Baki Bala: Për sigurinë në bregdet…
Duke marrë shkas nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës dhe më parë në atë të Jalit.
Siguria.
Jemi apo nuk jemi një vend i sigurtë.
Një përgjigje e shpejtë të çon në përfundimin. Po, pasi në konceptin për sigurinë, shpesh mendojmë për atë që quhet Siguria Kombëtare në kuptimin klasik të saj. Ky përfytirim mendoj se është i gabuar.
Çështë Siguria
Një nga përkufizimet për sigurinë është: Siguria është mbrojtja ose qëndrueshmëria ndaj dëmeve të mundshme, të shkaktuara nga të tjerët, duke kufizuar lirinë e të tjerëve për të vepruar.
Fushat e sigurisë
Politike
- Siguria Kombetare
- Siguria publike
- Siguria e brendshme
- Siguria ndërkombëtare
Fizike
- Siguria e punësimit
- Siguria ushqimore
- Siguria mjedisore
- Siguria e shtëpisë
- Siguria e infrastrukturës
- Siguria fizike
- Siguria e aeroportit
- Siguria e portit
- Siguria e zinxhirit të furnizimit
- Siguria në ndihmën e shpejtë
- Siguria kufitare
- Certifikimet për sigurinë
- Siguria e bizneseve të mëdha
Financiare
- Siguria njerëzore monetare
- Siguria ekonomike/siguria financiare
- Sigurimi social
Teknologjia e Informacionit
- Siguria e komunikimit
- Siguria kompjuterike
- Siguria e internetit
- Siguria e aplikacionit
- Siguria e të dhënave
- Siguria dixhitale
- Siguria e informacionit
- Siguria e rrjetit
- Siguria e pikës fundore
Turizmi
Duke kaluar në terma më të përgjithëshme në turizëm si degë kryesore e ekonomisë tonë, siguria është e lidhur me: sigurinë rrugore, siguria e ndertimeve akomoduese, mbrojtja nga zjarri, siguria e instalimeve elektrike, siguria ushqimore, siguria shëndetësore, siguria nëpërmjet policimit të zonës, siguria e konsumatorit, siguria mjedisore, siguria nga ndotjet e ujit, siguria nga rojet e plazhit, siguria nga mjetet motorrike në det, siguria farmacuetike, etj.
Po shtroj përsëri pyetjen. A jemi vend i sigurt? Natyrisht që JO.
Pse?
Të dhënat personale të qytetarëve kanë dalë, sistemi i patronazhimit, i cili është mbikqyrje e lirisë politike, zinxhiri i ushqimit në plazhe është problemor, tregëtimi i ilaçeve të skaduara, mbetjet urbane, niveli i lartë i aksidenteve në rrugë, vrasjet mafioze apo siguria e përgjithëshme në plazhe janë indikacione të mungesës së sigurisë.
Përgjegjësia e strukturave
Shteti është funksional kur për raste të tilla merr përgjegjësinë e strukturave dhe gjykon për aplikimin e tre lloj përgjegjësish:
- Përgjegjësi politike
- Përgjegjësi penale
- Përgjegjësi Administrative.
Përgjegjësia penale nuk do të thotë vetëm për atë që bëri krimin, por për përgjegjësit e strukturave.
Në bazë të VKM strukturat përgjegjëse janë Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe Bashkia respektive me strukturat e saj.
Pse nuk zbatohen?
- Bregdeti ka ende të fortë, të pacënueshëm që jo vetëm nuk kontrollohen, por diktojnë.
- Pasi ka mbaruar prona në bregdet, radhën e kanë të ardhurat nga bregdeti.