Albspirit

Media/News/Publishing

Nurie Emrullai: Ti hesht!

Ti hesht!
Ule kokën!
Edhe pse përditë, mbi ty,
shkelin këmbë të pista.
T’shkelin,
Shpirtna të ndotun nga paditunija.
Ti hesht, se je grue!
E grueja nuk guxon me fol,
Nuk guxon me dhanë nji mendim
Jo se s’duhet, po ajo “nuk din”.
Hesht dhe plas nga brenda.
Lufto, po në kokën tënde,
Grindu, me veten tënde,
Jepi mendim, vetes tënde
Bërtit fort në shpirtin tënd,
Njejtë
Si me u bërtit atyne!
Thuaju: Mjaft! Ju heshtni!
Jam njeri dhe unë, si ti.
E kur ato të vinë,
Mbi kurrizin tënd prap të shkelin
Njësoj si ditën, si vitin, si shekullin që shkoi
Ti hesht!
Mos fol!
Ta zámë se vërtetë nuk din,
Ta zámë se ke vdek’,
Fundja ti grue,
veç “rob shpije” ke me mbet’.
Thuaju më “Mjaft”!
Mos hesht!
Please follow and like us: