Leonardo da Vinçi: Kush do t’i bëjë varrin tjetrit
Në breg të detit një mi,
kish dalë për gjueti.
Një midhje dy kapakë–buzë,
goja po i digjej shpuzë.
Vajti pranë i flet i matur,
guaskave si gojë e hapur:
– E bukur, thesar i lashtë,
s’di ç’ke brënda, shoh veç jashtë.
Hundën zgjati e futi në tul,
sakaq kapaku tjetër u ul.
I mbërtheu si çark kokën,
duke i bërë “pa dashje” gropën.
Një mace që dëgjoi ulërimë,
shpejtoi të shuante urinë.
Please follow and like us: