Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollaq Neranxi: Diktatorët e kanë shumë frikë popullin e zemëruar!

 
Nuk doja të reagoja sot për kryeministrin, derisa të përcillej për në banesën e fundit ai ëngjëll i vogël, dhe analizat t’i linim për më pas.
Por Rama nuk pret dot!
Ashtu siç ka ideuar dhe ndërtuar një shtet mafioz në çdo qelizë të tij, ai ka luksin të të grabisë, poshtërojë, rrëzojë shtëpitë, vrasë e më pas të të shajë e denigrojë nëse hap gojën dhe drejton gishtin tek fajtori i vetëm që është ai dhe vetëm ai!
E meqë jam i bindur se gansteri i Ramës mbi skaf, i cili mbahet me taksat tona, që mbjell, pi dhe trafikon drogë, që drogon gocat tona e më pas të vret, do marrë një dënim qesharak, duhet reagim i fortë publik për t’i dhënë një dënim shembullor. Reagim të cilit i druhet shumë diktatori Rama, prandaj i ka dalë vetja nga kontrolli dhe shkruan tmerre si këto.
Sepse diktatorët e kanë shumë frikë popullin e zemëruar!
Së fundi i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes që humbi fëmijën në mënyrën më makabre, duke i garantuar mbështetje të plotë në betejën e tyre për të kërkuar dhe vënë drejtësi
Please follow and like us: