Nderimi i atyre që janë vrarë ose burgosur sepse kanë prekur shenjtërinë e paprekshme klerikale
Raporte nga Irani tregojnë se një gazetar i lidhur me shtetin u kap pasi dyshohet se ka fyer udhëheqësin e faljes së të Premtes në Karaj, në perëndim të Teheranit.
Në mes të ashpërsimit të grindjeve të brendshme të regjimit, Mohammad-Mehdi Hosseini Hamedani kritikoi një anëtar të këshillit të qytetit të Karaj, pasi vajza e tij kishte kaluar kohë në zonat e pasura të Teheranit. Mahyar Taghikhani, një gazetar i lidhur me shtetin, pyeti nëse Hamedani do të vepronte nëse vajza e tij do të bënte të njëjtën gjë.
Kjo mjaftoi që zyra e Hamedanit të ngrinte akuza për shpifje kundër Taghikhanit, duke rezultuar në burgosjen e tij. Gjyqësori i regjimit e dënoi gazetarin bazuar në të ashtuquajturin “Ligj i blasfemisë në Iran”.
Kur nuk ka më asgjë për të grabitur, hajdutët kacafyten me njëri tjetrin, dhe pikërisht për këtë arsye Hamedani kritikoi një zyrtar në këshillin e qytetit të Karajit dhe Taghikhani botoi një artikull për Hosseinin.
Arrestimi i Taghikhanit shkaktoi shumë bujë në regjim, duke e detyruar Hamedanin të mohonte se kishte ngritur ndonjë akuzë kundër gazetarit. Por ai mbrojti arrestimin e Taghikhanit. “Gjyqësori i ka kryer mirë detyrat e tij dhe duhet të vazhdojë me rigorozitet zbatimin e ligjit bazuar në informacionet përkatëse,” tha ai më 20 maj, siç citohet nga shtetërorja Aftabnews.
Arrestimi i gazetarëve në Iran, edhe i atyre të lidhur me regjimin, nuk është diçka e re. Sipas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, nën regjimin e mullahëve, Irani renditet në vendin 178 nga 180 vende për sa i përket lirisë së shtypit.
Gazetaria, si një profesion fisnik, supozohet të raportojë të vërtetën dhe të arrijë kontrollimin dhe balancimin për të shfrytëzuar fuqinë e opinionit publik kundër fuqisë së pushtetit. Duke qenë se ky profesion praktikisht ka vdekur brenda Iranit, mbështetja në “burime zyrtare” nuk është gjë tjetër veçse t’i nënshtrohesh një aparati propagandistik që ka si profesion përhapjen e gënjeshtrave. Nëse bota e lirë është seriozisht e interesuar të mësojë të vërtetën për Iranin, qoftë edhe për hir të nderimit të atyre jetëve të çmuara që janë sakrifikuar për ndriçimin e qosheve më të errëta të botës, ajo duhet të fillojë duke bojkotuar burimet zyrtare dhe të fillojë të mësojë për alternativat.