Albspirit

Media/News/Publishing

Flutura shtegtuese monark tashmë e rrezikuar –në Listën e Kuqe të IUCN-së

 

Gland, Zvicër, 21 korrik 2022 (IUCN) – Flutura shtegtuese monark (Danaus plexippus plexippus), e njohur për udhëtimine saj të përvitshëm spektakolar deri në 4,000 kilometra përgjatë Amerikës, ka hyrë në Listën e Kuqe të Specieve të KërcënuaraTM të IUCN-së në Kategorinë e Rrezikuar, e kërcënuar nga shkatërrimi i habitatit dhe ndryshimet klimatike. Të gjithë speciet e mbijetuara të blinit – gjithashtu shtegtuese, tëgjendura përgjatë hemisferës veriore – janëtashmë në rrezik zhdukjeje për shkak tëpritave dhe gjuetisë së paligjshme, duke rrezikuar edhe më shumë grupin e kafshëve të Rrezikuara në Mënyrë Kritike në botë. Tigri (Panthera tigris) është rivlerësuar, duke nxjerrë në pah shifra të reja popullatash.

Lista e Kuqe e IUCN-së tashmë përfshin 147,517 specie, prej të cilave 41,459 janë të kërcënuara me zhdukje.

“Përditësimi i Listës së Kuqe i botuar në ditën e sotme nxjerr në pah brishtësinë e mrekullive të natyrës, të tilla si spektakli unik i fluturave monark qështegtojnë përgjatë mijërakilometrave,” u shpreh Dr Bruno Oberle, Drejtori i Përgjithshëm i IUCN-së. “Për të ruajtur diversitetin e pasur të natyrës ne kemi nevojë për zona të efektshme, zona të mbrojtura dhe tëruajtura përmes një qeverisjeje të mirë, së bashku me veprimin vendimtar për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të restauruar ekosistemet. Në këmbim, ruajtja e biodiversitetit mbështet komunitetet duke siguruar shërbime thelbësore të tilla si ushqimi,uji dhe vendet e qëndrueshme të punës”.

Flutura e Rrezikuar Shtegtuese Monark është një nënspecie e fluturës monark (Danaus plexippus). Popullata autoktone, e njohur për shtegtimet e saj nga Meksika dhe Kalifornia në dimër për në terrene verore shumimi anekënd Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ka pësuar rënie duke u luhatur mes shifrave 22% dhe 72% gjatë dekadës së kaluar. Prerja e ligjshme dhe e paligjshme e drurëve dhe shpyllëzimi për të krijuar hapësirë për bujqësinë dhe zhvillimin urban ka shkatërruar tashmë sipërfaqe të konsiderueshme të strehëve dimërore të fluturave në Meksikë dhe Kaliforni, ndërsa pesticidet dhe herbicidet e përdorura pa kriter në bujqësi përgjatë të gjithërrezes së shtrirjes i vrasin fluturat dhe lule qumështoren (Asclepias), bimën pritëse me të cilën ushqehet larva e fluturës monark.

Ndryshimet klimatike kanë ndikuar ndjeshëm ndaj fluturës shtegtuese monark dhe përbëjnë kërcënim të menjëhershëm; Thatësira kufizon rritjen e lule qumështores (Asclepias) dhe shton numrin e zjarreve të furishme katastrofike, ekstremet e temperaturave shkaktojnë shtegtime më të hershme përpara setë çelë lule qumështorja (Asclepias), ndërkohë që moti i ashpër po vret me miliona flutura.

Popullata e pjesës perëndimore është në rrezik të madh zhdukjeje, duke pësuar rënie me një shifër prej 99.9%, ku nga 10 milionëflutura 1,914 janë zhdukur ndërmjet viteve 1980 dhe 2021. Popullata mëemadhe e pjesës lindore ka pësuar gjithashtu rënie me 84% që nga viti 1996 deri në vitin 2014. Shqetësim përbën ideja nëse kanë mbijetuar mjaftueshëm flutura për të ruajtur popullatat dhe parandaluar zhdukjen.

Është e vështirë të shohësh se si fluturatmonark dhe shtegtimi i tyre i jashtëzakonshëm po shkojnë në prag të kolapsit, por gjithsesi ka ende shenja shprese. Shumë njerëz dhe organizatajanë bërë sëbashku nëpërpjekje për të mbrojtur këtë flutur dhe habitatet e saj. Qënga mbjellja elule qumështores (Asclepias) autoktone dhe zvogëlimi i përdorimit të pesticideve e deri te mbështetja e mbrojtjes sëzonave të dimërimit dhe kontributit ndaj shkencës së komunitetit, ne të gjithëkemi një rol përtë luajtur për sigurimin e rikuperimit të plotë të këtij insekti ikonik”, u shpreh Anna Walker, anëtare e Grupit të Specialistëve të IUCN-së SSC për Fluturat dhe Molat dhe Nëpunëse përMbijetesën e Specieve në Shoqërinë BioPark të Nju Meksiko, e cilakryesoi vlerësimin e fluturave monark.

Rivlerësimi global i blinit i botuar si studim ditë e sotme ka nxjerrë në pah se 100% nga 26 specie të mbetura të blinit në botë tashmëjanë të rrezikuara me zhdukje, ku vërehet rënie deri në 85% që nga viti2009. Vlerësimet bazohen në llogaritje të hollësishme që tregojnë uljen e tyre gjatëtrigjeneratave tëkaluara duke shënuar rënie drastike nga sa ishin menduar më parë. Blini i lumit Yangtze (Acipenser dabryanus) ka pësuar një zhvendosje në Kategori duke kaluar nga i Rrezikuar në Mënyrë Kritike nëkategorinë i Zhdukur në Natyrën e Egër, 17 specie tashmë janë të Rrezikuara në Mënyrë Kritike. Tri janë të Rrezikuara dhe pesë janë të Cenueshme në Listën e Kuqe tëIUCN-së. Rivlerësimi gjithashtu ka konfirmuar zhdukjen e Blinit Kinez Lopatëz (Psephurus gladius).

Të famshëm për madhësinë e tyre, së  bashku me blininBelugë të Rrezikuar në Mënyrë Kritike (Huso huso) që rritet deri në tetë metra dhe 1,700 kilogramë, speciet e blinit vijojnë të peshkohen pa kriter për mishin e tyre dhe haviarin për shekuj me radhë. Pavarësisht mbrojtjes me anë të ligjit ndërkombëtar, gjuetia e paligjshme vijon të ndikojë në më shumë se gjysmën e këtyre specieve; zbatimi më i ashpër i rregulloreve për shitjen e paligjshme të mishit tëblinit dhe haviarit është kritikpër të ndaluar rënien e mëtejshme të numrit të popullatave. Pritat ndikojnëndaj të gjithë specieve të blinit duke penguar shtegtimin e tyre në terrenet e shumimit, ndërsa ngrohja e lumenjve për shkak të ndryshimeve klimatike ndërpret më tej riprodhimin e blinit. Restaurimi i ekosistemit të ujërave tëëmbla dhe ndërtimi i shtigjeve të efektshme për peshqit, së bashku me rishumimin, i cili tashmë ka provuar tëjetë i efektshëm për specie të tilla si blini i Adriatikut i Rrezikuar në Mënyrë Kritike (Acipenser naccarii), janë masat kryesore për të mbështetur mbijetesën afatgjatë të specieve të blinit në botë.

Tigri është rivlerësuar, me shifra të reja qënxjerrin në pah faktin se aktualisht gjenden afërsisht rreth 3,726 deri 5,578 tigranë natyrën e egër në të gjithëbotën. Rritja me 40% që prej vlerësimit të fundit të tigrit në vitin 2015 është rezultati i përmirësimeve të monitorimit, që tregon se ka më shumë tigra ngaçfarëështë menduar më parë, dhe numri i tigrave në rang global paraqitet i stabilizuar ose në rritje. Ndërkohë që ky rivlerësim konfirmon se tigri mbetet i Rrezikuar në Listën e Kuqe tëIUCN-së, trendi i popullsisë tregon se projektet e tilla si Programi i Integruar i IUCN-së për Ruajtjen e Habitatit tëTigrave janëtë suksesshme dhe rikuperimiështë imundshëm përaq kohë sa vazhdojnë përpjekjet për mbrojtje.

Kërcënimet kryesore përfshijnë gjuetinë e paligjshme të tigrave, gjuetinë e paligjshme apo gjuetinë pa kriter të presë së tyre, dhe copëzimin dhe shkatërrimin e habitatit për shkak të trysnive në rritje të bujqësisë dhe vendbanimeve të njerëzve. Zgjerimi dhe lidhja e zonave të mbrojtura,duhet të sigurojnë se atomenaxhohen në mënyrë të efektshme, dhe puna me komunitetet e zonës që banojnë në habitatet e tigrave dhe përreth tyre, janë kritike për të mbrojtur speciet.

Please follow and like us: