Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: ATY KU GJËRAT THUHEN NË HESHTJE

Aty ku gjërat thuhen në heshtje
e sytë flasin gjuhën e dashurisë pakushte
ndërsa zemrat tona hapen
e pësojnë thyerje të ndjeshme
rikthehen sërish
në dashuri valësh,
ngjashëm si ura e Bofrorit,
që çdo gjë bashkon.
Bredhim së bashku
si dy tulipanë rrugëve të Stambollit
rrugëve që s’shohin asgjë të bardhë
përveç dy zemrave tona
nën rrezen e diellit
ti numëron guralecët mbi gjoksin tim;
me vezullimën e ujit të kristaltë
dy trupa të shenjtë
tërhiqen nga valët magjike të Marmarës,
për të lundruar drejt shtigjeve
të dashurisë që e tejkalon
edhe atë të Ataturkut për Kostandinopojën.
Në vendin ku gjërat e bukura janë mëkat,
ne “mëkatojmë” Bosforin
as që lutemi në xhamitë antike
të sulltanëve të na falen.
Please follow and like us: