Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder padit Bundestagun
Ish-lideri gjerman Gerhard Schroeder, i kritikuar për marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin, ka paditur parlamentin gjerman.
Schroeder, zyra dhe stafi i të cilit janë pezulluar, po padit për heqjen e disa përfitimeve pas daljes në pension.
Avokati i tij i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA të premten se ai kishte paraqitur një padi në gjykatën administrative të Berlinit.
Bundestagu tha se nuk kishte marrë ende padinë dhe nuk mund të komentonte më tej, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në vendimin e tij për t’i hequr atij përfitimet, komiteti përgjegjës i buxhetit arriti në përfundimin se Schroeder, 78 vjeç, “nuk i respekton më detyrimet e vazhdueshme të zyrës së tij”.
Por duke folur për transmetuesin publik NDR të premten, avokati i tij Michael Nagel tha se vendimi për të pezulluar zyrën e financuar nga taksapaguesit e Schroeder ishte “në kundërshtim me sundimin e ligjit”.