Goditjet e shovenëve grekë ndaj Shqipërisë së Jugut
Nga IDAJET JAHAJ/
Deri në fillimin e shekullit XX , me gjitonin e Jugut-grekët, populli shqiptar ka patur fqinjësi të mirë. Kjo fqinjësi ka qenë shekullore, pa acarime midis tyre.
Por pas vitit 1820, krahas revolucionit çlirimtar grek, të cilin e udhëhoqën shqiptarët (arvanitasit), në Greqi lindën idetë shoviniste, dmth. etja për ekspansion ndaj Shqipërisë. Agjenturat e mekanizmat e shtetit të ri grek i vranë një nga një të gjithë udhëheqësit arvanitas të atij revolucioni. Përdorën edhe mashtrimin, duke u ngritur buste pas vdekjes, gjoja nga shteti i tyre. Këtë vepër kriminale e frymëzonte kryesia e fesë – Patrikana greke.Ajo e formulonte këtë vijë, e projektonte, e organizonte dhe e financonte.
Ndeshje të misionarëve fetarë grekë ishin bërë edhe më parë, kundër misionarëve fetarë te Papatit të Romës, të cilët mësimet e tyre në Bregdetin himariot i zhvillonin në gjuhën shqipe.
Kjo vijë e Fanarit , që u kristalizua në shtetin grek, për aneksimin e tokave shqiptare, u shndrrua në një program të detajuar në vitin 1844 dhe u quajt “Megali-idhea”. Dmth. Ideja e madhe për pushtimin e tokave shqiptare, duke vrarë e tjetërsuar popullin shqiptar. Misionarët shovenë të Fanarit bashkëpunuan me Kishën Ortodokse serbe, për këtë qëllim kriminal ndaj popullit të vogël shqiptar.
Nga serbët ky program u quajt “Naçertania”. Që nga ai vit ogurzi e deri më sot, me ndërprerje të pakta, të dy palët e shovenëve kanë bërë goditje të vazhdueshme kundër popullit e vendit tonë paqësor. Kanë bërë sulme të përgjakëshmë, vrasje, therje, genocide në masë ndaj shqiptarëve, në dy skajet e vendit tonë : në Veri e në Jug.
Në vitin 1854 detashmentet e palikarëve grekë bënë bastisje të papara në Kallabakë e Mecovë, duke shpërngulur popullsinë shqiptare që andej. Luftëtarët shqiptarë i zmbrapsën disa herë invadorët.
Fillimisht barbarët grekë përzunë nga vendi çamët në afërsi të Artës.Gjenerali Griva, bashkë me të birin,Teodorin, bënë masakra të mëdha në fshatrat e qytetet shqiptare.
Që në ato vite Fanari futi reaksionin etnik në Himarë, duke paguar të shiturit e duke terrorizuar shqiptarët e vendosur. Në vitin 1871 Greqia e mori krejt Artën, duke përndjekur banorët autoktonë-shqiptarët. Në vitin 1878 ata sulmuan Lëkurësin, afër Sarandës, por ndeshën në zjarrin e fuqishëm të forcave shqiptare, dhe, pasi lanë qindra të vrarë, u larguan e u futën në vrimët e Athinës.
Në vitin 1879, krerët shqiptarë të Jugut tonë, me në krye Abdyl Frashërin, Mustafa Vlorën e udhëheqës të tjerë çamë, bënë Kuvendin e Prevezës për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga gllabërimi grek. U dërguan letra Fuqive të Mëdha, por ato ndikoheshin më shumë nga lobet greke, të cilët kishin ethe të sëmurësh për pushtimin e tokave shqiptare.
Në vitin 1881 Kongresi i Berlinit ia kaloi grekëve edhe Prevezën ! Shovenët vranë klerikët tanë patriotë si :Papa kristo negovanin, Petro Nini luarasin, Pandeli Sotirin, At Mellanin, etj. Në vitin 1911 banda të shumta grekësh sulmuan Jugun tonë në pika të ndryshme. Në vitin 1912 rrethuan Janinën.Dërguan forca e topa për të goditur Vlorën, që të mos ngrihej flamuri shqiptar aty. Flamuri u ngrit e Ismail Qemali urdhëroi forcat shqiptare të shkonin në mbrojtje të Janinës. Luftëtarët tanë luftuan me heroizëm për mbrojtjen e qytetit të madh jugor, por forcat ushtarake greke ishin më të shumta, të armatosura e të stërvitura mirë.
Nuk ndihmuan gjithashtu edhe ish oficerët e perandorisë së kalbur turke,të cilë komandonin deri atëhere qytetin. Kështu Janina ra në duart e pushtuesit grek. Pas kësaj, Kongresi I Londrës mori vendimin kriminal , duke u dhënë Çamërinë grekëve e Kosovën serbëve. Ky ishte nga krimet më të përbindëshme të shekullit.
Renegati Spiro Milo doli me forca greke e mercenarë vendas në Himarë, ku terrorizoi popullsinë . Por ai u përzu me turp nga forcat e mbrojtjes sonë , nga luftëtarët e Bregut e të Dukatit.
Po atë vit (1914) grekët sulmuan Kurveleshin e Poshtëm. Dogjën Kallaratin e Bolenën. Të tjera forca të tyre mësynë në Kurveleshin e Sipërm, duke vrarë mbi 800 vetë ! Dogjën e masakruan, vodhën e bënë genocide ndaj popullsisë së pafajshme. Banorët e Kurveleshit u shpërngulën në Lumin e Vlorës e në kodrat e qytetit të Vlorës. Edit Durham, humanistja e shqiptaro-filja e madhe angleze, shkruan: “Evropa u tmerrua nga krimet e grekërve në popullsinë e pafajshme shqiptare të Kurveleshit. Ajo duhet ta ndalojë këtë valë gjakatare të shtetit grek !”
Ndërsa folklori pasqyroi :
Qaj moj Shqiperi, ulër moj e gjorë,
Gratë e Kurveleshit me foshnja në dorë,
Kapëtuan malet e zbritën në Vlorë,
I përzuri greku me kryqe në dorë…
Në vitet 1920-23 valë të tjera çamësh Greqia i dëboi në Turqi e Shqipëri, me pretekstin se ishin myslimanë ! Numri i të dëbuarve i kapërcente të 70 000 vetët.
Në vitet 30-të të shek. XX Patrikana bëri përpjkeje të ethshme për hapjen e shkollave greke në zonën e Himarës , por ajo ndeshi në murin e fortë të qëndresës së atdhetarëve himariotë. Një folklor i tërë e dëshmon këtë tërheqje me turp të misionarëve fetarë të Greqisë nga Bregdeti.
Në vitet 40-të, valë të tjera çamësh i internuan në ishujt e Kretës e detit Egje.
Me fillimin e luftës çlirimtare kundër italianëve, çamët krijuan batalione me luftëtarë antifashistë, deri në 700 vetë, por grekët i penguan ata, se kishin programin e goditjes së popullsisë çame e të pushtonin tokat e tyre. Ushtria greke, me urdhër të shtetit të saj, mësyti në brendësi të tokës sonë, gjoja se do ta çlironte atë nga pushtuesi italian.Ushtri greke erdhi e paftuar nga shteti shqiptar, pra, erdhi si pushtuese, duke zëvendësuar një pushtues tjetër, për të realizuar programin famëkeq te megali-idhesë së tyre.
Me fuqizimin e luftës sonë Nacionalçlirimtare, ata u tërhoqën në kufijt e 1913-ës. Por përdorën taktikën tjetër kriminale : akuzuan çamët si bashkëpunëtorë të fashizmit , pë të bërë masakra ndaj tyre.Për këtë qëllim vunë nën komandën e gjeneralit gjakatar Napoleon Zerva, dhjetra batalione kriminelësh të ushtrisë së tyre dhe bënë ndaj Çamërisë një genocid ta pashembullt: vranë me mijëra shqiptarë, dogjën, plaçkitën, therën patriotë, eleminuan nëna shqiptare në masë ( si eleminim të burimit të rracës shqiptare) e sa e sa lloje të tjera krimesh masive.,po ashtu sikurse sadistët serbë në Kosovë, në fundin e shekullit të XX.
Dhe kështu, Çamërinë (myslimane) e dëbuan krejt prej vendit të tyre : mijëra vetë i përndoqën me plumb e zjarr për në Shqipëri, të tjerët- në Turqi- si…myslimanë ! Ky ka qenë një nga genocidet më fanmëkeqë në botë, posi ai i serbëve që bënë ndaj kosovarëve në vitin 1999 .
Kështu Greqia e realizoi një pjesë të programit të saj të Megliidhesë së së saj : shkëputi një pjesë të madhe të territoreve tona, gati një të pestën e tyre ! Hapa të tjerë do të ndërmerrte ajo për këtë synim gjakatar ndaj vendit fqinj-Shqipërisë.
Pas çlirimit nga nazifashistët, pas luftës së II botërore, ajo i mprehu sërish dhëmbët për territore e sulme të tjerë ndaj vendit tonë. Kështu, tentoi në vitin 1949 e 1968, kur solli në kufirin tonë forca të shumta ushtarake.Por shteti ynë I kohës, u tregoi vendin palikarëve të Megaliidhesë . I kundërshtoi me forcë, bile edhe me kërcënimin se, në se do të merrnin ndonjë hap sulmi, mjetet e forcat tona do të ndalonin në Athinë , në kryeqytetin e tyre megaliidheist ! Monarkofashistët grekë u trembën nga kjo vendosmëri e shtetit dhe e popullit tonë dhe e mbajtën vrapin në vrimat e tyre …
Nuk guxuan më të provokonin popullin e shtetin shqiptar të kohës, deri në vititn 1991. Patrikana e tyre bënte letargjinë e gjarpërit. Priti vitin 1991, ku ra komunizmi këtu, dhe menjëherë, bashkë me shtetin e saj, u hodh në sulm ndaj vendit tonë. Por këtë herë me një manovër “miqësore” : i vunë disa kushte shtetit tonë të sfilitur prej komunizmit. Njëri prej tyre ishte që shtetarët tanë të lejonin të vinte një kryepeshkop grek në krye të kishës sonë Ortodokse, që “të mëkëmbte “ kishat tona të rrënuara e të mohuara. Politikanët tanë trutharë e me ndërgjegje të gërryer ndaj detyrimeve për atdheun, që nga R. Alia e të tjerët pas tij, u ndodhën bosh, e lejuan këtë hap fatal të grekërve ndaj nesh. Dhe ata dërguan kryepeshkopin megaliidheist Janullatos.
Ai po bën 25 vjet që kryeson kishën tonë Ortodokse noliane. Së pari, grekët ndërtuan Kishën “Autoqefale” në Tiranë. Ajo s’ do të ishte gjë tjetër,veçse nja seli e megalidhesë greke brenda vendit tonë. Ky ishte një sukses i madhiI grekërve. Tashmë ata programin e megaliidhesë do ta realizonin nga brenda Shqipërisë, nëpërmjet kishës Autoqefale Shqiptare. Pra ,kjo kishë , realisht ishte dhe është Auitoqefale greke . Gjatë këtij çerek shekulli ajo ka bërë një serial të madh aktivitetesh në favor të Megalidhesë famëkeqe. Rehabilitoi armikun e gjuhës shqipe- Kozmain e Etolisë; vendosi në shumicën e kishave tona peshkopë grekë ose mercenarë shqiptarë (agjentë të tyre); ka bërë e po bën meshimet në gjuhën greke; po ngre buste fallco te “martirëve” fetarë grekë brenda territoreve tona të Jugut; ngriti varrezat (fallco)të ushtarëve pushtues grekë ,në Kosinjë të Përmetit, …E sa e sa veprimtari të tjera !
Kështu vazhdon hapja e shkollave grke në zona të ndryshme të Jugut tonë, shkruhen parrulla greke në Jug : “ Këtu është Greqi”, vendosën valët e radios në zonën e Himarës :”Mirësevini në tokën greke!”, ngrenë kishat e tyre edhe atje ku s’ ka asnjë ortodoks, etj, etj, etj. Dhe të gjitha këto- me lëvrimin e miliona e miliona lumenjve të eurove të Fanarit e të Lobeve të tyre…
Pra, ky është një invadim pushtimiiI tyre në tokat e popullin shqiptar, i vazhdës së tyre shekullore të gjakut , por këtë radhë më pararojën e tyre – Kalin e Trojës- Kishën Ortodokse, të cilën ata e uzurpuan dhe e kthyen në greke. Në rrugë të tjera vazhdon depërtimi I tyre, me korruptimin ekonomik të pushtetarëvë, të shumë prej klerikëve tanë, të njerëzve të shitur, të njerëzve në nevojë, etj,etj.
Kjo tablo është shumë e gjerë dhe është trajtuar në kumtesat e tjera të këtij punimi. Shteti grek i ka hedhur mirë kthetrat shovene brenda vendit tonë! Me pararojën e vet- Fanarin, ai po përparon dita-ditës në helenizimin ( në fakt-pushtimin ) e Shqipërisë. Ata rrotullojnë dhëmbët e qëllimet, mjetet e mënyrat për këtë helenizim.
Tragjedia e këtij kombi sot qëndron në atë që politikanët tanë po e lejojnë këtë pushtim , këtë tjetërsim të banoprëve të këtij vendi prej metastazave shovene të shtetit grek. Organizmat tona , mekanizmat e ndryshme të shtetit, Akademia e Shkencave, ministria e Arsimit, SHIKU,etj. bëjnë rolin e shurdhit e të memecit ndaj ekspansionit “paqësor grek. Dhe peshkopët grekë deklarojnë me cinizëm : “Ne Shqipërinë e kemi pjatën tonë!” Çiltërsi shovenësh grabitqarë !
Dhe ky ekspansion do të vazhdojë në vite e dekada, në shekuj e shekuj, sepse greku pret , me delirin e shovenit, qoftë edhe njëmijë vjet, veç që ta kthhejë këtë vend në Greqi, ashtu si shpopulloi Çamërinë e viset e tjera jugore shqiptare, ku , në vend të banorëve autoktonë shqiptarë, kanë lulëzuar qytetet e fshatrat greke. Kështu, ëndërrohet prej tyre të bëhet krejt hapësira e brendëshme e shtetit shqiptar, deri…(mos qoftë thënë e bërë !)- në zhdukjen e shtetit shqiptar e zëvendësimin e tij me shtetin grek në trojet tona!
Please follow and like us: