Albspirit

Media/News/Publishing

Arbërorja Angjelinë, kush ishte kunata e Skënderbeut të cilën serbët e quajnë “nënë”

 

Nga Artan Shkreli

Angjelina është një shenjtore e Kishës Ortodokse, të cilën sllavët e nderojnë posaçërisht.

U lind në Berat me prindër princin e madh arbër Gjergj Aranitin dhe fisniken e pasur Marie Muzaka.

Motër e vogël e Donikë Kastriotit, gruas së Skënderbeut, Angjelina u edukua në kurtin arbëror me virtytet më të larta të kohës për një vajzë.

U martua (v. 1461), në kombinim aleance antiturke, me princin trashëgimtar të Despotatit të Serbisë Stefan Brankoviçin, i cili u strehua një periudhë në Arbëri e më pas në Itali ku vdiq herët (v. 1476).

Themeluese, me ndihmën e mbretit hungarez Matthias Corvinus, e manastirit të Krushedolit, u shpall më pas shenjtore në Mitropolinë Hungaro-Vllahe që udhëhoqi i biri (edhe ai shenjtor).

Vdiq në dekadën e dyte të ‘500.

Me shndërrimin më vonë të kësaj mitropolie në Mitropolinë e Beogradit, serbët e quajten “Angjelina e Serbisë” dhe i dhanë titullin “nënë”.

30 korriku është dita e saj si pajtore e mëmave dhe veçanërisht e kujt quhet Angjelinë, Anxhe, Gjelë e Linë.

Please follow and like us: