Shoqëritë misterioze më të rëndësishme të njerëzimit
Më të famshmi janë Templarët, por shoqëritë sekrete që kanë shënuar historinë e njerëzimit që nga agimi i kohës janë të shumta. Nga kultet e mistershme, tek grupet misterioze të formuar në uebe, janë me dhjetëra siç shpjegon Michele Leone tek libri “Guidë e shoqërive sekrete”. Këto janë më të rëndësishmet.
ESENËT
Vëllazëria e Esenëve daton që në shekullin e II para Krishtit dhe ishin të përqendruar në fshatra të vegjël Jeruzalemit antik. Ata jetonin në komunitete të vogla të izoluar me rregullat e tyre. “Historia e tyre u rikthyer në modë me zbulimin e dorëshkrimeve të Qumran (në foto) në vitin 1947”, shkruan Leone. Esenjtë, për të cilët u interesuar edhe Plini Plak, hyn në legjendë, sepse thuhej se kishin fuqi të pabesueshme kuruese dhe sepse disa studies të shoqërive sekrete antike kanë hipotetizuar se edhe Jezu Krishti bënte pjesë në këtë shoqëri sekrete. Por këtu hyjmë në kampin e (minuar) të fesë.
BEATI PAOLI
KALORËSIT E APOKALIPSIT
Ata u shpallën mbrojtës të Kishës katolike nga Antikrishti. Por në realitet kalorësit e Apokalipsit, duke nisur nga themeluesi i tyre, ishin një miks me fanatizmit dhe misticizmit që nuk e fshihnin qëllimin për të ndryshuar botën. “Sekti arriti numrin e madh prej rreth 80 anëtarësh, ku pjesa më e madhe ishin artizanë dhe tregtarë, që kishin si zakon që ti mbanin shpatat përkrah edhe gjatë punës”, lexohet në Guidën e shoqërive sekrete. Prosperuan deri në vitin 1694 kur u denoncuan nga Inkuizicioni i Shenjtë që i kapi në flagrancë.
ILUMINATI
Nëse ka një shoqëri sekrete që ngjall ankth dhe qindra teori konspiracioni është ajo e Iluminatit, që e ka origjinën nga një shoqëri sekrete para-masonike e themeluar nga Johann Adam weishaupt në vitin 1776 në Bavari. Qëllimi i Iluminatëve të parë ishte ai për “të tentuar të krijonin një njeri ndryshe, më të mirë, një njeri modern”. Për t’ia arritur qëllimisht bënë edhe një program “politik”: të arrinin që anëtarët e Urdhrit të tyre të ishin këshilltarë të qeverive botërore duke i transformuar në këtë mënyrë institucionet nga brenda”. Ata u zhdukën nga kronikat rreth viteve të ’800, por në realitet nuk e kanë braktisur kurrë kulturën popullore, protagonistë të filmave, librave duke nisur nga romani “Engjëj dhe demonë” të shkrimtarit Dan Brown. Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.
VËLLAZËRIA E DASHURISË SË PËRJETSHME
Në një artikull të vitit 1972, revista amerikane Rolling Stone i cilësoi si “mafia hippy”. Por vëllazëria e dashurisë së përjetshme më shumë se afër Cosa Nostra-s ishin më pranë grupeve antagoniste të Amerikës së Nixon. Filozofia e tyre e jetës ishte e bazuar në studimin e feve të ndryshe, me një sy special drejt atyre orientale. Por mbi të gjitha vëllazëria e kësaj shoqërie ishte e bindur nga përfitimet shpirtërore të Lsd. Dhe për shumë vite financuan shitjen cannabis-it dhe po ashtu edhe të drogës Lsd. Ishte ky miks droge dhe feje që e bëri këtë shoqëri një nga shoqëritë më të çuditshme sekrete (dhe të jashtëligjshme) të Kalifornistë të viteve 1960.
ELKS
Vëllazëria më e famshme amerikane është ndoshta ajo e Elks (Drerët brirëgjatë) e lindur në vitin 1868, me qëllime fisnike dhe anti-prohibicionizëm, dhe me kalimin e viteve u transformua në një shoqëri sekrete rituale e bërë e famshme edhe prestigji i anëtarëve të saj dhe në vazhdim e veprave të bamirësisë. Sot kjo shoqëri ka pak sekrete dhe pothuajse të gjitha ritualet bëhen në dritën e diellit, madje kanë edhe një uebit (elks.org). Por Elks-at konservojnë ende një pjesë të misterit antik, ndoshta sepse mes anëtarëve ka shumë personazhe të rëndësishme ”…figura me peshë politikë, njerëz të fuqishëm të biznesit dhe të spektaklit në Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjithë mjaftin të kujtosh se në këtë organizatë bënin pjesë edhe presidentë si Dëight D. Eisenhower, Warren G. Harding, Franklin D. Roosevelt, Harry S. Truman, John F. Kennedy dhe Gerald R. Ford”, shkruane Leone.
GJINKALLA 3301
Dhe nuk mund të mungonte shoqëria sekrete e internetit. Cicada (gjinkalla) 3301, që nga viti 2012 popullon në ueb me një sërë enigmash të komplikuara me qëllimin e rekrutimit të “individëve inteligjentë”. Duke qenë se enigmat janë vërtet të vështira dhe lidhen rreth sigurisë të të dhënave, kriptografisë, etj, një ndër hipotezat është se Gjinkalla është në realitet një mënyrë se si shërbimet sekrete ose kompanitë misterioze të teknologjisë për të rekrutuar eksepërtë të sigurisë informatike. “Të tjerë, – shkruan – Leone shikojnë pas Gjinkallës gjurmët e Ilumatit, të Masonëve dhe të grupeve të tjera kulte”.
6-TA SEKRETE
Një nga shoqëritë sekrete më pak të njohura është ajo e Secret Six. Të gjithë e dimë se Al Capone u kap falë një dredhie: Një akuzë për evazion fiskal. Por kush e gjeti mënyrën që bosi i bosave i mafias së Çikagos të binte në duart e drejtësisë? Sipas disa burimeve, pas arrestimit të tij ishte dora e “Bandës së të gjashtëve”: një grup sipërmarrësish dhe gjykatësish nga Çikago që në vitet ’30 formuan një klub të vogël sekret me qëllimin për të luftuar krimin që kishte dalë jashtë kontrollit. Për t’ia arritur qëllimit, i dhanë Alexander Jamie (ishte shefi i agjentëve specialë të Çikagos) të gjitha informacionet e duhura dhe e furnizuan me fonde në mbështetje të aktivitetit të spiunazhit që çuan në arrestimin e Al Capone-s. Për ta flitet edhe në libri “Të paprekshmit”: “Këta gjashtë njerëz – shkruan Eliot Ness – po luanin me jetët e tyre, të paarmatosur, për të realizuar atë që tremijë policë dhe treqind agjentë federalë nuk po e bënin dot”.
SEKTI I ASASINËVE
Gjatë kryqëzatave, sekti mysliman i njohur si “Vrasësit” (Assassins ose Hashshashin) i zhduknin armiqtë e fuqishëm duke përdorur një metodë: vrasjen. Për gati dy shekuj, nga viti 1090 deri në vitin 1273, Urdhëri i Vrasësve ka luajtur një rol të madh në Lindjen e Mesme. Një sekt i vogël shiit, që njiheshin si Vrasësit, ishin gjeografikisht të shpërndarë e konsideroheshin si heretikë nga mazhoranca sunite myslimane. Por në fund të shekullit të 11, Hasan Sabbah-u i pamëshirshëm e ktheu këtë sekt në një nga grupet terroriste më të rrezikshme në të gjithë botën. Edhe sundimtarët më të fuqishëm, sulltanët, vezirët, perandorët dhe krerët e shteteve të ndryshme jetonin të tmerruar nga të ashtuquajturit “Vrasësit”. Fanatikë e të disiplinuar, Hasan Sabbah dhe pasardhësit e tij ishin praktikues të shkëlqyer të luftës asimetrike. Ata krijonin mjete sulmi që ishin në avantazh përballë kundërshtarëve të tyre, si dhe vinin në rrezik një numër të vogël të ushtrisë së tyre. Si një formë efektive e parandalimit, liderë politikë, fetarë e ushtarakë prodhuan një ekuilibër të qëndrueshëm mes pushtetit të tyre dhe të armiqve, duke e ulur nivelin e konfliktit dhe humbjen e jetëve nga të dyja anët. Sot, 750 vjet pasi mongolët i shkatërruan ata, metodat e përdorura nga Asasinët, vrasjet sistematike për t’i dhënë fund një qëllimi politik, gjetën përdorim nga grupet terroriste si Hamas, Hezbollah dhe Al-Kaeda. Por për Hasan Sabbah, veprat e terrorit ishin një përgjigje legjitime për vetëmbrojtje pikërisht sepse në target të tyre ishin liderë fetarë, politikë e ushtarakë që sipas tyre kishin kryer veprime armiqësore kundër komunitetit. Me siguri Hasan Sabbah kishte për t’i parë me përbuzje taktikat e përdorura nga grupet terroriste të sotme në Lindjen e Mesme ku në target janë civilë të paarmatosur.
TEMPLARËT
Themeluar në vitin 1118 nga aristokrati Hygo di Payns, në respekt te kërkesës së San Bernardo di Chiaravalle në përfundim të kryqëzatës së parë, Urdhri i Templarëve ishte i përbërë fillimisht nga 11 murgjër francezë të armatosur me shpata, të cilët kishin për detyrë të mbronin nga të pafetë pelegrinët që udhëtonin përgjatë rrugës së shenjtë nga Jaffa ne Jeruzalem. Arabët i quanin templarët ”djajtë e bardhë”. Lindja e këtij urdhri duhet lidhur në sensin territorial dhe historik me Tokën e Shenjtë e cila ishte në qendër të luftërave ndërmjet forcave kristiane dhe atyre islamike pas kryqëzatës së parë, kur rrugët për në Tokën e Shenjtë ishin të rrezikuara nga grabitës dhe fanatikë islame të cilët sulmonin dhe grabisnin pelegrinët. Urdhri, i cili e kishte selinë ne vendin në të cilin besohej se kishte lindur ne antikitet tempulli i Salomonit( nga i cili ka marrë emrin), u njoh nga Kisha në vitin 1129 dhe në vazhdim iu njohën privilegje te mëdha.
MJEKËR DHE MUSTAQE
Kalorësit e parë ishin laikë, por duke qenë të dëlirë, të bindur dhe të varfër, kjo i lejoi Urdhërit që të grumbullojë pasuri të pafundme, edhe si pasojë e transferimit te vlerave monetare nga dhe për në Tokën e Shenjtë. Një pjesë e mirë e këtyre pasurive u përdorën për ndërtimin e 9 mijë kishave, pallateve dhe vendeve te fortifikuara. Jetonin në bazë të rregullave të shumë të rrepta: ishin të detyruar të mbikqyrnin festat e shpeshta fetare, te agjëronin sipas ritit kristian, të bënin bamirësi, të konsumonin ushqimin në qetësi duke dëgjuar një lexim biblik, të mbanin flokët e shkurtër, mjekër dhe mustaqe. Vishnin mantel te bardhë me një kryq të kuq në shpatullën e majtë dhe autoriteti i tyre madhor ishte Mjeshtri i Madh. Influenca e Templarëve (në vitin 1147 numri i tyre ishte rreth 300, por shumë shpejt u bënë me mijëra) u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën, dhe pasuria e tyre u rrit me ritme marramendëse (ishin shumë pranë trashëgimisë se mbretërisë së Aragonës në Spanjë). Perëndimi i këtij urdhri filloi në vitin 1307: të akuzuar për sodomi, tradhti, lakmi dhe idhujtari, me qindra templarë u arrestuan, torturuan dhe dënuan ne turrën e druve nga mbreti i Francës, Filipi i IV, mbase i frikësuar nga pushteti i tyre, dhe në vitin 1312 Urdhri u mbyll nga Këshilli i Vjenës.
Legjendat rreth Templarëve
Karakteri fortësisht mistik në Urdhërin e Templarëve ishte vendndodhja e tij në Jeruzalem në malin Moriah, pikërisht në vendin ku kishte lindur tempulli i Salomonit. Pikërisht ky fakt , ka sjelle lulëzimin e shumë legjendave rreth Templarëve që edhe në ditët e sotme kanë shumë mbështetës te palëkundur. Një ndër legjendat është dhe marrja në posedim e Gralit të Shenjtë, si dhe të Arkës së Lidhjes, dhe kjo i ka dhëne atyre pushtetin e një qeverie okulte, mbi të gjitha qeveritë e tjera. Legjenda, por me një bazë te mundshme vërtetësie: bazuar ne shumicën e historianëve, pasuria e tyre i bëri te plotfuqishëm dhe i nxori jashtë çdo kontrolli. Në një shekull, në vitet 1300, në kohën që shteti kërkonte të emancipohej nga Kisha, Templarët ishin një pengesë e rrezikshme për t’u kaluar.