Albspirit

Media/News/Publishing

Sun Xu dhe arti i drejtimit të trupave

Artur Meçollari

Sun Xu dhe arti i drejtimit të trupave

Kriza është prova e drejtimit.

2500 vjet më parë, kur Sun Xu shkroi librin e tij “Arti i Luftës”, u thirrë nga Princi. Princi e kishte pëlqyer jashtëzakonisht librin e tij dhe vendosi të provojë teoritë e Sun Xu-së mbi drejtimin e trupave. Për ketë ai i kërkoi Sun Xu-s të përgatiste si ushtarake 60 vajzat e harremit të tij.

Sun Xu i ndau 60 vajzat në dy toga dhe komandante të togave vendosi dy vajzat për të cilat Princi kishte më shumë afrimitet. Mbas kësaj Sun Xu iu shpjegoi ushtareve të reja kthimet në vend: majtas, djathtas dhe mbrapa. Kur Sun Xu mendoi se ushtaret i kishin kuptuar veprimet dha urdherin “Majtas ktheu !”. Në këtë moment ushtaret duke qeshur u kthyen në drejtime të ndryshme ose nuk u kthyen fare.

👉Mësimi 1: Sun Xu gjykoi nëse vartësit nuk e kanë kuptuar çfarë duhet të bejnë është detyrë e eprorit t’ua shpjegoj përsëri. Dhe nisi nga e para shpjekimin mbi kthimet në vend. Kur mbaroi Sun Xu dha përsëri urdhërin “Majtas ktheu !”. Ushtaret përsëri nisën të qeshin dhe ktheheshin sipas dëshirës.

👉Mëdimi 2: Sun Xu gjykoi se kur vartësit e dinë se çfarë duhet të bëjnë, por nuk e bëjnë atë, këtu ka një problem. Dhe dha urdhër tu prihet koka dy komandanteve të togave. Kështu u bë. Më pas Sun Xu përsëriti urdhërin “Majtas ktheu !”. Të gjitha ushtaret u thkyen majtas dhe këtë radhe pa qeshur.

Më pas Sun Xu do të shkruante “të drejtosh shumë ushtarë, apo pak ushtarë, është njëlloj, thelbi është eksperienca”.

Sot, mbas 2500 vjetësh teoria e drejtimit të trupave është zhvilluar nga shumë teoricienë dhe strategë ushtarak dhe ajo karakterizohet nga tre vlera thelbësore të një lideri ushtarak, të cilaj mishërojnë jo vetëm eksperiencën, por dhe përgjegjëshmërinë e tij: VIZIONI, INTEGRITETI dhe PROFESIONALIZMI.

Por, aftësitë e drejtimit provohen kryesisht në momente krizash, në të kundërt krizat kthehen në nje fenoment ciklik me intesitet në rritje.

Please follow and like us: