Brikena Prifti: Kryeministri duhet të kishte heshtur
Ishte viti 2017, kur Ksenia Roik, nga Rusia, humbi jetën në Ksamil, për shkak të plagëve të marra nga një mjet lundrues në këtë plazh! Dhimbja për familjen e saj ka qenë po aq e fortë sa edhe e familjes Avdiu, por askush nuk bëri asgjë për të ndaluar të tjera fatkeqësi në bregdetin shqiptar! Unë nuk e di se çfarë quan kryeministri sezon të qetë dhe të sigurtë, por duket se e paska harruar shpejt fytyrën e prindërve të Anri Kashikut, të cilëve u shkoi edhe në shtepi dhe duket se fotoja e babait të Jonadës nuk i ka përcjellë mjaftueshëm trishtim, sa gjithë Shqipërisë! Përndryshe do duhej të kishte heshtur, bashkë me propagandën e shëmtuar të gjithë ditës së sotme të xhandarëve të tij!
Dhe ju lutem, në raste si këto, lërini mënjanë qasjet politike se nuk ka më vend!