Albspirit

Media/News/Publishing

13 shtator/ShBA paralajmëron për uraganin që do të kalojë pranë Shqipërisë

Një uragan i kategorisë 1 do të godasë kontinentin evropian rreth datës 13 shtator, i cili pritet të kalojë pranë Shqipërisë dhe Italisë. Ky është paralajmërimi që vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një publikimi zyrtar të Qendrës Meteorologjike Amerikane, NOAA, uragani është i kategorisë së parë dhe do të vijë nga Atlantiku duke hyrë në Mesdhe, pranë Shqipërisë dhe Italisë.

Uragani i kategorisë së parë quhet stuhi ku era arrin deri në 153 kilometra në orë, raporton Newsdelivers, përcjell Klankosova.tv.

Pasojat maksimale të zonave të prekura nga kjo kategori janë dëmtimet e kufizuara të ndërtesave dhe pemëve, ndërsa në zonat bregdetare parashikohen përmbytje me ngritjen e ujit deri në 50 centimetra mbi nivelin e detit.

Please follow and like us: