Ljubomir Filipoviç: Dritan (Toptani) Abazovic firmos në fshehtësi me kishën serbe
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila kundërshtohet nga presidenti i vendit dhe disa politikanë dhe figura publike.
Një kritikë sa historike aq dhe kuptimplotë Abazoviç e ka marrë nga analisti malazez Ljubomir Filipoviç, i cili ka përdorur një figurë tv njohur historike shqiptare si për ti thën se ka kryer një tradhëti ndaj vendit me këtë vendim.
“Dritan Toptani”, ka shkruar Filipoviç, duke iu referuar Esat Pashë Toptanit.
Marrëveshja e nënshkruar pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve ka shkaktuar shumë reagime në Mal të Zi, derisa janë organizuar edhe protesta.
Gjukanoviç, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themelore, tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”, si dhe se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për nënshkrim, nuk do të kishte interpretime të historisë. Ai gjithashtu shtoi se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore.
Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.
Çfarë përmban marrëveshja me Kishën Serbe dhe sa rrezikon Abazovic?