Albspirit

Media/News/Publishing

Vladimir Yakovlev: Mua më pagëzuan me emrin e gjyshit

Im gjysh qe një vrasës, një kriminel gjakatar, një strateg i së keqes. Ai vrau të atin pa e menduar fare. Pikërisht mbasi stërgjyshja ime, e ëma e tij, kish varur veten.
Kujtime më të bukura të vegjëlisë sime nanuriten përreth një apartamenti të madh, me shumë dhoma, në rrugën “Rruga e re e së ardhmes”, shtëpi për të cilën familja ime ishte shumë krenare që e zoteronte.
Siç zbulova më vonë, këtë apartament luksoz gjyshërit as e kishin ndërtuar e as e kishin blerë, por ia kishin marrë me forcë një familjeje të pasur tregtarësh.
Kujtoj dollapin e bukur të bukës ku shpesh zhysja turinjtë për të ngrënë diçka. Kujtoj edhe divanin e madh ku gjyshja më lexonte përralla që të më zinte gjumi dhe dy kolltukët prej lëkure që familja i përdorte vetëm për diskutime të rëndësishme.
Mora vesh më vonë që gjyshja ime, që doja aq shumë, kish punuar, e kish qenë shumë e zonja si agjente provokatore për një kohë të gjatë në jetën e saj.
Duke përfituar nga pozita e familjes, u afrohej personave të ndryshëm e pasi i provokonte, spiunonte aty ku duhej, reagimet e tyre.
Divani ku më tregonin përrallat e fëmijërisë karriget, bufeja dhe të gjitha orenditë e tjera, nuk ishin blerë nga familjarët e mi. Ato orendi ishin zgjedhur ne magazinën ku mblidheshin mobiljet që merreshin në shtëpitë e të pushkatuarve nga regjimi.
Nga këto magazina punonjësit e Sigurimit të Shtetit mobiluan shtëpitë e tyre falas.
I veshur me vellon e hollë të padijes, kujtimet e mia janë të zhytura thellë në bastisje, vrasje, dhunë e tradhëti. Kullojnë gjak.
E unë, kush jam unë?
Të gjithë ne të lindurit e rriturit në qytetin e madh, jemi nipa viktimash e vrasësish.
A nuk kishte viktima në familjen tende?
Pra, një herë e një kohë ishin birucat e ekzekutimit.
A nuk kishte togë pushkatimi?
Pra, ka pasur pafund viktima.
A, nuk paska pasur viktima e vrases?
Atëherë paska sekrete të mëdha fshehur në atë familje. As mos dysho për këtë!
Kam përshtypjen se e nënvlerësojmë shumë ndikimin e tragjedive të shkuara mbi psikologjinë e gjeneratave të sotme.
Mbi psikologjinë time dhe tënden bashkë.
Kur bëjmë bilancin e kësaj tragjedie, zakonisht numërojmë të vdekurit, por duke arsyetuar më thellë mbi ndikimin e kësaj tragjedie mbi psikologjinë e gjeneratave të së ardhmes, ajo çka vlen nuk janë te vdekurit por të mbijetuarit.
Të vdekurit janë të gjithë të tretur, por të mbijetuarit janë prindërit tanë e prindërit e prindërve tanë.
Të mbijetuarat janë vejushat, jetimët, të dashurit e zëmres të zhdukur pa nam e nishan, të internuarit, ata qe u bën vrasës për të shpëtuar lëkurën në emer të një ideje a të fitores. Tradhëtarët e të tradhëtuarit prej tyre, pabuksat që shitën ndërgjegjen e tyre e u bënë masakrues, të torturuarit e torturuesit e tyre, të përdhunuarit, të mbeturit sakat, të vjedhurit, të detyruarit që të shkruanin raporte, të shkuar dëm nga zhbërja e moralit, faje e besime të humbura, të poshtëruarit, të burgosurit e kampet e internimit.
Dhjetra miljona njerëz vdiqën.
Të mbijetuarit qenë me qindra miliona.
Janë me qindra miliona.
Ata humbën në frikë, në dhimbje që vazhdimisht i krijonte presion i rreziku që do vinte nga jashtë.
E këto makthe ua kanë përcjellë fëmijëve që bashkë me tradhëtinë që ndjenë nga prindërit, i ua dyfishuan në ankthet e makthet.
Nga statistikat nuk ka një familje te ne që në një mënyrë a në një tjetër, të mos vuajë pasojat e atij makthi kriminal pa precedent që vazhdon prej dekadash e dekadash.
E ke pyetur ndonjëherë veten se si ka ndikuar e ndikon mbi jetën tënde përvoja e tre brezave të familjarve të tu, në perceptimin që ti ke mbi botën!?
Nëse ende nuk e ke pyetur veten, pyete.
Më janë dashur vite për të kuptuar historinë e familjes sime, por pasi ia dola mbanë ta kuptoja, arrita të kuptoja edhe arsyet e frikës së vazhdueshme dhe të paarsyeshme.
Mbyllja së brendëshmi si në një guaske si dhe, paaftësia për të ndërtuar marrëdhënie të ngushta e të sinqerta. Ndjesia e fajit që me persekuton që prej fëmijërisë në fakt bile, që prej kohës që kanë filluar perceptimet e kujtimeve.
Në shkollë na mësonin krimet e nazistëve hitlerianë. Në universitet ato të krimeve të Kamboxhias.
Kishin “harruar” vetëm të na thonin që vendi ku u kryen krimet më të përbinshme e më të pashembullta në rruzull nuk qenë ato të Gjermanis, Italis, të Kinës a të Kamboxhia, por vendi ynë ku terrori i genocidit, më i tmerrshmi i historisë njerëzore nuk u jetua nga kinezet a koreanët, por nga tre gjeneratat e familjeve tona.
Pra, të mendojmë që është më mirë që të mos ta dinim. Në të vërtëtë eshtë më keq se kaq. Shumë më keq.
Ajo çka duket , edhe se nuk e dimë, shfaqet në ëndrrave e trazuara të femijve tanë, nga marrëdhëniet me prindërit tanë. Edhe kur nuk e presim, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimin që ka lenë brenda nesh e behemi të pafuqishem që ta luftojmë.
Ndikimi më i tmerrshëm i kësaj traume te ne është paaftesia për të qenë të vetëdijshëm për çfarë ka ndodhur. Si rrjedhim jemi të paafte të kuptojmë madhësinë e rëndësinë e kësaj traume mbi identitetin tonë e mbi perceptimin e realitetit ku jetojmë.
Nuk ka rëndësi se kush e personifikon frikën tonë të brendshme që e perceptojmë si rrezik; Amerika, Kremlini, Covidi, Turqit, Homoseksualet, “Evropa kurva e motit”, kolona e pestë a polici i thjeshtë në rrugët e qytetit natën.
Gjëja me e rëndesishme ështe të kuptojmë se deri në ç’pikë frikrat tona sot e ideja e një rreziku jashtë nesh, janë në të vërtetë , vetem fantazmat e asaj të kaluare që kemi frikë ta shohim në sy dhe të zotohemi ta perballojme.
Përktheu Leon Mirakaj
Please follow and like us: