Albspirit

Media/News/Publishing

RAMIZ LUSHAJ: AMBASADORË AMERIKANË PËR SHQIPTARËT (8)

Richard HOLBRUK, Ambasador i Amerikës në OKB, 2001

Richard Hollbruk, Richard Charles Albert Holbrooke, u lind më 24 prill 1941 në New York dhe ka vdekur më 13 dhjetor 2010 në Washington. Ambasadori i 22-të i SHBA në OKB, 7 shtator 1999-20 janar 2001. I Dërguar i Special i Presidentit Klinton për Ballkanin e Kosovës, 1998-1999. I Derguar Special i SHBA për Afganistanin e Pakistanin, 2009-2010. NdihmësSekretar i Shtetit Amerikan për Çështjet Europiane dhe Kanadeze, 1994-1996. Ambasador i SHBA në Gjermani, 1993-1994. Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Çështjet e Azizë Lindore e Paqësorit, 1977-1981.

 

RREZIKU I NJË LUFTE TË RE BALLKANIKE

Natyrisht se, është një lajm i madh që Sllobodan Millosheviçi, njeriu i cili filloi dhe humbi katër luftëra në Ballkan, është arrestuar për shkeljen e ligjeve Jugosllave – edhe pse për t’u plotësuar tërësisht drejtësia, ai medoemos duhet të ballafaqohet me Tribunalin e Krimeve të Luftës në Hagë. Meqë amerikanët ishin ata, që shpenzuan më së tepërmi kohë me të, kryesisht në negociatat që përfunduan luftën e Bosnjës, unë jam thellësisht i kënaqur që roli i tij aktiv në histori ka ardhur në një fund.

Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet ende për Radovan Karaxhiqin dhe gjeneralin Ratko Mlladiq. Liria e vazhdueshme e këtyre dy personave – njëri lider racist i serbëve të Bosnjës, dhe në anën tjetër përgjegjësi për vrasje masive – rënduan shumë politikën Perëndimore. Këta persona, posaçërisht Karaxhiqi, mbetet opozitari kryesor i një Bosnje të vetme multietnike. Ngurrimi i NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, madje edhe të tentojnë t’i arrestojnë këta persona është gjëja e vetme që më ka shqetësuar mua për politikën perëndimore, që nga Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995.

Nëse Karaxhiqi është i kuptueshëm, e unë besoj se ai është i cënueshëm, implementimi i Dejtonit do të ishte shumë më efektiv. Ironikisht, udhëheqësit e ushtrisë amerikane – të cilët kanë shumë dobi nga arrestimi i Karaxhiqit, sepse do të ishte përshpejtuese tërheqja e afërsisht 5.000 trupave amerikane – kanë qënë më ngurrues, duke cituar rrezikun dhe vështirësitë e bashkëpunimit me trupat franceze, në sektorin e të cilëve ai zakonisht fshihet. Mossuksesi i arrestimit të këtyre dy personave tregon se, si mosveprimi mund të jetë vendim politik dhe një vendim me pasoja. Arrestimi i Millosheviçit rezultoi nga shtypja amerikane – veçanërisht nga legjislacioni që kërkon bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, si një kusht për ndihmë të mëtutjeshme. Deklaratat e Sekretarit të Shtetit, Kolin Pauell pas arrestimit se, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me ndihmat ishin të përshtatshme, por kjo vetëm shtyn afatin e vendimeve të mëdha, që rrinë të varura mbi politikën amerikane të Ballkanit. Shtyrja e afatit, sidoqoftë, është një taktikë, dhe jo politikë e vërtetë.

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i udhëheqin ngjarjet, ato do të udhëhiqen prej tyre. Ato nuk do të munden që vazhdimisht të luajnë me rishqyrtime politike dhe “bashkimin e grupeve”. Historia është e vazhdueshme dhe nuk bazohet më në ratifi kimin e seancave të Senatit. Aksionet e fundit të ndërmarra nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë dhe kroatëve të Bosnjës janë pjesërisht reaksione ndaj administratës së re, që është më pasive në Ballkan.

Ky perceptim është duke i inspiruar separatistët të tentojnë t’i kthejnë prapa arritjet e pesë viteve të kaluara. Në këtë mënyrë dhe ka fi lluar një luftë e pestë ballkanike në Maqedoni dhe Uashingtoni ballafaqohet me rreziqe edhe në Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Sot në Bosnjë, një rrezik i ri vjen nga kroatët e Bosnjes, të cilët përpiqen të prishin federatën e thyeshme muslimane – kroate. Gjatë dhjetë viteve të kaluara, ata kanë inspiruar në shkallë të gjërë dezertimin e kroatëve nga ushtria e federatës dhe sulmet mbi paqëruajtësit e NATO-s. Qëllimi i tyre është të krijojnë një mini – shtet kroat, ndoshta më vonë të bashkohet me vetë Kroacinë. (Qëllimet e disa serbëve të Bosnjës janë të njëjta.) Nëse kroatët korrin sukses, Marrëveshja e Dejtonit efektivisht do të vdesë dhe Bosnja në thelb do të jetë e plagosur. Shtetet e Bashkuara, medoemos duhet të udhëheqin me përpjekje energjike ndërkombëtare kundër këtyre bazamenteve kriminele, duke i arrestuar ata dhe nëse është e nevojshme edhe të përdoret forca.

Problemi i dytë, në Mal të Zi – partnerit më të vogël të Serbisë në atë që ka mbetur si Jugosllavi – është më i pakapshëm. Kryetari i Malit të Zi, Gjukanoviq, qendroi trimërisht përballë kryetarit Millosheviç gjatë Luftës së Kosovës, duke i ndihmuar shumë NATO-s. Tash, ai gradualisht është duke lëvizur drejt Pavarësisë së plotë të Malit të Zi, domethënë ndarjes nga Serbia dhe shkatërrimit të plotë të Jugosllavisë.

Nëse, partia e Gjukanoviqit arrin fi tore të madhe në zgjedhjet e kuvendit të Malit të Zi, që do të mbahen më 22 prill, do të jetë shumë rënë për bashkësinë ndërkombëtare t’i kundërshtohet dëshirës së popullit. Për shkak të frikës se kjo mund të sjellë jostabilitet, pavarësia e Malit të Zi është e kundërshtuar nga Shtetet e Bashkara dhe Unioni Evropian. Por, nëse Mali i Zi e shpall veten të pavarur, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veç ta pranojmë këtë vendim. Është shumë më mirë të përgatitemi për këtë mundësi, sesa të investohet shumë në kundërshtimin e saj. Ne mund të jetojmë me një Mal të Zi të pavarur, po qe se kjo shkakton rrezik për vendet e tjera. Rreziku më i madh është në Maqedoni. Më së shumti, vetëm disa javë mbeten për ndërmjetësim për parandalimin e një lufte civile në mes sllavëve maqedonas dhe pjesëtarëve radikalë të pakicës shqiptare. Që të ndalohet kjo, Uashingtoni duhet të ketë një emisar të nivelit të lartë, që përfaqëson qartë administratën e Bushit, për skaj Havier Solanës të Bashkimit Evropian. Momentalisht, me lënien e diplomacisë krejtësisht në duart e evropianëve, Uashingtoni rrezikon përsëritje të gabimit të njëjtë si në vitin 1991 – mospërfi lljet e hershme, u përcollën me luftë. Më në fund vetë Kosova.

Ndryshe nga Bosnja, paqja e së cilës ka garanci ndërkombëtare me Marrëveshjen e Dejtonit, Kosova nuk ka asgjë më tepër se, një armëpushim të lëkundshëm dhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila e lë statutin përfundimtar të saj të pacaktuar. Shqiptarët kërkojnë Pavarësi, ndërsa serbët dëshirojnë ta mbajnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë. Derisa të arrihet ndonjë zgjidhje që do të jetë e mirëseardhur për të dyja palët, Beogradin dhe shqiptarët e Kosovës, do të jetë e pamundshme të tërhiqen trupat e NATO-s pa shkaktuar luftime të reja. Ende asnjëra palë nuk është e gatshme të bisedojë Kosovarët duhet njëherë të mbajnë zgjedhjet e tyre dhe të zgjedhin udhëheqësin e tyre – dhe fatkeqësisht këto zgjedhje janë vonuar deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, Beogradi nuk është i përgatitur të fi llojë bisedime, derisa ngatërresa e saj me Malin e Zi të rregullohet. Ashtu si në Maqedoni, Amerika, ndikimi i së cilës në këtë rajon është më i madh se i Evropës apo e Kombeve të Bashkuara, duhet të kërkojë ndonjë zgjidhje për bisedime. Në fund, pyetja kyçe është se, vallë në Ballkan janë mjaft të zemëruar për të arsyetuar këto rreziqe dhe shpenzime? Përgjigjja ime është e thjeshtë: ata janë të zemëruar shumë, sepse stabiliteti evropian mbetet interesi themelor i sigurimit të Amerikës, e cila nuk ka përfunduar me mbarimin e luftës së ftohtë. Kur konfrontohet me elemente kriminale, që ende i kërcënohen rajonit të Ballkanit, i cili është i vendosur në territorin e përgjegjësisë së NATO-s, alternativa e vetme, sipas mendimit tim, është në mes ndërhyrjes me kohë me një çmim më të ulët, sesa ndërhyrjes më të rëndë dikur më vonë.

Gazeta “Albania”, 12 prill 2001.

————————————-

Jozef LIMPRECHT Ambasador i SHBA në Shqipëri 2002

Joseph Limprecht – Ambasador i SHBA në Shqipëri, i emëruar me 7 krrik 1999, i paraqiti Letrat Kredenciale me 8 shtator 1999 dhe përfundimi i misionit diplomatik më 19 maj 2002, pasi ka vdekur në Parkun Kombëtar të Lurës, Dibër-Shqipëri. Ka filluar punën në DASH më 1975 në disa detyra e funksione diplomatike në Washington, Gjermani, Pakistan. Ishte doktor i shkencave në histori dhe fliste gjuhët anglisht, gjermanisht e uzbeke. I vlerësuar me disa dekorata nga DASH.

AMERIKANËT TË PAKËNAQUR ME RITMET E KORRIDORIT 8, NDAJ KËRKOJNË MË SHUMË NGA SHQIPËRIA, MAQEDONIA DHE BULLGARIA

“Qeveria ime është në pritje për të bashkëpunuar me ju për të shpejtuar punën e tejvonuar në rrugët kyçe, duke përfshirë Korridorin 8 dhe autostradën Durrës – Kukës. Qeveria ime gjithashtu ka investuar në masë të konsiderueshme në Portin e Durrësit, duke dhënë fonde për studime dhe prokurimin e pajisjeve. Ne presim tani që Qeveria Shqiptare të ndjekë rekomandimet teknike të paraqitura në Masterplanin e Portit dhe studime të tjera, për të ndërtuar një port modern, i cili plotëson standartet ndërkombëtare”, -me këto fjalë, shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë, J. Limprecht, i është drejtuar ministrit të ri të Transporteve, Sokol Nako, ndërsa ky ishte duke zhvilluar, së bashku me homologët e tij maqedonas dhe bullgarë, takimin e 17 të Grupit Koordinator për “Nismën e Zhvillimit të Ballkanit Jugor”, të njohur ndryshe edhe si Nisma “Klinton”. Ambasadori amerikan Limpreht ka thënë në këtë takim, ku mungonin gazetarët: “Një sistem modern dhe i efektshëm transporti është kritik në qoftë se një vend synon të thithë investime dhe të mbështesë një ekonomi tregu në lulëzim”.

Duke folur për Ballkanin, ambasadori Limprecht ka theksuar: “Një infrastrukturë rajonale transporti, – autostrada, hekurudha dhe portet, – jo vetëm do të nxisë zhvillimin ekonomik, por edhe do të krijojë lidhje mes vendeve të këtij rajoni, duke krijuar bazën e një stabiliteti rajonal të qëndrueshëm”. Ambasadori amerikan në Tiranë nuk ka harruar të thotë në takimin e djeshëm të sponsorizuar nga Agjencia e Tregtisë dhe e Zhvillimit e SHBA-ve (Projektet dhe dollarët që ka përfituar Shqipëria nga Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim, USAID: Studimi i Terminalit të Konteinerëve në Portin e Durrësit, 0,4 milionë USD; makineri shtypëse, ngjeshëse, për hekurudhën shqiptare 0,85 milionë USD; sistem sinjalizimi për hekurudhën shqiptare 1,68 milionë USD; pajisje për telekomunikacionin hekurudhor 1,6 milionë USD; pajisje për ndërtim/mirëmbajtje rruge dhe hekurudhe, 2,3 milionë USD; pajisje për analizën dhe llogaritjen e trafikut rajonal 1 milionë USD; pajisje për laboratorin e lëvizshëm të autostradës 1,3 milionë USD;  Shuma në total 9,13 milionë USD) se fondet e siguruara për përmirësimin e infrastrukturës së transportit përmes Paktit të Stabilitetit të shpenzohen në mënyrë kompetente dhe të efektshme. Ministri shqiptar i Transporteve e ka vlerësuar maksimalisht takimin e djeshëm dhe ndihmën amerikane. Por Nako ka kërkuar krijimin e Komisionit Ekonomik të Nismës për Zhvillimin e Ballkanit të Jugut dhe e ka quajtur Korridorin 8 domosdoshmëri ekonomike paneuropiane. Fizionominë e këtij korridori, ministri Nako e ka paraqitur si një korridor rrugor, ajror, telekomunikacioni, nafte dhe gazsjellës, informacioni etj., i cili fi llon në Portin Detar të Durrësit dhe të Vlorës dhe përfundon në Burgas dhe Varna të Bullgarisë.

Në përfundim të takimit të 17 të Nismës Rajonale për Zhvillimin e Ballkanit të Jugut, janë nënshkruar tri marrëveshje të veçanta mes Agjencisë Amerikane për Zhvillim dhe Tregti *dhe qeverive respektive shqiptare, maqedonase dhe bullgare. Shqipëria ka përfituar nga shuma prej 2,3 milionë USD, 1,1 milionë dollarë amerikanë për të siguruar pajisjet për Portin e Durrësit dhe të Vlorës, ndërsa Maqedonia 149 mijë dollarë për kompjuterizimin e hekurudhave dhe Bullgaria 1.073 milionë USD për mirëmbajtjen e lokomotivave. Takimi u mbyll nga ministri shqiptar i Transporteve, i cili theksoi se arritjet në këtë projekt të rëndësishëm janë modeste për momentin, por ato kanë të ardhme.

Gazeta “Albania”, 14 qershor 2002.

——————————————

ELISABETH SHELTON, E Ngarkuara me Punë (a.i.) e Ambasadës të ShBA në Tiranë, 2002

QYTETARËT E THJESHTË MUND TË KRYEJNË BËMA TË JASHTËZAKONSHME

 Elisabeth Shelton, Doktore e Shkencave, ka qënë diplomate në Departamentin Amerikan të Shtetit nga 1962-1964 dhe 1982-2005, me detyra e funksione diplomatike të ndryshme na ambasadat e SHBA në Malajzi, Nigeri, Turqi, Azerbajxhan dhe Shqipëri. Pas ndërprerjes së mandatit të ambasadorit Joseph Limprecht në Shqipëri më 2002, nga DASH u caktua në detyren e lartë diplomatike: E Ngarkuara Me Punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Njerëzit e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Dëgjojini këto fjalë të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, të shkruara 226 vjet më parë: “Ne i konsiderojmë këto të drejta të jenë të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria, dhe kërkimi I lumturisë; që për të siguruar këto të drejta, qeveritë krijohen nga njerëzit duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…”.

Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë? Ishin ata politikanë të shquar, – akademikë? – teoricienë politikë? Jo, ata ishin fermerë, avokatë, tregtarë, një botues librash dhe një topograf.

Asnjë prej tyre nuk kishte mbajtur ofi q të lartë qeveritar. Në fakt, zor se ndonjëri prej tyre kishte mbajtur ndonjë ofi q qeveritar. Disa kishin lindur të varfër. Të tjerët ishin pronarë tokash. Të gjithë të mirëarsimuar; pothuajse të gjithë kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Të gjithë meshkuj e të bardhë, nuk ishin tipikë të popullsisë si e tërë, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerëz të thjeshtë, të cilët shqetësoheshin thellësisht për lirinë, për lirinë personale, për qeverinë përfaqësuese të bazuar në sovranitetin popullor. Ata janë quajtur me të drejtë brezi më i madh i talentit politik në historinë amerikane.

Ky grup i vogël qytetarësh të thjeshtë krijuan Republikën Amerikane. Asnjë qeveri republikane para Revolucionit Amerikan, përveç disa pak kantoneve zviceriane dhe qytet – shteteve greke, nuk ka mbijetuar ndonjëherë kaq gjatë, dhe asnjë nuk është eksperimentuar në një vend aq të madh sa trembëdhjetë kolonitë.

Kolonitë nuk kishin histori bashkëpunimi. Krijimi i një kombi të pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte një proces revolucionar e jorevolucionar. Asnjë prej atyre që fi rmosën Deklaratën e Pavarësisë nuk e dinte se si do të përfundonte.

Shtetet e Bashkuara janë tani republika më e vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një sërë institucionesh dhe traditash politike që i kanë qëndruar provës së kohës. Ato që tani konsiderohen “idealet amerikane” janë përfaqësuar në mbarë botën: forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur dhe ikur gjatë këtyre 226 vjetëve.

Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta që citova në fillim, idetë të themeluara për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit të 18-të kanë vazhduar. Burrat dhe gratë bëjnë historinë. Burra dhe gra të zakonshme mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Ata që rrezikuan gjithçka për të shpallur këtë Deklaratë Pavarësie, ishin njerëz të thjeshtë. Dëgjoni se si e mbyllën deklaratën e tyre: “Dhe në mbështetje të kësaj Deklarate, me besim të patundur në mbrojtjen e Perëndisë Hyjnore, ne së bashku i betohemi njëri – tjetrit me jetën tonë dhe nderin tonë të shenjtë“. Këta qytetarë të thjeshtë krijuan ideale politike të reja, të jashtëzakonshme. Hartuesit e Kushtetutës sonë, 13 vjet më vonë krijuan kuadrin e qeverisë sonë të bazuar në këto ide revolucionare. Karta e të Drejtave vijoi mbas dy vjetësh. Krijimi i një qeverie kërkon kohë. Nuk është kurrë e thjeshtë. Kërkon eksperimentin dhe kurajon për të fl akur tutje atë që nuk funksionon. Por qytetarët e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Kombet mund të themelohen, idealet mund të përhapen. Ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojmë të përpiqemi për të arritur idealet tona. Disa prej këtyre idealeve ekzistojnë edhe këtu në Shqipëri. Ju keni avantazhin e të qenurit të pavarur dhe të të pasurit të një kushtetute. Ju, disa prej qytetarëve më të talentuar të Shqipërisë mund të krijoni atë qeverisje demokratike, e cila mund të jetë model për pjesën tjetër të Ballkanit. Pavarësisht nga humbja dhe tragjedia që Shtetet e Bashkuara kanë vuajtur disa muaj më parë, ne nuk duhet të detyrohemi të largohemi nga rruga që fi llimisht u skicua nga ata që na themeluan ne. Shtetet e Bashkuara do të jenë vendi ku gëzohen liritë, zgjuarësia shpërblehet, komuniteti çmohet dhe miqësia jonë do të jetë e shtrenjtë. Kjo ditë pushimi feston idealet e njerëzve, të cilët shpresuan dhe u lutën që një vend të mund të lindë në liri. Katër korriku na kujton çmimin që ia vlen të paguajmë për të ruajtur lirinë.

Gazeta “Albania”, 4 korrik 2002.

—————————————

Elisabeth SHELTON, E Ngarkuar me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë 2002

RRUGA DURRËS – PRISHTINË, MËSE E DOMOSDOSHME PËR ZHVILLIMIN E SHQIPËRISË

“Kjo rrugë do të sjellë njerëz tek ju, do t’u krijojë mundësinë që të lëvizni lirshëm, qoftë brenda apo jashtë vendit”. “Ne e kemi më se të domosdoshme ndërtimin e kësaj rruge edhe për zhvillimin e Kukësit, (Qarku i Kukësit, pra Kukës, Has e Tropojë si dhe një pjesë të Pukës e të Dibrës, kah trupon Rruga e Kombit) edhe për zhvillimin e mbarë Shqipërisë dhe shpresojmë që ky zhvillim do të arrihet shumë shpejt”. Këto kanë qënë dy deklaratat e bëra në Kukës në lidhje me rrugën Durrës – Prishtinë nga Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Elisabet Shelton dhe drejtori i Bankës Amerikane në Shqipëri, Lorenc Ronkari. Shelton dhe Ronkari ndodheshin në Kukës me rastin e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” të Kukësit, akorduar ish – ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Jozef Limprehtit (pas vdekjes). Shelton, e cila zëvendëson në detyrë ish – ambasadorin Limpreht, e ka konsideruar ndërtimin e aksit të ri rrugor Durrës – Kukës – Prishtinë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Zonja Shelton tha se ai është “një projekt me të vërtetë i lidhur me të gjithë njerëzit e pranishëm në këtë vend”.

Më tej, ajo vlerësoi gjithashtu nismën e Kryeministrit Majko për ndërtimin e kësaj rruge, duke theksuar se, “me të vërtetë kemi pasur rezultate për sa i përket bashkëpunimit me Qeverinë Majko”. Sipas diplomates Shelton “ekzistojnë rrugë për të gjetur fondet për ndërtimin e kësaj rruge, duke përdorur bankat, gjithashtu edhe sistemin fi nanciar”.

Gazeta “Albania”, 11 korrik 2002.

—————————————

Lorens BATLER, Ambasador i SHBA në Maqedoni (FYROM), 2002-2005

Lorens Batler, Lawrence E.Butler, i datelindjes 1953. Shteti i Rezidencës: Maine. Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë në Maqedoni. I emëruar me 1 prill 2002. Paraqitja e Letrave Kredenciale, 22 prill 2002. Perfundimi i Misionit: 26 mars 2005. Diplomat karriere në Sherbimin e Jashtëm Amerikan, prej nga viti 1976. Shërbeu në detyrën e Drejtorit për Çështje Europiane në stafi n e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, 1997-1999. Ndër të tjera, në detyrën e misionet e tij, ishte i angazhuar drejtpërdrejt me Presidentin e RSFJ, Millosheviçin, në negociata e nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit e zbatimin e saj. Ndihmoi edhe në hapjen e Zyrës së Parë të SHBA në Kosovë, i cili në vitin 1993 kishte shërbyer në Kosovë në kuadrin e KSBE, OSBE për Parandalimin e Konf iktit në Kosovë. Dha një kontribut të ndjeshëm për zbatimin e Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit të vitit 2001, si dhe për integrimet e Maqedonisë në NATO e BE. Ishte pjesë e stafit, detyrave e misioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit deri në shtator 2013 kur doli në pensionim.

 

SHQIPTARËT E MERITOJNË NJË ARSIMIM

Si e vlerësoni situatën në Maqedoni pas disa javëve të fundit dhe ngjarjeve që ndodhën në rajonin e Kumanovës, ngjarjet në “Tetova Tabak” dhe problemet në arsim?

BATLER: Ndihem shumë i sigurt për situatën në Maqedoni për dy arsye. Raportet nëpër gazeta për Universitetin e Tetovës, për njerëzit të cilët po tentojnë që ta transferojnë në kompaninë e duhanit – dhe konsideroj se ju e shikuat deklaratën tonë të cilën e botuam në fi llim të kësaj jave se si iu përgjigj Qeveria incidenteve të 5 shtatorit, në Brezë, në Mëhallën e Malinës, si iu përgjigj protestave të gjimnazistëve, tregojnë disa gjëra. Së pari, është evidente se, ende ka njerëz me axhenda të tyre dhe të brengosur për gjëra të caktuara. Po ashtu, Qeveria tregoi se është e aftë t’u përgjigjet sfi dave në mënyrë inteligjente dhe adekuate.

Për aksionin në Brezë – fitohej përshtypja se policia maqedonase dhe Qeveria e kishin përkrahjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare. Por, disa ditë më vonë komentet nga Brukseli ishin më të ndryshme. Ju shpreheni se Qeveria punon mirë. A është kjo diçka që shkon së bashku?

BATLER: Demokracia është formë më e keqe e sundimit, por megjithatë është më e mirë, se të gjitha format tjera që do të mund t’i kishim. Qeveria është prej njerëzve dhe për njerëzit. Kur ballafaqohemi me sfi da, pa marrë parasysh nëse janë ato sfi da për zbatimin e të drejtës siç ishte rasti në Likovë, Brezë, Mëhallë të Malinpës dhe përgjigjes ndaj kësaj sfi de; ose, nga ana tjetër, nëse kjo është një përgjigje adekuate për gjimnazistët të cilët kanë vendosur që koha është mjaft e mirë për të mos e kaluar nëpër klasa, por për të protestuar dhe për të hapur paralele. Të merremi vesh: kjo qeveri u ballafaqua me sfi dat. Vlerësimi im i operacionit që është zbatuar në Mëhallën e Malinës, pa marrë parasysh rezultatin ose si është formuar, është se qartazi mbetën në kuadër të limiteve të përcaktuara për të. Edhe këtu operacioni kishte një përkrahje shumë të fuqishme. Këta kriminelë bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm dhe operonin jashtë ligjit duke i sprovuar të gjithë që hasnin në ta, pa marrë parasysh nëse janë ata OSBE-ja, Konkordia, policia… Këta djem ishin jashtë kontrollit dhe ata veç nuk janë më në rrethinë. Kjo nuk do të thotë se ata nuk do të kthehen, por sikur mëzatit, të cilit hunda i është përgjakur, ata vendosën se ndoshta kjo nuk është ajo që e dëshironin. Policia nuk dëmtoi prona të popullatës, e as që persona të pafajshëm dhe fshatarët ishin cak i sulmit. Ky ishte një operacion i ndryshëm prej atyre që i shikonim në vitin 2001, është kundër dy grupeve të ndryshme njerëzish. Prej këtyre njerëzve madje edhe AKSH-ja u distancua dhe tha se nuk janë pjesë e strukturave të saj. Është e qartë se ato ishin vetëm banda. Policia veproi në mënyrë befasuese me efikasitet, meqë kjo është një punë e re për të gjithë neve. Si të ballafaqoheni me një grup njerëzish me armë dhe uniforma lart nëpër kodra? Ata tani janë të shkatërruar dhe më nuk i keqtojnë banorët e Likovës dhe jeta kthehet në normalitet. Dhe ky është observimi im. Është shumë lehtë që pas ngjarjes të ulesh dhe të kritikosh. Unë këtë nuk do ta bëj. Unë do të ulem dhe do të them se si mund ta bëjmë këtë më mirë herën e ardhshme.

A mund të flasim për reagim të tepruar, meqë tani askush nuk i përmend “Çakallën”, komandant Brezën, të cilët ishin tema kryesore në media deri para do kohe?

BATLER: Ata asnjëherë nuk kanë qenë tema ime. Asnjëherë nuk më keni dëgjuar që të flas për ta. Nuk kam kurrfarë interesi që të merrem me këta njerëz. Ata janë krejtësisht jashtë gjithë asaj që është normale këtu. Përqëndrimi ynë është që t’u ndihmojmë qytetarëve të Maqedonisë që ta jetojnë jetën në mënyrë normale. Këtu i përfshij edhe miqtë e mi të mirë nga rajoni i Likovës dhe i Brezës. Njerëzit të cilët jetojnë në këtë rajon janë qytetarë të rëndomtë, e jo kriminelë. Askush nuk dëshiron të ketë persona të cilët me pushkë vozitën përreth dhe thonë se nuk mund të vini këtu meqë unë jam një djalosh i madh me uniformë të zezë dhe them se nuk mund të vihet këtu. Popullata lokale nuk i dëshiron këta djelmosha këtu dhe kjo është puna më e mirë.

E parashtroj këtë pyetje meqë janë gjithnjë e më të zëshme thashethemet që thonë se ky aksion ishte i tepëruar nga ana e Qeverisë, si mënyrë që të mbulohen disa ngjarje sociale?

BATLER: Unë nuk e përkrah teorinë se gjithmonë kur Qeveria ka probleme në një sferë, krijon probleme në një vend tjetër për ta tërhequr vëmendjen e opinionit. Unë këtë e quaj model të Sllobodan Millosheviçit. Ai gjatë një bisede më tha se nëse dëshiron të zgjidhësh një problem, duhet të krijosh një problem më të madh. Unë nuk besoj në këtë. Konsideroj se spekullimet e vëzhguesve të caktuar janë të pabaza, por, siç duket, dinë të shkruajnë dhe punët e tyre botohen nëpër gazeta.

Përmendët deklaratën tuaj të fundit për opinionin. Ne do ta komentojmë këtë deklaratë, meqë për ne është dhe një dëshmi se Qeveria nuk vepron, ndërsa ju në njëfarë mënyre me hapat e këtillë e mbuloni.

BATLER: Ju keni të drejtë në interpretimin tuaj, por nuk do të pajtohesha me të. Ne kishim qëndrim ndaj të ashtuquajturit Universitet të Tetovës qëmoti. I përkrahëm planet e Qeverisë për ta rregulluar dhe akredituar këtë institucion arsimor në Reçicë të Vogël. Mesazhi të cilin e dërguam, dhe ishim shumë të qartë lidhur me atë, është se përderisa persona të caktuar janë të ndërlidhur dhe të përzier në këtë institucion, ne nuk do ta prekim. Rast i tillë ishte kur Sulejmani ishte rektor dhe kur persona të tjerë luanin për interesat e tyre personale. Nuk mund të keni institucion legjitim dhe të respektuar kur disa persona e bëjnë atë për interesa personale. Qytetarët e Maqedonisë, veçmas popullata shqiptare në rajonin e Tetovës, meriton që të ketë një institucion për arsim sipëror që është tërësisht i akredituar, i njohur në aspektin nacional dhe ndërkombëtar dhe për të cilin ne do të ishim të gatshëm që ta përkrahim që të bëhet tërësisht funksional. Për një gjë të këtillë u zotuam moti dhe kjo është njëra prej arsyeve përse ekziston Universiteti i Evropës Juglindore, i cili nuk është vetëm i popullatës shqiptare, meqë 30 për qind e studentëve në këtë universitet janë maqedonas. Ai siguron arsim që është praktik dhe ka orientim evropian. Dhe shpresoj se edhe Universiteti në Tetovë do të jetë i tillë. Nuk e di se sa fakultete të këtij universiteti do të akreditohen në fund. Nuk e di për Maqedoninë, por në vendin tim kemi shumë fakultete dhe universitete dhe është shumë vështirë që t’u ndihmohet njerëzve që të kuptojnë se cilat vlen të investohet. E kjo është diçka që nuk mund ta ktheni asnjëherë. Ju gjithmonë mund të fi toni para, por asnjëherë nuk do t’i ktheni tri-katër vitet që i keni kaluar duke mësuar në një vend. Kjo është një gjë që të rinjtë nga Maqedonia, veçmas qytetarët e rinj shqiptarë nga Maqedonia, e meritojnë – arsimimin më të mirë të mundshëm, meqë kjo është pjesë e aspiratave maqedonase drejt NATO-s dhe Evropës.

Po, por nuk shikojmë kurrfarë problemi në legalizimin e Universitetit të Tetovës. Ekziston një ligj i ri, procedura veç më gjendet në Qeveri. Ndaj, për këtë arsye pse ishte e nevojshme pjesa e parë e deklaratës së përbashkët ku ju e përkrahni legalizimin e Universitetit?

BATLER: Qëllimi ynë ishte që qartazi të bëjmë të ditur se cili është pozicioni ynë lidhur me këtë çështje në rast se dikush dyshon.

Ne, nga ana tjetër e shikojmë si balanc të pjesës së dytë të deklaratës, në të cilën në fakt ju u drejtoheni gjykatave. Ju kërkoni që gjykata ta zgjidh problemin.

BATLER: Pjesa e dytë e problemit është, në fakt, diçka për çka Nikolla Gruevski javën e kaluar foli në drekën e Dhomës Ekonomike Amerikane lidhur me atë se çfarë është klima për investime të huaja në Maqedoni. Përgjigja ime është – ajo është e mirë. Tani është koha e vërtetë. Nëse unë do të isha investitor i huaj, tani është koha për të ardhur në Maqedoni, meqë do të vijnë para të tjerëve, do të kenë më shumë prona dhe më shumë mundësi për fillimin e biznesit. Por, disa prej problemeve për investitorët, e kjo është diçka që e shohim për çdo ditë, janë çështjet e pronësisë dhe të drejtave pronësore. E veçmas çështja e asaj se kush në fakt posedon një ndërtesë të caktuar. Kjo është diçka që siç po shikojmë relektohet në Ohër, në Manastir, kjo është një gjë shumë e ndërlikuar dhe do të dëshironim të shohim gjykatat të mund të zgjidhin qartazi këto çështje lidhur me atë se kush ka të drejtë të posedojë një pronë të caktuar, konkrete, kush është pronari. Edhe institucioneve shtetërore normalisht nuk ju ndodh, që papritmas, persona privatë të marrin me qera ose të blejnë diçka që është pronë shtetërore ose shoqërore dhe më pas të pohojnë se atë e kanë blerë prej fi lan personave. Kjo është shumë e turbullt dhe pasoja nga çështja e këtillë specifi ke është më e gjerë, jo vetëm për fabrikën e duhanit në Tetovë.

Por, në këtë rast ekzistojnë çështje të caktuara për sigurinë – kush e kontrollon Tetovën. Ju përmendni një njeri që qëndron pas këtyre ngjarjeve dhe që është personalitet shumë i fuqishëm në Tetovë. Ndaj nëse është kjo çështje për sigurinë ose jo?

BATLER: Unë nuk e shikoj këtë si çështje të sigurisë. E shikoj si problem të kompetencës. Përqëndrimi im është në gjeneratën e ardhshme të Maqedonisë – çështjet pronësore, investimet e huaja, dhe i tërë ky klaster që shkon me atë. Konsideroj se kuptuat mjaft mirë përmes mesazhit që e botuam në fi llim të javës se cili është mesazhi ynë për Universitetin e Tetovës. Për fëmijët të cilët shkojnë atje – mos e humbni kohën tuaj duke shkuar në ndonjë vend ku pronësia ose individët që janë të involvuar, janë të dyshimtë. Përmbajuni procesit që do t’ju sjellë diplomë e cila do të njihet jo vetëm në kafenenë e fqinjësisë tuaj, por në Bruksel dhe në Uashington. Dhe kur njerëzit tanë për marrëdhënie me opinionin kërkojnë postdiplomistë ose studentë të rinj, prej të cilëve pritet të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkëmbim të programeve, i gëzohem ditës kur postdiplomisti i parë i Universitetit të Tetovës do të kualifi kohet për bursën e Ron Braunit. E pres këtë ditë, por mendoj se ai person nuk do të dalë nga fabrika e duhanit.

Ka shumë njerëz, politikanë dhe gazetarë, të cilët mendojnë se qeveria jonë nuk punon mirë, se reagojnë ngadalë. Madje, ekzistojnë edhe disa mendime se ajo ka ngelur. Vallë, keni ndonjë koment për këtë ose do të qëndroni në mendimin tuaj të vjetër se Qeveria punon mirë?

BATLER: Do ta ruaj mendimin tim të vjetër dhe aktual se Qeveria pranon zgjidhje të vërteta dhe i implementon të njëjtat. Gjithsesi e kuptoj përse qytetari i rëndomtë do të dëshironte disa ndryshime më evidente për përmirësimin e jetës së tyre, pa marrë parasysh nëse janë ato rrugë të asfaltuara ose me më shumë punë. Mbrëmë bisedova me një bankier të cilit i shkëlqenin veshët. Dukej si Arbën Xhaferi kur është shumë i lumtur ose i shqetësuar për ndonjë gjë. E kjo ishte për shkak të, nuk do ta them numrin, por numri i kredive konsumatore që i ka ndarë banka e tij deri tani gjatë këtij viti gati se është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Unë jam ekonomist, siç e dini dhe për mua ky është një indikator i gjallë se njerëzit në Maqedoni shpenzojnë dhe marrin kredi konsumatore. Pjesa e dytë e kësaj është që kthimi i kredive shkon mirë dhe nuk ka lëshime të mëdha. Këto janë dy shenja të mira. Njerëzit kanë mjaft besim që të rrezikojnë dhe të huazojnë para për të blerë gjëra. Kjo që është duke ndodhur tani është impresive. Edhe për këto gjëra nevojitet kohë. Bisedova me kryeministrin dhe ai është i vetëdijshëm për frustrimet e qytetarëve dhe besimin e tyre se Qeveria do të duhej të bëjë më tepër. Por kjo u mbetet qytetarëve që të vendosin në zgjedhjet. Kjo është demokracia. Zgjedhjet e ardhshme janë për vetëm një vit prej tani; zgjedhjet lokale dhe presidenciale mund të jenë rast për ta shprehur kënaqësinë ose pakënaqësinë, ndërsa në vitin 2006, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, nëse Qeveria nuk punon mirë, mund ta ndërroni njësoj siç vepruat vitin e kaluar. Por, politika, ajo do të vlerësohet në mënyrë kolektive nga FMN-ja, Banka Botërore dhe bashkësia ndërkombëtare – kjo është mjekësi e vështirë dhe e ndjeshme, por me të vërtetë është e domosdoshme dhe konsiderojmë se po fi llojmë t’i shohim rezultatet e vërteta.

Gazeta “Lobi”, tetor 2003.

——————————-

FILIP H. GORDON, Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Europës dhe Euroazisë, 2012

POLITIKA E SHBA NË BALLKAN

Fjala e Filip Gordon (Philip H. Gordon) Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Europës dhe Euroazisë. Këshilli Atlantik. Washington D.C. 13 nëntor 2012- Dr. Filip H. Gordon, Philip H. Gordon është në detyrën e lartë të Këshilltarit për Sigurinë i ZëvendësPresidentes së SHBA, Kamela Harris, prej 21 marsit 2022, ndërkohë që prej 20 janarit 2021 ishte ZëvendësKëshilltar për Sigurinë i ZëvendësPresidentes së Amerikës. Ndihmës Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, 15 maj 2009-21 mars 2013. Ishte Asistent Special i Presidentit Barak Obama dhe Kordinator i Shtëpsisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Rajonin e Gjirit Persik, 2013-2015. I datëlindjes 1962. Doktor i Shkencave në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, prej vitit 1991. Ishte Drejtor për Çështjet Europiane, 1998-1999 në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në kohën e Presidencës Klinton. Ka qënë në stafin e afërt të dy Sekretareve Amerikane të Shtetit që u morën me Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, me Madelene Ollbrajt dhe me Hillary Klinton, me Presidentin Bill Klinton etj.

Faleminderit Daimën. Është vërtet kënaqësi që jam këtu. Faleminderit edhe Frenit që më ftoi e më dha mundësinë të flas këtu, e mendoj se do të jetë një seminar i vlefshëm gjatë ditës së nëserme ose dy ditëve në vijim. Siç e përmendi Deimën, nuk është diçka – nuk është thjesht diçka që doja të thosha me këtë rast, por është diçka e thënë në kohën e duhur duke pasur parasysh vizitën që sapo ka bërë sekretarja Klinton në rajon, e shoqëruar në një pjesë të kësaj vizite edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Eshton.

Dua ta nis me një çështje që e theksoi edhe Deimën në prezantimin e tij e që i jep kësaj kontekstin global. Mendoj se nuk ka nevojë të thuhet se Shtetet e Bashkuara në këto çaste po përballen me një botë plot sfi da globale të stërmëdha. Konfl ikti në Siri, tranzicioni në Afganistan, rënia ekonomike në Europë, sfidat në Afrikën e Veriut dhe sigurisht që po u përgjigjemi këtyre sfi dave çdo ditë – por çështja me të cilën dua ta nis, së cilës përsëri Deimën iu referove, është se edhe ndërkohë që përballemi me këto sfi da të mëdha në mbarë botën, nuk e kemi hequr asnjëherë vëmendjen nga fakti se kemi interes të thellë e historik për Ballkanin Perëndimor, i cili përbën atë pjesë të botës ku Shtetet e Bashkuara kanë investuar kaq shumë dhe ku kemi kaq shumë miq dhe interesa, e mendoj se vizita që sapo bëri Sekretarja në rajon vetëm dy javë më parë riafi rmoi përkushtimin e pandryshuar amerikan për mbështetjen e demokracisë, stabilitetit dhe përparimit në atë rajon.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po punojnë krah për krah për të zgjidhur këto sfi da globale, siç më keni dëgjuar disa prej jush të fl as për partneritetin dhe bashkëpunimin tonë me Europën globalisht këtu edhe në vende të tjera, këtë gjë po e bëjmë edhe në Ballkan, e duhet ta theksoj përherë këtë fakt. Nuk është konkurs. Në të vërtetë, përkundrazi, e dimë, ne në SHBA e dimë se nuk mund të kemi sukses në rajon pa Europën dhe Europa nuk mund të ketë sukses pa ne.

Perspektiva e anëtarësimit në BE është shtysë e fortë për vendet e Ballkanit në lidhje me reformimin e ekonomive të tyre, përparimin e demokracive të tyre, arritjen e paqes me fqinjët dhe ne në SHBA e kemi mbështetur fuqishëm këtë proces në Europën Qendrore dhe Lindore, ku ka pasur sukses shumë të madh, dhe e mbështesim gjithashtu në Ballkan. E përsëris, mendoj se ky bashkëpunim shumë i ngushtë u ilustrua në mënyrën më të qartë nga udhëtimi i përbashkët i Sekretares Klinton me Përfaqësuesen e Lartë Eshton. Sekretarja Klinton nuk ka bërë udhëtime të tjera të përbashkëta me ministra të jashtëm, por këtu menduam se ishte e rëndësishme që të shfaqeshin të dyja së bashku në disa prej këtyre vendeve. Shkuan bashkë në Bosnje, në Serbi dhe në Kosovë me pikërisht të njëjtin mesazh për popujt dhe udhëheqësit në rajon. Vizita e tyre e përbashkët riafi rmoi përkushtimin tonë të vazhduar për integrimin e gjithë rajonit të Ballkanit në Europë dhe në Perëndim, dhe shumë herë e kemi thënë se sipas pikëpamjes sonë Europa nuk do të jetë asnjeherë e plotë pa u integruar tërësisht gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, ato mundën të bënin të qartë se përparimi varet nga gatishmëria e drejtuesve politikë për të kapërcyer gjërat që i dallojnë, nacionalizmin e ngushtë dhe ekonomitë e ngurta që nuk kanë vend në shekullin e 21-të. Pra më lejoni të them disa fjalë për mënyrën si e shikojnë Shtetet e Bashkuara situatën aktuale në rajon, dhe do ta bëj këtë duke iu referuar vendeve sipas radhës që i vizitoi Sekretarja, duke fi lluar nga Bosnje-Hercegovina. Në fi llim të këtij viti, pas një situate politike pa rrugëdalje prej 16 muajsh, Bosnja u pa të kthehej në rrugën e duhur për formimin e qeverisë dhe miratimin e ligjeve që nevojiten për përparimin e saj në integrimin euroatlantik. Megjithatë, ky përparim e ndali hovin disa muaj më parë për shkak të programeve të ngushta personale dhe politike si edhe përpjekjeve për të ushqyer frikat etnike. Përpjekjet e vazhduara për të riorganizuar shtetin dhe qeveritë e Federatës janë shpërqendrim aspak i kënaqshëm nga përparësitë ekonomike dhe politike, përfshirë anëtarësimin në BE-NATO, të cilat partitë kryesore pretendojnë se i mbështesin. Përparësitë janë të qarta: qeveri funksionale dhe e qëndrueshme, respekt për institucionet shtetërore dhe Kuadrin e Dejtonit (Marrëveshja Kornizë e Përgjithshme për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, e njohur edhe si Marrëveshja e Dejtonit është Marrëveshja e Paqes, e arritur në bazën ajrore Wright-Patterson pranë Dejtonit në Ohio, SHBA, më 21 nëntor 1995 dhe u nënshkrua zyrtarisht në Paris, më 14 dhjetor 1995, çka i dhanë fund luftës mbi trevjeçare në Bosnjë, u ra në dakordësi për një shtet të vetëm sovran federal të njohur si BosnjeHercegovina, etj) dhe përmbushja e hapave që nevojiten për përparimin në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO. Tani që Bosnja ka realizuar me sukses zgjedhjet lokale, Sekretarja Klinton dhe Përfaqësuesja e Lartë Eshton u bënë thirrje drejtuesve politikë të plotësojnë menjëherë kërkesat që duhen me qëllim të dorëzojnë një aplikim të besueshëm për të marrë statusin kandidat për në BE dhe të aktivizojnë Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO këtë vit. Ndërkohë që e kemi të qartë vështirësinë e procesit, e dimë se është e vetmja rrugë drejt një të ardhmeje të begatë dhe të qëndrueshme për vendin. Me qëllim që Bosnje-Hercegovina të ecë me ritmin e zhvillimeve pozitive në vendet e tjera në rajon duhet gjithashtu të funskionojë si shtet funksional për të gjithë shtetasit e vet. Fjalët që sfi dojnë pavarësinë dhe integritetin territorial të Bosnjes vazhdojnë të ngrenë dyshime mbi përkushtimin e vërtetë të politikanëve në Republikën Srpska ndaj Kuadrit të Dejtonit dhe integrimit në BE. Sekretarja Klinton e bëri të qartë në Sarajevë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kuadrin e Dejtonit – një shtet, dy njësi dhe tre popuj përbërës. Republika Srpska është dhe duhet të mbetet pjesë përbërëse e Bosnje-Hercegovinës.

Më lejoni të them disa fjalë për Kosovën dhe Serbinë, aspiratat euroatlantike të së cilave Shtetet e Bashkuara i mbështesin fuqishëm. Siç e dini gjatë 18 muajve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja që kërkon të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet këtyre fqinjëve me qëllim sigurimin e stabilitetit në rajon si edhe në jetën e pupullit të të dyja vendeve. Jemi dakord me aleatët tanë europianë se një vend nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian kur i mungojnë marrëdhëniet e normalizuara me fqinjët e tij. Dialogu, e kam fjalën dialogu i lehtësuar nga BE-ja, ka dhënë rezultate praktike përfshirë marrëveshjet mbi lirinë e lëvizjes, ekuavalentimin e diplomave e të dhënave për tokën, Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale. Edhe pse pati vonesa në fi llim në zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve të fundit, jemi shumë të kënaqur që qeveria e re Serbe, e zgjedhur pranverën e kaluar, ka ndërmarrë hapat e duhura për zgjidhjen e ndryshimeve, dhe ka shprehur përkushtimin ndaj integrimit në BE – duke firmosur protokollet e zbatimit të Menaxhimit të Integruar të Kufi rit, dhe duke lejuar që marrëvëshja mbi pjesëmarrjen rajonale të Kosovës të ecë përpara – të dy këto hapa janë inkurajues. Më 19 tetor kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës u takuan me Përfaqësuesen e Lartë Eshton në Bruksel. Në këtë takim të parë në një fazë të re të dialogut në atë nivel, kryeministri Daçiç dhe kryministri Thaçi të dy treguan përkushtim ndaj procesit dhe ranë dakord për takime të mëtejshme. Vizitat e Sekretares Klinton dhe Përfaqësueses së Lartë Eshton në Beograd dhe Prishtinë theksuan unitetin në rolin e BE-së dhe SHBA-së pasi inkurajuan të dy qeveritë të zbatojnë plotësisht marrëvëshjen e arritur tashmë dhe të ndërmarrin hapa konkrete drejt gjetjes së zgjidhjes për situatën e veriut të Kosovës.

Eshton priti përsëri kryeministrat Daçiç dhe Thaçi në Bruksel më 7 nëntor, duke vazhduar të tregojë dëshirën e tyre reciproke për të gjetur zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dua të jem i qartë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, ashtu si edhe më shumë se 90 vende të tjera në botë, numër që përfshin shumicën dërrmuese të anëtarëve të Bashkimit Europian. As ne e as BE-ja nuk presim që Serbia të njohë Kosovën tani për tani, por Serbisë do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën shumëetnike, të pavarur e sovrane brenda kufi rit të saj ekzistues – nuk ka mundësi copëzimi. Për të ecur përpara, Beogradi duhet t’i japë fund mbështjetjes së sigurisë, qeverisjes dhe strukturave gyqësore paralele në Kosovën Veriore dhe të punojë me Komunitetin Ndërkombëtar për të siguruar Lirinë e Lëvizjes për të gjithë. Kjo nuk do të thotë aspak të braktisë serbët, siç aludojnë disa – përkundrazi, në vend që të bëjë pretendime territoriale, Beogradi mund të mbështesë në mënyrë transparente mirëqënien e serbëve të Kosovës, të cilët do të përfi tonin shumë nga normalizimi. Beogradi mund të punojë për të gjetur zgjidhje që do t’u siguronin njerëzve atje jetë normale për herë të parë në 13 vite. Statukuajo e izolimit, korrupsioni i përhapur gjithandej dhe pasiguria nuk u shërbejnë interesave të askujt. Ndërkohë Kosova duhet të vazhdojë të zhvillojë institucionet e saj demokratike shumëetnike dhe të zgjerojë decentralizimin në mënyrë që të lejojë komunitetet lokale si në Veri edhe në jug të përfi tojnë në maksimum nga vendimet e tyre. Presim gjithashtu që Kosova të respektojë të drejtat e të gjitha komuniteteve përfshirë serbët e Kosovës, si edhe të ruajë e mbrojë trashëgiminë e tyre kulturore dhe fetare.

Në veçanti në Serbi, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me Beogradin për të fuqizuar mundësitë ekonomike dhe tregtare, për të nxitur bashkëpunimin tonë ushtarak, dhe për të luftuar krimin e organizuar. Serbia ka mundësinë të bëhet forcë drejtuese për stabilitetin në rajon. Është interesi ynë i ndërsjellë të shikojmë Serbinë të përparojë dhe të arrijë aspiratat e saj europiane. T’i kthehemi Kosovës, vendi i ka forcuar në mënyrë të konsiderueshme institucionet e tij politike gjatë katër viteve të fundit. Vendimi nga Grupi Ndërkombëtar i Drejtimit për të përfunduar Pavarësinë e Mbikqyrur në shtator e ka provuar këtë përparim. Megjithatë, mbetet punë për të bërë në përforcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe në trajtimin e papunësisë. BEja i ka parashtruar qartë reformat e domosdoshme që duhet të bëjë Kosova për të vazhduar përparimin drejt integrimit europian, përfshirë etapat për liberalizimin e vizave të qartësuara në fi llim të këtij viti, si edhe studimin e mundësisë lëshuar në tetor ku nuk u paraqitën pengesa ligjore për vendosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Angazhimi serioz i Kosovës me Serbinë dhe përpjeket aktive për reforma tregojnë dëshirën e saj për të qenë partnere konstruktive me perspektivë të qartë europiane. Pas këtyre ndalesave të përbashkëta me Përfaqësuesen e Lartë Eshton, Sekretarja Klinton vazhdoi për në Kroaci dhe Shqipëri. Kroacia ka provuar se është vërtet në krye në rajon pasi përparimi i saj i shpejtë me reformat çoi në antarësimin në NATO në vitin 2009 dhe do të çojë në anëtarësim në BE korrikun e ardhshëm. Integrimi i suksesshëm i Kroacisë në institucionet euroatlantike duhet t’u tregojë vendeve të tjera kandidate se pavarësisht bisedimeve për të ashtuquajturën lodhje nga zgjerimi, dera e BE-së është vërtetë e hapur për vendet që përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe kriteret – reformoni ekonomitë tuaja, pajtohuni me fqinjët, përmbushni standardet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe do të mundeni më në fund të bëheni pjesë e Bashkimit Europian. Vrulli që pasoi tranzicionin e Kroacisë duhet të kultivohet si model në të gjithë Rajonin. Pavarësisht përparimit të madh të Kroacisë deri më tani, mbetet akoma punë për të bërë. Në Zagreb, Sekretarja Klinton i bëri thirrje qeverisë të vazhdonte përpjekjet për përmirësimin e administratës publike dhe sistemit të drejtësisë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimin e reformave strukturore ekonomike. Sekretarja e përfundoi udhëtimin e saj në Shqipëri. Vizita e saj në Tiranë përkonte me një moment historik pasi ajo ndihmoi në shënimin e Përvjetorit të 100-të të Pavarësisë së vendit me një fjalim në Parlament. Për shumë vite Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës nën diktaturën shtypëse. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit Shqipëria ka punuar për forcimin e demokracisë dhe reformimin e ekonomisë. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe është bërë anëtare e vlefshme e kësaj aleance. Progres- Raporti më i fundit i Komisionit Europian rekomandoi pezullim të statusit të vendit kandidat për në BE deri në miratimin e disa pjesëve kyçe në legjislacion. Sekretarja Klinton shprehu qartë se Shqipëria ndodhet në rrethana kritike dhe theksoi nevojën për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në vitin 2013. Ajo gjithashtu u bëri thirrje parlamentarëve të punojnë përtej kufijve partiakë dhe të ecin shpejt në miratimin e reformave të caktuara ngë BE-ja. Në veçanti, drejtuesit e Shqipërisë duhet të zgjedhin të avacojnë mbi përparimin e bërë deri tani duke miratuar reformat e administratës publike dhe reformat e gjyqësorit dhe të rishikojnë rregullat e parlamentit për procedurën. Qeveria duhet gjithashtu të bëjë përpjekje të bashkërenduara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së fundmi, edhe pse Sekretarja nuk mundi të vizitonte Malin e Zi dhe Maqedoninë në këtë udhëtim, e theksoi përkushtimin e saj ndaj aspiratave euroatlantike të të dyja vendeve në telefonatat e bëra me drejtuesit e tyre pas vizitës së saj në rajon. Mali i Zi ka bërë përparim të qendrueshëm drejt anëtarësimit në NATO dhe në fillim të këtij viti hapi negociatat për pranim në BE. Përveçse pati zgjedhje të suksesshme muajin e kaluar, vendi ka bërë gjithashtu përparime të rëndësishme në fushat e qeverisjes demokratike, sundimin e ligjit, dhe lirinë e medias. Megjithatë, Podgorica duhet të vazhdojë të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet e shoqërisë. Për Maqedoninë, Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me suksesin e vendit. Vazhdojmë të mbështesim rritjen e shoqërisë civile dhe institucioneve të forta demokratike si edhe përpjekjeve për të institucionalizuar parimet e diversitetit dhe përfshirjes në qeveri dhe shoqëri. Edhe pse Maqedonia ka bërë përparim në marrëdhëniet ndëretnike, na shqetëson tensioni ndërmjet komuniteteve dhe ndarjeve politike. Jemi të shqetësuar gjithashtu nga raportet e vazhdueshme për ndërhyrje të qeverisë në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe medias. Siç e dini të gjithë, diskutimi për emrin e Maqedonisë me Greqinë vazhdon të pengojë aspiratat e saj për antarësimin në NATO dhe nisjen e bisedimeve për pranimin në BE. E kemi thënë shumë qartë se u zhgënjyem shumë pranverën e kaluar që NATO nuk mundi ta mirëpriste Maqedoninë në Samitin e Çikagos, siç shpresonim. Por duke qenë se NATO është organizatë marrëveshjesh, Maqedonia dhe Greqia duhet se pari të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dypalëshë përpara se Aleanca të përmbushë ofertën e anëtarësisë që u bë në Samitin e Bukureshtit. Kohët e fundit ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë kanë shkëmbyer letra duke riafi rmuar kështu përkushtimin e secilës palë për zgjidhjen e çështjes së emrit. E mbështesim fuqishëm procesin e vazhdueshëm të BE-së mbi këtë çështje dhe do të përqafojmë çfarëdo zgjidhjeje të pranueshme nga të dyja palët. Duket qartë se është në interes të Shteteve të Bashkuara – siç është edhe në interes të Europës dhe gjithë rajonit të Ballkanit – që Maqedonia të luajë rolin e saj të plotë si në NATO edhe në BE. Në përfundim, më lejoni të them pak fjalë për sfi dën gjithëpërfshirëse të rimëkëmbjes së ekonomisë. Shtetet e Bashkuara kanë interes të thellë në stabilitetin dhe rritjen e Europës, prandaj jam i gëzuar që ky seminar do të diskutojë ndikimin e çështjeve ekonomike në integrimin e rajonit. Sfi dat politike te të cilat u përqendrova sot pa dyshim që janë rënduar nga vështirësite ekonomike të Europës. Ngadalësimi i ekonomisë në Europë mund të kishte shërbyer si mundësi për drejtuesit e Ballkanit për t’u përqendurar në sfidat e brendshme të ngutshme përfshirë nevojën për reforma në sundimin e ligjit për të nxitur një klimë të qëndrueshme investimi. Ajo përkundrazi, ka çuar në rritje shqetësuese të fjalimeve nacionaliste dhe në ringjalljen e shovinizmit si inkurajim politik. Investitorët e huaj do të vazhdojnë t’i anashkalojnë vendet ku pllakos korrupsioni, miqësitë, strukturat e dobëta të shtetit dhe paqëndrueshmëria politike. Duke forcuar ekonomitë e tyre si edhe institucionet e tyre politike, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen aleate demokratike, të begata e të afta për të kontribuar në përpjekjet euroatlantike për zgjidhjen e sfi dave globale. Shtetet e Bashkuara, duke punuar në partneritet të ngushtë me Bashkimin Europian, mbeten të përkushtuara për përfundimin e punës së pambaruar të Europës. Megjithatë, siç e shprehën qartë Sekretarja Klinton dhe Përfaqësuesja e Lartë Eshton, drejtuesit politikë të këtyre vendeve duhet të kapërcejnë ndarjet etnike dhe interesat vetjake dhe të përqendrohen në realizimin e reformave të vërteta që kërkojnë shtetasit e tyre. Nëse e bëjnë këtë mund të besojnë në vazhdimësinë e mbështetjes transatlantike derisa të përmbushet procesi demokratik i Europës.

 

Kristofer DELL, Ambasador i SHBA, në Kosovë 2012

KOSOVA DREJT NDRYSHIMI…

Kristofer Dell, Christopher Dell, lindur më 1956 në Nju Xhersi, diplomat i karierës në Shërbimin e Jashtëm të SHBA. Ishte Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i SHBA në Kosovë, i emëruar më 13 korrik 2009, i paraqiti Letrat Kredenciale më 24 gusht 2009, e përfundoi misionin e tij diplomatic më 9 gusht 2012. Më herët, ishte Ambasador i SHBA në Angola 2001-’04 dhe në Zimbabve, 2004-07.

Kosova sot: Në Kosovë janë disa mekanizma kundër korrupsionit, si agjencia, këshilli dhe të tjera, po nuk po shohim rezultate apo ato janë modeste. Opinioni publik mbetet i shqetësuar edhe në qoftë se jemi vend i vogël dhe ‘çdonjëri njeh tjetrin’. Është shumë vështirë që të mos vërehet kur dikush nga hiçi bëhet milioner brenda natës. Por, partitë politike po ngurrojnë të miratojnë ligjin që rregullon konfi skimin e pasurisë së kundërligjshme. A duhet fajësuar udhëheqësit politikë për këtë vonesë?

Ambasadori Dell: Edhe njëherë dua të theksoj se nuk është puna thjesht vetëm te udhëheqësit. Mendoj se ky është problem me tërë shoqërinë; ky problem ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo domosdoshmërish udhëheqësit. Fakti se ligji është në Kuvend dhe partitë nuk po ndërmarrin veprim sugjeron që ajo që kam thënë është shumë e saktë. Të gjitha partitë janë pjesë e problemit.

Kosova sot: Keni thënë se për t’ia sjellë fundin korrupsionit do të thotë t’ia sjellësh fundin mënyrës së gjertanishme të të bërit biznes. Kjo do të thotë vendin e punës e merr njeriu më i kualifi kuar për atë punë e jo ndonjë anëtar i familjes ose i fuqishëm partie pa asnjë përvojë përkatëse. Kjo do të thotë respektim të pavarësisë së institucioneve qeveritare e jo trajtim i tyre si mjet për të shtyrë përpara interesat e veta. Si mund ta arrijmë apo bëjmë këtë?

Ambasadori Dell: Shikoni, lufta kundër korrupsionit është problem afatgjatë. Nuk është gjendja përfundimtare, por ky është proces. Dua të jem i qartë. Unë nuk jam ulur në ndonjë kullë të fildishtë prej nga po them se vendi im apo cilido vend tjetër evropian është i pastër nga problemi i korrupsionit. Korrupsioni vazhdon të jetë problem edhe në vendet si atdheu im ku ekzistojnë sisteme të destinuara dhe njerëz të përkushtuar për ta zbuluar atë. Kjo është natyra e njeriut dhe njerëzit gjithmonë do të tundohen për të “marrë rrugën e shkurtë” për të përparuar duke përdorë korrupsionin. Prandaj, mendoj se gjëja më e rëndësishme që duhet të ndryshojë në Kosovë është pritjet e shoqërisë në lidhje me korrupsionin. Së pari, shoqëria duhet ta marrë përsipër të ndryshojë sjelljen e vet në çdo nivel: prej udhëheqësisë deri te qytetari i rëndomtë. E dyta, qytetarët duhet ta përdorin fuqinë e tyre përmes votës për ndryshim; ta përdorin atë votë për tu marrë me problemin e korrupsionit. Kështu do të duhej të funksionojë kjo gjë në demokraci. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë. Por, ndryshimi ndërmjet vendit tim dhe Kosovës është se edhe pse ne ende përballemi me problemin e korrupsionit, populli atje pret që ata që kryejnë vepra të korrupsionit do të kapen, kurse në Kosovë shoqëria e konsideron këtë si pjesë të zakonshme të të bërit biznes. Mendoj se kjo është ajo që duhet të ndryshojë rrënjësisht nëse duam ta tejkalojmë këtë problem. Ka edhe gjëra të tjera që mund të bëhen. Sinqerisht, unë jam i zhgënjyer që nuk ka pasur asnjë rast të suksesshëm të ndjekjes penale të ndonjë fi gure të rëndësishme të akuzuar për korrupsion. Ndoshta ata individë që janë akuzuar deri tash me të vërtetë kanë qenë të pafajshëm. Unë nuk mund ta gjykoj këtë, por ia vlen të përmendet se asnjë person i lartë apo person i rëndësishëm politikisht nuk është ndjekur penalisht për korrupsion. Kjo dërgon sinjal të gabuar te shoqëria dhe vetëm sa inkurajon vazhdimin e këtij problemi. Kjo është zhgënjyese dhe mua më vjen keq që e shoh këtë gjë, si dhe sinqerisht më vjen keq që EULEX-i nuk ka pasur më shumë sukses në këtë.

Kosova sot: A do të thotë kjo se po humbasim betejën kundër korrupsionit? Prej ardhjes së EULEX-it e deri tash nuk kemi parë asgjë efektive. Peshqit e mëdhenj përfundojnë si “blof”; jeni në dijeni për rastin e ish-guvernatorit që u shpall i pafajshëm. Njerëzit janë të interesuar të dinë këtë sepse po bëhen apatikë. A po humbasim betejën kundër korrupsionit?

Ambasadori Dell: Së pari, unë nuk mendoj se fakti se ish-guvernatori u gjet i pafajshëm është ndonjë indikacion për ndonjë gjë tjetër përveç për faktin se drejtësia pat rrjedhën e vet. Nëse dëshmitë nuk kanë qenë mjaft të forta, atëherë nuk është pyetja nëse sistemi ka dështuar por nëse akuzat kanë qenë të rreme. Nuk dua t’ju bashkohem në supozimin se ai ishte fajtor, por ja që u nxor disi. Nuk e di këtë. Ekzistojmë më shumë shpjegime se si kjo gjë përfundoi. Kjo është e qartë. Një prej sfidave këtu është se të huajt nuk e njohin shoqërinë tuaj nga brenda ashtu siç e njihni ju. Ne kurrë nuk mund të hyjmë aq thellë nën sipërfaqe. Nuk mund të mendosh se EULEX-i mund ta kuptojë tërë rrjetin e shoqërisë suaj që vepron në hije, siç e kam thënë edhe në fjalim, dhe mendoj se është e kotë të shpresosh se do të vijë një entitet i huaj i cili do të zgjidhë këtë problem për ju. Sërish, tërë poenta e porosisë sime ishte se zgjidhja duhet të vijë nga vetë shoqëria se përndryshe nuk ka zgjidhje. EULEX-i nuk do ta zgjidhë këtë problem. As Shtetet e Bashkuara nuk mund ta zgjidhin atë. Shkurt, nuk ka zgjidhje tjetër nëse vetë kosovarët nuk e zgjidhin atë. Më pyetët se a është duke u përkeqësuar ky problem? Po, nuk ka asnjë dyshim se ky problem po përkeqësohet në Kosovë. Kjo është arsyeja se pse unë ndjeva se ka ardhur koha të fl as hapur dhe të them diçka sepse për mua është e qartë se ky problem ka arritur përmasat e krizës. Institucionet, e nuk e kam fjalën për qeverinë e tanishme, por e kam fjalën për të gjitha institucionet e shoqërisë suaj duke filluar nga grupet e komuniteteve deri te bashkësitë fetare, asnjë prej tyre nuk po e trajton në mënyrë efektive problemin e korrupsionit. Të gjithë janë të palumtur për shkak të tij. Të gjithë drejtojnë gishtin kah tjetërkush. Por, të gjithë presin dikush tjetër të bëjë diçka për ta zgjidhur atë dhe nuk merren vetë me të. E për këtë unë mendoj se shembulli i Presidentes është me të vërtetë një ndryshim freskues dhe shumë i mirëseardhur.

Kosova sot: Njëri prej problemeve më të mëdha është ekonomia dhe zhvillimi dhe korrupsioni shkurajon investimet e huaja të drejtpërdrejta. Siç e keni thënë, në Kosovë ka kundërshtime të forta politike. Politikanët në Kosovë prej nivelit komunal e deri te ai qendror nuk po bëjnë asgjë për të ndihmuar investitorët e huaj. Në vend të ndihmës, ata duan të fusin një përqindje të investimeve në xhepat e tyre. Si mund të ndalet kjo?

Ambasadori Dell: Fillimisht, mendoj se mënyra se si shprehemi është me rëndësi dhe ju vazhdimisht po përdorni fjalën“politikanë”. Por, ky problem nuk kufi zohet vetëm te politikanët. Edhe shërbyesit civilë përfshihen në aktivitetet të korrupsionit. Më kujtohet kur kryeministri para dy viteve ka dashur të shkarkojë të gjithë shefat e prokurimit nëpër ministri si masë drastike për të spastruar problemin e korrupsionit sepse mendoj se këtu të gjithë e kuptojnë se shefat e prokurimit luajnë një rol të rëndësishëm në atë që po ndodh dhe atëherë Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian e pat bllokuar këtë gjë sepse shefi i atëhershëm i Zyrës ndërlidhëse të KE-së pat menduar se kjo do të përbënte shkelje të të drejtave të njeriut. Ky problem, pra nuk ka të bëjë vetëm me politikanët. Ka të bëjë edhe me shërbyesit civilë, me zyrtarët qeveritarë që nuk mund të shkarkohen. Ka të bëjë edhe me atë që bashkësia ndërkombëtare i kontribuon duke marrë qëndrime që ia lidhin duart qeverisë edhe në rastet kur ajo tregon gatishmërinë për të ndërmarrë masa të rrepta. Ky problem është i përhapur. Po e them këtë vazhdimisht sepse dua të përqendroheni në të. Unë nuk dua që kjo gjë të jetë në qendër të vëmendjes së luftës së përgjakshme duke marrë për gojë dikë me emër dhe duke iu vënë prapa personave të caktuar veç pse është kënaqësi të bësh një gjë të tillë. Kjo nuk ka të bëjë me Chris Dell-in dhe agjendën e tij dhe faktin se ai tash është duke u larguar nga këtu. Njerëzit që e thonë këtë gjë shkurt vetëm po mundohen që ta largojnë këtë ngjarje nga fakti se korrupsioni është problem. Ata do të dëshironin që unë të jem në qendër të vëmendjes ose ta vë kryeministrin ose kryetarin e Prishtinës në qendër të vëmendjes ose ndonjë individ tjetër të caktuar sepse kjo pastaj heq vëmendjen nga tregimi i vërtetë. Të gjithë këtu e dinë shumë mirë se unë kam thënë të vërtetën kur kam thënë që “korrupsioni është problem i madh, është problem Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët 243 mbarëshoqëror”. Kjo është arsyeja pse kjo gjë ka shkaktuar një reagim aq të madh. Komentet që i kam parë nga disa komentues nëpër mjetet e informimit janë vetëm përpjekje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve sepse mendoj se këta individë kanë ndjerë se janë shumë afër zjarrit.

Kosova sot: Të gjithë kanë qenë të lumtur, po fl as për popullin, jo partitë politike, për fjalimin tuaj. Përse ju është dashur gjithë ajo kohë për ta thënë këtë? Pse nuk keni folur apo nënvizuar për këtë më herët? Si komentoni këtë?

Ambasadori Dell: Çfarë ndikimi do të kishte pasur sikur ditën e dytë pas mbërritjes në Kosovë të mbaja një fjalim të tillë. Njerëzit do të thoshin: kush është ai? Çka din ai? Çfarë të drejte ka ai për të folur në atë mënyrë? Kam pritur derisa kam qenë i bindur se e dija dhe e kuptoja situatën, natyrën dhe shtrirjen e problemit. Derisa nuk e kuptuam se ky problem nuk do të korrigjohej nëse dikush nuk fl et hapur me forcë. Pastaj prisja një rast dhe mundësi të përshtatshme për të folur për këtë temë. Ceremonia e diplomimit të gjykatësve dhe prokurorëve të rinj dukej si mundësia e përkryer për të folur për të meqenëse kjo është një çështje themelore e vendosjes së sundimit të ligjit në vendin tuaj.

Kosova sot: Ambasador, ju faleminderit shumë për ndihmën tuaj. Unë me të vërtetë e shoh këtë si ndihmë sepse e shoh se populli i Kosovës i beson më shumë qeverisë së SHBAve sesa qeverisë së tyre. Ky është fakt. Dhe po ashtu, për arsye se ju me të vërtetë keni kontribuar dhe keni hapur shumë çështje me fjalimin tuaj. Shpresoj se gjërat do të përmirësohen dhe t’ju shohim së shpejti në Prishtinë.

 Ambasadori Dell: Unë shpresoj se kosovarët vetë do të fi llojnë të punojnë për këtë gjë më shumë se sa të mbetet vetëm në një fjalim timin. Asgjë që unë e them ose e bëj nuk do të ndryshojë faktin nëse ky ndryshim nuk vjen nga brendia. Kjo është porosia që dua ta përsëris. Duhet të vijë nga vetë populli. Unë mund të them diçka për të, por unë nuk mund ta ndryshoj atë dhe shpresoj se kjo gjë kuptohet.

Intervista e Ambasadorit Dell me redaktoren e gazetës Kosova sot, Margarita Kadriu, më 4 prill 2012.

———————————————-

Douglase LUTE, Ambasador i SHBA në NATO, 2014

NATO – ALEANCË HISTORIKE

Douglase Lute -i lindur më 1952 në Micigan të SHBA. Gjeneral-Leitnant, i konfi rmuar nga Senati Amerikan më 1 gusht 2013. Ishte Ambassori i 21- të i SHBA në NATO, 2013-2017. Ishte më 2007-2013 Ndihmës i Presidentit Bush dhe ZëvendësKëshilltar i Sigurisë Kombëtare për Irakun dhe Afganiztanin, të cilin “New York Times” e pati cilësue “Cari i Luftës”, për vet pozicionin e tij të lartë këshillues/përgjegjës për mbikqyrjen e luftërave në këto dy vende aziatike. Presidenti Amerikan Obama e la në këtë detyrë, por për Afganistanin dhe Pakistanin. E komandoi Brigadën Shumëkombëshe Lindore në Kosovë për gjashtë muaj në vitin 2002, përpara se të caktohej në Komandën Europiane të Shteteve të Bashkuara, si Zëvendës Drejtor i Operacioneve, janar 2003. I martuar me Jane Holl Lute, e cila ishte Zëvendës Sekretare e Sigurisë Kombëtare, 2009- 2013.

Për 65 vjet, NATO, aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori, ka shërbyer si themel për paqen dhe sigurinë transatlantike. Ndërsa kërcënimet kanë ndryshuar formë dhe muret kanë rënë, Aleanca ka vazhduar të jetë themel për stabilitetin dhe prosperitetin, e siguruar nga një angazhim i palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe mbrojtjes kolektive. Në Samitin e NATO-s në Uells muajin e kaluar, udhëheqësit e NATO-s u bënë bashkë për të riafirmuar këto angazhime thelbësore në një pikë kthese strategjike në Aleancë. Misioni luftarak më i madh dhe më afatgjatë – ai ISAF në Afganistan – i afrohet fundit më vonë këtë vit. Aleatët po përballen me sfi da të reja sigurie për sa u përket shtrirjes dhe kompleksitetit, që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritja e ekstremizmit të dhunshëm në periferi të NATO-s, tek kërcënimet e reja si sulmet kibernetike. Në të njëjtën kohë, vendet anëtare të NATO-s po fi llojnë vetëm tani të marrin veten nga recesioni më i rëndë ekonomik në historinë e Aleancës. Samiti i Uellsit ishte i veçantë për nga rëndësia, pasi aty një NATO e bashkuar iu përshtat kërcënimeve të sotme dhe atyre që parashikohen në të ardhmen. Udhëheqësit e NATO-s fi lluan në Uells duke marrë në shqyrtim sfi dat aktuale të sigurisë me të cilat Aleanca përballet. Në fi llim Aleatët u fokusuan mbi “punën e papërfunduar” në Afganistan. Për mbi 12 vite, NATO ka punuar me autoritetet afgane dhe partnerët për të krijuar një forcë afgane të sigurisë prej 350,000 anëtarësh, duke krijuar kushtet e nevojshme për qytetarët afganë që të ndërtojnë një të ardhme të sigurt dhe demokratike. Prova më e fundit e këtij përparimi është transferimi historik i pushtetit politik udhëheqësve të rinj afganë. Angazhimi i Aleancës ndaj sigurisë dhe stabilitetit nuk do të përfundojë kur misioni luftarak i ISAF të marrë fund në dhjetor 2014. Tani që qeveria e re afgane ka nënshkruar marrëveshjet e nevojshme dhe ka ftuar NATO-n që të fi llojë misionin post-2014, NATO do të vazhdojë të trajnojë, këshillojë dhe asistojë forcat afgane të sigurisë. Në Uells, Aleatët dhe partnerët gjithashtu ripërtërinë angazhimet e tyre fi nanciare për të mbështetur forcat afgane të sigurisë dhe riafi rmuan angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej në afat të gjatë një partneritet të qëndrueshëm me Afganistanin. Udhëheqësit haptazi pranuan se shumë punë ngelet për t’u bërë; sfida politike dhe ekonomike dhe ato të sigurisë shtrihen para nesh. Por NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin afgan, duke ruajtur arritjet e 12 viteve të kaluara dhe duke siguruar për ta mundësitë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Udhëheqësit e NATO-s më tej e kthyen vëmendjen ndaj fqinjëve lindorë të NATO-s, ku agresioni i Rusisë ka sfi duar qëllimin themelor të një Europe që është e plotë, e lirë dhe në paqe. Në një takim me Presidentin ukrainas Poroshenko, Aleatët dënuan veprimet e Rusisë dhe afi rmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. NATO përcaktoi një paketë konkrete mbështetjeje fi nanciare në fusha funksionale të cilat Ukraina i ka identifi kuar si kritike, duke koordinuar ndërkohë mbështetje dypalëshe nga Aleatë të veçantë, duke rakorduar ofertat e mbështetjes me nevojat specifike. Duke u përballur me sfidën më serioze të sigurisë që nga rënia e Murit të Berlinit 25 vite më parë, 28 Aleatët u përgjigjën në mbështetje të Ukrainës. Në një sesion të veçantë, udhëheqësit e NATO-s diskutuan spektrin e plotë të sfi dave të sigurisëme të cilat Aleanca përballet në periferinë e saj, me një fokus të veçantë tek Siria, Iraku dhe kërcënimi në rritje që ISIL paraqet për rajonin. Ata ranë dakord që kërcënimi i ISIL duhet të përballohet nga një koalicion i gjerë ndërkombëtar që përfshin vendet në rajon dhe që NATO mund të luajë një rol mbështetës. Pas vlerësimit të kësaj game të gjerë sfi dash të sigurisë, udhëheqësit vazhduan duke marrë vendime konkrete për t’i adresuar këto sfi da në mënyrë frontale. Pikësëpari, Aleatët riafi rmuan angazhimin e hekurt ndaj mbrojtjes kolektive – misioni qendror i NATO-s – ku një sulm mbi njërin konsiderohet sulm mbi të gjithë. Ajo që ishte më domethënëse, udhëheqësit ranë dakord mbi një Plan Veprimi Gatishmërie që përfshin ndryshime brenda Aleancës që i përgjigjen drejtpërsëdrejti sfi dave të sotme të sigurisë, jo vetëm në Lindje, po kudo ku ato mund të shfaqen. Nën këtij Plani Veprimi, NATO do të vazhdojë të mbështesë masat e veta garantuese në Lindje për sa kohë të jetë e nevojshme. Stërvitjet detare, tokësore dhe ajrore do të vazhdojnë nga Deti Balltik deri në Detin e Zi, për të demonstruar se NATO i merr seriozisht angazhimet e saj të mbrojtjes. Plani i Veprimit gjithashtu e përshtat strukturën e forcave të NATO-s ndaj realiteteve të reja, duke përfshirë një sërë bazash pritjeje përgjatë kufi jve lindor të NATO-s, të përgatitur për të pranuar përforcime të reja, operacione dhe stërvitje të komandës dhe pajisje e furnizime të gatshme për përdorim. Aleatët ranë dakord për të reformuar Forcën e Gatshme të NATO-s, një forcë shumëkombëshe e përhershme, që përfshin forca tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale – në mënyrë që të jetë më mirë e pajisur për kërcënimet e sotme. Këto reforma përmirësojnë kohën e vënies në gatishmëri, në mënyrë që Aleanca t’i përgjigjet me forcat më të përshtatshme, më shpejt dhe me më shumë efi cencë ndaj krizave potenciale. Në Samit NATO gjithashtu ndërmori hapa të rëndësishëm për të forcuar partneritetet. Përgjatë dy dekadave të fundit, mbi 40 vende partnere, nga Skandinavia në Afrikën e Veriut, nga Lindja e Mesme në brigjet e Paqësorit, kanë përforcuar operacionet e Aleancës dhe kanë kontribuar për diversitetin politik të Aleancës. Në Uells, Aleatët krijuan mundësi të reja për partnerët, që të ruajnë arritjet e vështira në ndërveprim që u zhvilluan gjatë dy dekadave në operacione në Ballkan, Afganistan, Libi dhe gjetkë. Si një investim në partnerët e saj, NATO miratoi dy programe të reja: një për të rritur aftësitë e partnerëve të saj më ndërveprues që të punojnë në mënyrë më efi kase me Aleancën, dhe, së dyti, një program për të ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së partnerëve që kërkojnë asistencën e NATO-s. Së fundmi, duke pranuar faktin se siguria kërkon investime, të 28 udhëheqësit Aleatë bënë zotime konkrete për shpenzimet për mbrojtjen, i pari angazhim i këtij lloji në nivel kryetarë shtetesh.

Ndërsa vendet anëtare të NATO-s dalin nga kriza më e keqe ekonomike në historinë e saj 65- vjeçare, udhëheqësit ranë dakord t’i japin fund tendencës për të shkurtuar buxhetet e mbrojtjes, dhe të synojnë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në terma realë ndërsa ekonomitë marrin veten, dhe të lëvizin drejt objektivit të NATO-s për shpenzime mbrojtjeje në masën 2% të PBB brenda një dekade. Këto burime do të bëjnë të mundur zbatimin e vendimeve të mara në Samit. Në Uells, Presidenti Obama e përshkroi këtë moment në historinë e NATO-s si “një periudhë tranzicioni dhe testimi”. Në Samit, udhëheqësit tanë u përballën me një rang të gjerë sfi dash dhe u përgjigjën me solidaritet, vendime konkrete dhe zotime, për të siguruar që NATO të ruajë rekordin e saj si aleanca më e suksesshme dhe më e qëndrueshme e historisë.

 

Please follow and like us: