Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestimi i mashtruesit Faruk, Çuçi përgëzon policinë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas lajmit se u arrestua bosi turk i kriptomonedhave, i shumekerkuar nga Interpoli dhe Turqia.

Në një postim në Twitter, ministri i Brendshëm thotë se kjo “eshte një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare”.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, shkruan Çuçi.

Please follow and like us: