zi. Nuk kanë si humbin shqiptarët e Greqisë, që të paktën në regjistrimin intern europian të bërë në këtë vend, rezultonin mbi 3 milionë, atëherë sigurisht gjysma e popullsisë. Sot, me shqiptarët e shkuar nga gjendja ekonomike, së paku numërohen 5 milionë, por mund të jenë edhe më shumë, sërish gjysma e shtetit të ngritur mbi rrënojat e antikitetit, mbi vlerësimin për kujtesën fiktive, se atje ka jetuar një popull grek, bazuar në librat e asaj periudhe, pa e pasur të qartë, shtrirjen e asaj popullsie, dhe shumicën kush mund ta përbënte.

Të dalim tek temat historike

Arkeologjia serbe ka vërtetuar se ilirët kishin ndërtuar edhe në territorin aktual të Serbisë si në Kurshumli të kishin nivel qytetërimi të njëjtë apo aspak më të ulët se ai që bota i referohet si qytetërim grek. Ato qytete kishin një denduri dhe popullim që nuk e kanë as sot. Pra, nuk e kanë atë denduri, sepse shqiptarët-ilirët luftuan kundër të gjitha pushtimeve, edhe pse në një mënyrë ishin bashkësundues në perandorinë romake të Lindjes, sidomos. Por, veçanërisht në shekullin e XIX pas Kongresit të Berlinit, shqiptarët nga ato zona i persekutuan vranë, dëbuan, varfëruan, gjë që pashmangshëm ka çuar edhe në shpopullime të zonave të caktuara.

Kala në Serbi, e njohur si Soko Grad, trashëgimi ilire

FOTO GALERI

Arkeologët serb, njërin nga qytetet më të shquara antike për kah zhvillimi Demastionin, e vendosin ndërmjet Bujanocit dhe Vrajës. Askush në Kosovë nuk flet për këtë trashëgimi tonën atje, që ne të mund ta kemi qasjen tonë, zotërimin tonë dhe meritën tonë, sikurse iu është dhënë kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, madje duke e mbiquajtur trashëgimi serbe.

Një nga kulturat më të hershme të zbuluara në Ballkan dhe Europë 8-10 mijë vjeçare, ajo e Vinçës flet për vazhdimësinë kulturore, dhe të etnosit, tek i cili mbështetet trashëgimia shqiptare, si autoktone e padiskutueshme. Askush nuk flet për këtë, madje, as historianët!

Nëse për një manastir ne u dashka të japim 100 hektarë tokë, që nuk ishte kurrë pronë e manastirit, sepse ai ruhej dhe menaxhohej nga shqiptarët, atëherë nga sa qindra hektarë tokë, na takojnë, për kalatë ilire, për qytetet ilire, për monumentet, objektet e kultit parakristian e paleokristian!?

Image

Qytet arkeologjik, në Kale, Serbi, ku mendojnë arekologët serb se ndodhet qyteti i ardhendët, Damastioni

FOTO GALERI

Kërkimi për pronat

E drejta europian, dhe veçanërisht Këshilli i Europës është institucion që kërkon realizimin e të drejtave të barabarta të shteteve anëtare, dhe rrjedhimisht edhe të kombeve, popullatave përkatëse, dhe të drejtat individuale të tyre.

Shqiptarët duhet të bëhen gati, t’i sigurojnë të gjitha dëshmitë, dhe të dynden drejt Turqisë, veçanërisht ata që kanë statusin e muhaxhirëve në Kosovë, që të nxjerrin dëshmitë për pronat e tyre deri në Beograd!

Shqiptarët, duhet të kërkojnë kthimin e pronave, sipas Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

Nuk ka asnjë demokraci perëndimore që mund të pengojë apo zvarrisë politikisht, që shqiptarët t’i fitojnë këto të drejta.

Nëse ne ua kemi njohur hebrenjve, po ashtu edhe Serbia të drejtat e pronës, edhe pa trashëgimtarë një pale të tretë, atëherë pse trashëgimtarët e vërtetë, shqiptarët autokton nuk i meritojnë dhe nuk duhet t’ju njihen këto të drejta.

Por, janë edhe disa milionë shqiptarë nga ato zona që jetojnë në Turqi, madje pa e humbur as gjuhën e zakonet tona, që ju takojnë këto të drejta!

Ja pse, është luftë e humbur, kohë e humbur, beteja e Serbisë, për ta zhbërë shtetin e Kosovës nëpërmjet kërkesave megalomane serbe!

Please follow and like us: