Albspirit

Media/News/Publishing

Testi i Sokratit për thashethemnajat që marrin dhenë

 

 

Në Greqinë e lashtë, Sokrati kishte një popullaritet të madh për mençurinë. Një ditë dikush erdhi për të takuar filozofin e madh dhe i tha:

– A e dini se çfarë sapo dëgjova për shokun tuaj?

– Një çast – iu përgjigj Sokrati – para se të më thuash, do të doja të të bëja një provë time të tre sitave.

– Të tre sitat?

– Po, vazhdoi Sokrati, përpara se të tregosh diçka për të tjerët, është mirë të gjesh kohë për të filtruar atë që dëshiron të thuash. Unë e quaj atë test me tre sita. Sita e parë është e vërteta. A e keni kontrolluar nëse ajo që do të më thoni është e vërtetë?

– Jo, sapo e dëgjova.

– Shumë mirë. Kështu që ju nuk e dini nëse është e vërtetë. Vazhdojmë me sitën e dytë, atë të mirësisë. Çfarë doni të më thoni për mikun tim, a është gjë e mirë?

– Oh jo, është e kundërta e saj.

Kështu, Sokrati pyeti: “Ti dëshiron të më thuash gjëra të këqija për të dhe nuk je as i sigurt që ato janë të vërteta”? Ndoshta ju ende mund të kaloni testin e sitës së tretë, atë të dobisë. A është e dobishme për mua të di se çfarë do të më thuash për këtë mik?

– Jo.

– Pra, përfundoi Sokrati, ajo që do të më thoshje nuk është as e vërtetë, as e mirë, as e dobishme, ndaj pse deshe të ma thuash?

Le të përmirësojmë për mirë jetën tonë individuale dhe shoqëria do të ndryshojë gjithashtu.

Please follow and like us: