STUDENTJA E KOLEGJIT AAB REALIZON PUNËN PRAKTIKE NË NJËRIN PREJ UNIVERSITETEVE PRESTIGJIOZE TË BE
Aftësimi për punë dhe ndërtimi i karrierës së studentëve mbetet qëllim primar i Kolegjit AAB, derisa të diplomuarit janë të gatshëm të ndjekin ëndrrat e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.
Së fundi Rea Loci, ish studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, u përzgjedh të bëj punë praktike për gjashtë muaj në një nga universitetet më prestigjioze në BE, atë të Masaryk në Brno të Çekisë.
‘’I inkurajoj të gjithë të rinjtë të punojnë për ëndrrat e tyre, dhe ato t’i ndjekin përmes studimeve në Kolegjin AAB, si dhe dua të falënderoj gjithë stafin akademik për përkrahjen dhe dijen e fituar”, u shpreh Rea.
Universiteti Masaryk, renditet për vite me radhë si një ndër 10 universitetet më të mira në shtetet e reja anëtare të BE-së.
Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, ka ndihmuar çdo gjeneratë të studentëve të depërtojnë në tregun e punës si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Aftësimi i studentëve bëhet përmes stafit profesional, të cilët merren me përgatitjen e kuadrove të reja për suksese të njëpasnjëshme./kolegji AAB