Albspirit

Media/News/Publishing

Pse po goditen sot nga qeveria ato që akuzohen se kanë ndërtuar pa leje?

 

Jorida Tabaku

Pse po goditen sot nga qeveria ato që akuzohen se kanë ndërtuar pa leje?

Pamjet e mengjesit të sotëm me policinë e shtetin pranë një biznesi privat të grupit të mediave News 24 dhe Panorama ishin trishtuese dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisjes!

Historia e qeverisë që turret për të shembur biznese që deri dje i ka konsideruar mikpritëse vetëm përse linjat editoriale të mediave nuk ndjekin urdhërat e qeverisë është një film parë më herët.

Një film që ka shkuar deri në gjykatën e Arbitrazhit dhe që ka sjellë më tej një media përherë e më të kapur dhe vetëcensuruar.

Fatkeqësisht qeveria vazhdon të përdorë mjete totalitare për të vendosur drejtësinë e saj vetëm përse media nuk i përgjigjet interesit dhe oreksit të qeverisë. Kjo është tragjedia e lirisë së medias dhe lirisë së bërit biznes ne shqiperi!

Sulmet politike ndaj biznesit e medias, presioni ndaj gazetarëve, ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin është tipari tipik i regjimeve autokratike! Kjo që po ndodh sot, nesër mund t’i ndodhë kujtdo! Nesër vjen te dera jote!

Please follow and like us: