Albspirit

Media/News/Publishing

Hakerat iranianë organizuan sulmin kibernetik në Shqipëri

Sulmi kibernetik në Shqipëri ka gjasë të ketë ardhur nga aktorë iranianë. Është ky konkluzioni ku ka mbërritur një prej kompanive kryesore amerikane në fushën e kibernetikës, e quajtur ‘Mandiant’.

Referuar zërit të amerikës i cili ka publikuar dhe raportin e kësaj kompanie, janë të shumta mundësitë që kjo vepër e hakerëve pro-iranianë kishte synim prishjen e konferencës së MEK që do të mbahej në Shqipëri më 23 dhe 24 korrik.

Kjo konferencë e planifikuar në ato dy data u anulua pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.

“Homeland Justice” quhej një grup anëtarët e së cilit morën autorsinë e  sulmit kibernetik, me synim zhvatjen për qëllime përfitime financiar, por që po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime politike, veçanërisht nga Irani.

Për këto sulme pak ditë më parë qeveria shqiptare deklaroi se i ngjason metodave që kanë përdorur hakerët vitin e shkuar në shtetet e tjera të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Holandën dhe Belgjikën.

Ditën e enjte AKSHI njoftoi se vetëm 11 shërbime nga 1225 që ofrohen nga E-Albania janë jashtë funksionit. Ndërsa siguroi se shumë shpejt çdo shërbim do kthehet në funksion të qytetarëve.

Please follow and like us: