Albspirit

Media/News/Publishing

JOURNAL DES DÉBATS POLITIQUES ET LITTÉRAIRES (1935) / POLITIKA E NDËRTIMIT TË RRUGËVE NË KOHËN E MBRETIT ZOG

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2022

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të martën e 2 korrikut 1935, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me politikën e ndërtimit të rrugëve në kohën e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Politika e rrugëve në Shqipëri.

 

Zyra e shtypit shqiptar na komunikon shkresën në vijim:

 E dimë që mungesa e rrugëve ka qenë prej kohësh një pengesë për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që kalon nga Shqipëria.

 Që tani e tutje, qeveria shqiptare, e frymëzuar nga dëshira e mbretit Zog I, ka vendosur t’i japë një zhvillim të konsiderueshëm ndërtimit të rrugëve të reja që depërtojnë në zemër të vendit përmes peizazheve piktoreske. Është e panevojshme të thuhet se këto rrugë komunikimi kanë interes strategjik të rendit të parë.

 Kështu rruga e re kryesore do të çojë në qytetin (komunën) e Pulajt, i cili ndodhet mbi lumin e Bunës, në Shkodër. Jo vetëm që kjo rrugë do t’i lejojë vizitorët të admirojnë vendet e bukura të atdheut, por ideja e sovranit është t’u japë më shumë avantazhe fshatarëve për të shitur mallrat e tyre në Shkodër”.

Please follow and like us: