Albspirit

Media/News/Publishing

Politikanë në të gjithë botën vlerësojnë ish liderin sovjetik

Pikëllim, admirim, mirënjohje. Pas vdekjes së Mihail Gorbachev politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota kanë vlerësuar nobelistin e Paqes dhe kreun e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Në një postim në rrjetin social Twitter presidentja e Komisionit Europian  Ursula von der Leyen  e vlerëson Gorbachev  një lider të besuar dhe të respektuar.

Kreu i OKB-së Antonio Guterres  u shpreh se Gorbachev ndryshoi kursin e historisë.

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe e vlerësoi ish-liderin sovjetik për kurajon dhe integritetin.

Një njeri i paqes, angazhimi i tij për paqe ndryshoi historinë tonë të përbashkët, shkroi në Twitter presidenti i Francës Emmanuel Macron.

‘Kur bota përballej me konflikt dhe paqëndrueshmëri, ai pa paqe dhe mundësi. Ai ishte sinonim i kurajës dhe vizionit. Ai na kujtoi se duhet më shumë kurajë për të për përfunduar një luftë sesa ta nisësh një të tillë” u shpreh përfaqësuesi i Australisë.

Presidenti Putin  shprehu ngushëllimet e tij përmes zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

Presidenti i SHBA Joe Biden e cilësoi  atë një “lider të rrallë”, duke theksuar punën e tij drejt kontrollit të armëve.

 

Please follow and like us: