Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel fiton Nobelin e paqes së UNESCO-s

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel u nderua sot me çmimin “Nobel” për Paqen 2022″ të UNESCO-s, për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, deklaroi presidenti i jurisë dhe fituesi i “Çmimit Nobel për Paqen 2018”, Denis Mukwege.

Drejtoresha e përgjithshme e organizatës kulturore të OKB-së, Audrey Azoulay, vlerësoi gjithashtu Merkelin, duke thënë se fitorja e saj shërben si një kujtesë se mënyra në të cilën ne i trajtojmë migrantët dhe refugjatët mbetet një çështje kritike.

Nderimi, i cili zyrtarisht quhet “Çmimi i Paqes Félix Houphouët-Boigny-UNESCO”, mban emrin e ish-presidentit të Bregut të Fildishtë.

Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë një përpjekje të veçantë për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen.

Nuk është vendosur ende se kur do t’i dorëzohet çmimi Merkelit, e cila u largua nga politika vitin e kaluar pasi shërbeu katër mandate si kancelare e Gjermanisë.

Në verën e vitit 2015, ndërsa refugjatët po kalonin në Evropë, Merkel hapi kufijtë e vendit të saj dhe u deklaroi gjermanëve “Wir schaffen das” – “Ne mund ta bëjmë këtë”.

Please follow and like us: